• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/22 mars/2024

Shkup - Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot ka vizituar Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Në takimin me menaxhmentin e Universitetit, kuadrin shkencor dhe profesional, Xhaferi, u njoftua për funksionimin dhe aktivitetet aktuale që po zhvillohen në këtë institucion të arsimit të lartë. Universiteti përbëhet nga shtatë fakultete, që mbulojnë gjithsej 65 fusha në studimet universitare, pasuniversitare dhe doktoraturë, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë. Ai shprehu kënaqësi për ekzistimin dhe funksionimin e Universitetit, duke theksuar se institucione të tilla të avancuara të arsimit të lartë kanë rëndësi të madhe për arritjet e jashtëzakonshme të studentëve në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm profesional.

Shkup - Organizata "Polio Plus - Lëvizja kundër hendikepit" nga Shkupi sot e mbajti sesionin final informativ në suaza të projektit nën titullin "Disability Alliances for Development of Inclusive Reforms in the Region - DADIRR (Lidhje të peronave me pengesa për zhvillim të reformave inkluzive në rajon - DADIRR), lidhur me pjesëmarrjen e personave me pengea në jetën publike dhe politkke. Projekti është mbështetur nga programi "Smart Balkan", i cili financiarisht është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.  

Shkup  - Paga minimale për vitin 2024 do të jetë 22.567 denarë në shumën neto dhe shënon rritje prej 3.613 denarë në bruto vlerë, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerën neto në raport me pagën minimale për vitin 2023, u konstatua në seancën e dytë të sotme të Këshillit Ekonomik Social (KES). Në seancën e KES, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), janë shqyrtuar disa pika, duke përfshirë përcaktimin e masës së pagës minimale, zbatimin e planit të punës për rishikimin e profesioneve për periudhën e vitit 2023, raport për punën e Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2023 dhe Informacion për pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë në qershor të vitit 2024.

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev nga Resnja infomroi se sot mbërrijnë  400.000 formularë për letërnjoftime dhe se proceset në atë pjesë po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së,  Bojmacaliev theksoi se  ishte informuar nga Shërbimet Administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme në nivel shtetëror, se problemi me miratimin e dokumenteve personale ende nuk është zgjidhur nga kabineti i ministrit.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike e Kërçovës ka iniciuar procedurë kundër përmbarueses e dyshuar  për kryerjen e veprave penale - Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare, Sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së punëve të sigurisë dhe Falsifikimi ose asgjësimi i librave afaristë. Prokuroria Publike Shtetërore informon se përmbaruesja e dyshuar 60-vjeçare për Kërçovë dje (21 mars) fillimisht ka penguar një person zyrtar – gazetarin i cili ka tentuar të regjistrojë deklaratën e saj në lidhje me veprimet e saj në temën e ekzekutimit. Ajo e ka sulmuar fizikisht dhe ka dëmtuar aparaturat e gazetarit.

Shkup - Departamenti për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë doganore ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik dhe menaxherit për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim doganor”. Gjithashtu, Departamenti për Përgjegjësi Profesionale pranë Drejtorisë Doganore ka paraqitur kallëzim penal kundër doganierit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Shkup - Ekziston përparim në përfaqësimin e grave në organe drejtuese. Barazia gjinore dhe përfircimi i grave kërkojnë qasje ndërsektoriale dhe partneritete mes ektorit shtetëror, sektorit të biznesit dhe shoqërisë qytetare. Normat kulturore, paragjykimet, pabarazitë strukturore akoma janë barriera të mëdha të cilat i dekurajojnë gratë të mos synojnë pozicione udhëheqëse dhe pozita lideri, si dhe të mos udhëheqin kompani. Këto janë disa nga parullat të cilat u cekën në konferencën e sotme "Gra të suksesshme për rajon të suksesshëm" në organizim të "Women on Boards Adria - WOBA" (Gra në organe drejtuese Adriatik).

Shkup - Për dy denarë nga mesnata shtrenjtohet Eurosuper BS-95, ndërsa çmimet e derivateve të tjera të naftës mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i ri me të cilin do të shitet Eurosuper BS-95 do të jetë 85 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet i njëjtë - 85.5 denarë për litër. Të pandryshuara mbeten edhe çmimet e dizelit, i cili do të shitet për 76 denarë për litër dhe i vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 75 denarë për litër.  Çmimi i mazutit mbetet 43.797 denarë/kilogram.

Tetovë - Parku nacional Mali i Sharrit parashtroi dëshmi në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor me qëllim që të inicohet procedurë kundërvajtëse për dëmtim të natyrës nga automjetet "ratrakë", informoi sot drejtori Ibrahim Dehari. Dëmtimet dhe kompensimet e dëmit ishin temë edhe e takimit të përbashkët të disa institucioneve, operatorëve me "ratrakë", si dhe drejtorisë së Parkut nacional.

Prishtinë - Lideri i Aleancës për të ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se mund të kalojë në opozitë që vendi të shkojë në zgjehdje të parakohshme, kërkoi nga presidentja Vjosa Omani të sqarohet lidhur me atë dhe t'i thërrasë partitë të arrijnë konsensus për shpërbërje të Kuvendit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Haradinaj përmendi se partia e tij tashmë një kohë të gjatë kërkon votim të mosbesimit për Qeverinë, por kryeministri deri më tani jo vetëm që ka kundërshtuar por edhe "është kujdesut të na përkujtojë kur është afati për zgjedhje të rregullta".

