MIA Flesh
- Shkup - Në tremujorin e parë të këtij viti, pritet që në Kuvend të dorëzohen ndryshime ligjore me të cilat do të rriten gjobat për ato zinxhirë të shitjes me pakicë që nuk i respektojnë dispozitat e Ligjit për Praktikat e Padrejta Tregtare, në të cilin gjoba maksimale tani është 20.000 euro, deklaroi kryeministri Mickoski në hapjen e sotme të një kopshti fëmijësh në Sopishtë.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 4 janar, 2026
15:00/ 4 janar/ 2026
Shkup - Në tremujorin e parë të këtij viti, pritet që në Kuvend të dorëzohen ndryshime ligjore me të cilat do të rriten gjobat për ato zinxhirë të shitjes me pakicë që nuk i respektojnë dispozitat e Ligjit për Praktikat e Padrejta Tregtare, në të cilin gjoba maksimale tani është 20.000 euro, deklaroi kryeministri Mickoski në hapjen e sotme të një kopshti fëmijësh në Sopishtë.
Shkup - Ne si Qeveri absolutisht i mbështesim argumentet dhe lëvizjet e partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jam më i shqetësuar nga heshtja shurdhuese e të njëjtave vende evropiane dhe botërore në të kaluarën kur e drejta ndërkombëtare u shkel në kurriz të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Kështu deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për qëndrimin e vendit tonë në lidhje me arrestimin e presidentit venezuelian Nikollas Maduro nga SHBA.
Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me progresin e projektit të Trenit i qytetit, deklaroi se projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se faza e parë tashmë ka filluar.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot vlerësoi se duhani po blihet me çmimin më të lartë deri më tani dhe për këtë arsye si blerësit ashtu edhe prodhuesit e duhanit janë të kënaqur. Për momentin janë blerë 23–24 milionë kilogramë duhan dhe çmimi mesatar është afër 420 denarë, diku rreth 7 euro, që është më i larti deri më tani. Siç e shihni, nuk ka protesta, nuk ka bllokada, nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi, janë të kënaqur si prodhuesit e duhanit ashtu edhe blerësit.
Shkup - Nën ndikimin e masës së paqëndrueshme të ajrit, deri në fund të javës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë mbi 15 litra në një metër katror. Sipas parashikimit të DPHM-së, deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor.
Kran Montana - Policia zvicerane sot njoftoi se ka identifikuar edhe 16 viktima nga zjarrin në barin në Kran Montana, i cili shpërtheu gjatë festimit të Vitit të Ri. Siç është theksuar, mes tyre janë 10 zviceranë, dy persona janë nga Italia, një është me origjinë italo-emirate, një person është nga Rumania, një nga Franca dhe një nga Turqia.
Kran-Montana - Ekspertët zviceranë deri më tani kanë identifikuar 24 nga 40 personat që humbën jetën në zjarrin që përfshiu një bar natën e Vitit të Ri në resortin alpin zviceran Kran-Montana, përfshirë një vajzë 14-vjeçare zvicerane, e cila është viktima më e re deri më tani, njoftoi sot policia.
Londër - Aeroplanët e tipit "Tajfun" të Forcave mbretërore britanike të aviacionit (RAF) dhe aeroplanë francez kanë kryer një sulm të përbashkët ndaj një objekti nëntokësor në Siri, i icli ishte pushtuar nga Shteti Islamik, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Nju-Jork - Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro dhe bashkëshortja e tij Silija Flores janë transferuar në Nju-Jork pas operacionit të madh ushtarak amerikan në Venezuelë. Maduro mbahet në qendrën e paraburgimit në Bruklin ku pret gjykim pas akuzave për tregti me drogë dhe armë, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA do të udhëheq vendin derisa të arrihet transferi i pushtetit dhe kontrolli ndaj rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë.
Teheran - Irani ka kufizuar qasjen në internet për shkak të protestave të vazhdueshme në të gjithë vendin, me përdorimin e internetit që ka rënë për 35 përqind, raportoi gazeta "Etemad".
Abuxha - Të paktën 30 banorë vendas janë vrarë dhe disa të tjerë janë rrëmbyer pasi persona të armatosur sulmuan një fshat në veri të Nigerisë, bëri të ditur sot policia lokale. Sulmues të armatosur sulmuan fshatin Kasuvan-Daxhi në shtetin Niger mbrëmë dhe hapën zjarr ndaj banorëve.