• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

25 mars/ 2024/ 18:00

Shkup - Me kyçjen e TEC Negotinë drejt SHA EMV, është korrigjuar gabimi i bërë gjatë ristrukturimit të kompanisë vertikalisht të integruar Elektro ekonomia e Maqedonisë (ESM) në vitin 2004, sipas kryetarit të Komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimoski i thotë se nuk ka logjikë tregu për të shitur SHA EEM.

Tetovë - Kryetari i Bashkimit Demokratiok për Integrim,  Ali Ahmeti, bashkë me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd dhe atë të PDE-së Arjanit Hoxha sot në Tetovë kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në kuadër të Frontit Europian.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri informoi se nuk ka informacione rreth rastit me vrasjen e mjekut në Hekuranë. Pret që organet hetuese dhe Ministria e Punëve të Brendshme ta zbatojnë hetimin. 

Shkup - Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, sot ishte për vizitë në Qendrën për Rehabilitim të Patologjisë së Komunikimit Verbal - Shkup, ku për herë të parë ishte zbatuar Programi për trajtim rehabilitues të fëmijëve me çrregullime nga spektri autik, mosfunksionime shqisore dhe çrregullime të tjera të kombinuara zhvillimore.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, sot publikisht u zotua se do të marrë masa që të vërtetohet se si është themeluar Shoqata e antivaksinuesve dhe sipas cilit parim ligjor funksionon. Çdo deklaratë në media, tha ai, duhet të ndiqet dhe të shihet saktësisht se kush qëndron pas fushatave antivaksinuese.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në vend, Andrea Silvestri.

Shkup – Për të dytin vit radhazi, sot dhe nesër, mbahet ngjarja e biznesit SUBEX, qëllimi i të cilit është lidhja e kompanive furnizuese vendore me kompanitë blerëse nga Gjermania, BE-ja dhe rajoni, kumtojnë nga AHK Maqedonia e Veriut.

Shkup - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër Tuberkulozit - 24 Marsit, sot u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozi dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend, në të cilën u theksuan situata, angazhimet, masat dhe sfidat në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Tiranë - Gjykata Speciale e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e liderit të krahut më të madh të Partisë Demokratike opozitare dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.

Prishtinë - Zëvendëskyeministri dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi deklaroi se vlerëson se ka nevojë për takim plotësues për çështjen e dinarit serb, pas takimeve të cilat i realizoi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, informon Radio Evropa e Lirë në gjuhën shqipe. 

Bruksel - Këshilli i BE-së sot vendosi të shtojë edhe dy persona në listën e individëve, grupeve, kompanive dhe subjekteve që janë subjekt i masave kufizuese për shkak të lidhjes së tyre me grupet terroriste Shteti Islamik (SHI) dhe Al-Kaeda.

Moskë - Kremlini sot ka refuzuar t'i komentojë pohimet e grupit terrorist xhihadist "Shteti Islamik" (SHI) që mori përgjegjësinë për sulmin në afërsi të Moskës ku humbën jetën 137 persona.

Varshavë - Ambasadori rus në Poloni, Sergej Andreev, nuk ka ardhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Varshavë, edhe pse është thirrur atje, tha zëdhënësi i departamentit Pavel Vronski, cituar nga mediat ruse dhe britanike.

Mançester - Drejtori i ri ekzekutiv i Mançester Junajted, Omar Berada do të vendos për ardhmërinë e Erik ten Hag, shkruan "Dejli Meil".

Paris - Bitkoini sot në orën 15:15 u shtrejtua për 4,9 për qind në 63.361,25 euro në bursën më të madhe botërore për kriptovaluta Bajnens (Binance).

Romë – Italia e ka ngritur sot nivelin e sigurisë në nivelin më të lartë. Vendimi është marrë sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sulmit në Moskë, për të cilin Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Paris - Seanca e Komisionit për çështje politike dhe demokraci e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të diskutohet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim të Kosovës, do të mbahet të mërkurën më 27 mars.

Tel Aviv - Asnjë dërgesë e ndihmës humanitare nuk arrin deri te pjesa veriore e Rripit të Gazës edhe krahas paralajmërimeve urgjente për uri të popullatës, kumtoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë të refugjatëve palestinezë në Lindjen e Afërt, cituar nga DPA.

Gazë - Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, 7 tetor 2023 në sulmet izraelite janë vrarë të paktën 32.333 palestinezë, ndërsa janë plagosur 74.694, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë. 

Uashington – Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp sot i skadon afati që të paguajë 456,8 milionë dollarë për ankesën e aktgjykimit për mashtrim, ose në të kundërtën Nju Jorku mund t’i konfiskojë pasurinë e paluajtshme.

Nju-Jork - Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot miratoi rezolutë me të cilën kërkohet "armëpushim urgjent" në Rripin e Gazës.

QËNDRONI TË LIDHUR