Kiev - Pas reagimit të sotëm të Uashingtonit se Kievi duhet t'i ndalë sulmet me fluturake pa pilotë ndaj rafinerive ruse, zëvendëskryeministrka ukrainase, Olga Stefanishina deklaroi se rafineritë ruse janë cak lejgitim i armatës ukrainase. Mediumet britanike transmetojnë se gjatë këtij muaji, Ukraina i ka përforcuar sulmet ndaj instalacioneve energjewtike ruse, duke i goditur rafineritë më të mëdha ruse me fluturake pa pilotë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa prej tyre.

Kiev - Rusia  përgatit 100.000 ushtarë për një ofensivë të re të mundshme në Ukrainë këtë verë ose për të mbushur njësitë e shtetuara, deklaroi sot komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, gjeneral-koloneli  Oleksandar Pavluk. "Nuk do të jetë domosdoshmërisht një ofensivë, ndoshta do t'i plotësojnë njësitë që kanë humbur aftësinë e tyre luftarake, por ekziston mundësia që në fillim të verës ata të kenë disa forca për kryerjen e operacioneve sulmuese", theksoi Pavluk.

Moskë - Rusia e shtoi "lëvizjen LGBT" në listën e vet të organizatave ekstremiste dhe terroriste, kumtuan sot mediumet shtetërore ruse. Ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës supreme ruse në nëntor të vitit të kaluar t'i karakterizojë aktivistët LGBT si ekstremistë, që sipas përfaqësuesve të komunitetit LGBT mund të çojë drejt arretimeve dhe ndjekjeve.

Bruksel - Këshilli i BE-së nën Regjimin Global të Sanksioneve të Bashkimit Evropian për shkeljet e të drejtave të njeriut vendosi sot masa kufizuese ndaj 33 personave dhe dy qendrave të burgjeve në lidhje me "vdekjen e papritur në një koloni të rreptë ndëshkuese" të politikanit opozitar rus Aleksej Navalni. "Vrasja e ngadaltë e Aleksej Navalnit nga regjimi i Kremlinit është një kujtesë e qartë se ai nuk ka respekt për jetën njerëzore. Sanksionet e sotme tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe autoriteteve ruse për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Rusi", theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zhozep Borrell.

Bruksel - Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dimitrij Peskovi se "Rusia është në luftë me Ukrainën" është dëshmi për atë që BE-ja e ka thënë gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pushtimit rus në vend, theksoi sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli. "Me këtë ata pranojnë se ajo që kanë ndërmarrë kundër Ukrainës nuk është një operacion special, por se është luftë", tha Misheli në konferencën e përbashkët me kryetaren e Komisionit Evroipian, Ursula fon der Lajeni pas përfundimit të  Samitit dyditor të BE-së në Bruksel.

Kan Junis - Zëdhënësi i Fondit për Fëmijë dhe të Rinj të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) Xhejms Elder sot deklaroi se Rafah është qyteti i fëmijëve dhe shpresa e fundit e Gazës. Në videon e rrjetit social “X”, gjatë vizitës në qytetin e Kan Junis, ai i përshkroi rrënojat në atë qytet si "shkatërrim total" dhe shprehu shqetësimin se diçka e ngjashme mund të ndodhte si rezultat i operacionit ushtarak në Rafah, theksoi "Gardian".

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu  sot deklaroi se mbetet i vendosur të dërgojë trupa në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku më shumë se një milion palestinezë  kanë kërkuar strehim, duke shtuar se, nëse është e nevojshme, atë do ta bëjë edhe pa mbështetjen amerikane. Në një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinkenin, kryeministri izraelit tha se nuk ka asnjë mënyrë për ta mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa hyrë në Rafah.

Tel Aviv - Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken paralajmëroi sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se pa planin e Hamasit "për të nesërmen", Izraeli do të ngecë në Gaza për vite me radhë. Sekretari amerikan i Shtetit shtoi se në një situatë të tillë, reputacioni ndërkombëtar i Izraelit do të bie dhe siguria e tij kombëtare do të jetë në rrezik, shkruan "Tajms of Izrael". "Ju nuk e kuptoni këtë, dhe kur ta kuptoni, mund të jetë tepër vonë", tha Blinken dhe vlerësoi se nëse vazhdojnë trendet aktuale, i vetmi rezultat i mundshëm është mbajtja e Hamasit në pushtet ose anarkia në Gaza.

Nju-Jork - Këshilli për Sigurim i Kombeve të Bashkuara sot nuk e miratoi projekt-rezolutën amerikane për armëpushim në Gazë. Për rezolutën votuan 11 anëtare të Këshillit të Sigurimit, ndërsa  Rusia, Kina dhe Algjeria ishin kundër, ndërsa Guajana abstenoi. Ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Tomas Grinfild,  pas votimit deklaroi se Rusia dhe Kina nuk kanë dashur të votojnë për rezolutën amerikane vetëm për të parë dështimin e SHBA-së.

Uashington - SHBA-ja e përshëndeti hapjen e negociatave të parainkuadruese midis Brukselit dhe Sarajevës për integrimin e Bosnjë e Hercegovinës në BE, dhe po monitorojnë me vigjilencë situatën në Kosovë, duke bërë thirrje në uljen e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.  Xhejms O'Brajan, zëvendëssekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, në brifingun për gazetarët sot deklaroi se Ballkani po shkon gjithnjë e më shumë drejt BE-së dhe inkurajojnë Bosnjën e Hercegovinën që të vazhdojë me reformat.

 

QËNDRONI TË LIDHUR