• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 25 qershor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Uall, njoftojnë nga kabineti i saj.  Në takim u konfirmua rëndësia e bashkëpunimit afatgjatë me OSBE-në për të mbështetur reformat e Maqedonisë në fusha të ndryshme të parapara në mandatin e organizatës, ku presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për aktivitetet që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe vendosjen e paqes në rajonin e OSBE-së.

Shkup - Për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, si dhe për realizimin e projekteve të reja, veçanërisht në fushën e transparencës dhe pavarësisë së Dhomës Ligjvënëse, si dhe politikat rinore dhe financiare, bisedoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Fondacionit për Demokraci Vestminster në Shkup.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në deklaratën për media tha se është i vetëdijshëm për mungesën e kuadrove në institucionet publike shëndetësore. Taravari shpreson se deri në fund të vitit do të ketë një numër të madh të punësimeve, veçanërisht në shëndetësi. Ministri ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit – Shkup, ku ka biseduar për gjendjen me pajisjen, automjetet dhe autoambulancën, si dhe përmirësimin e kushteve për personelin mjekësor.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot shkarkoi 10 drejtorë ekonomik dhe drejtorin mjekësor të spitalit të Gostivarit. Siç konfirmuan nga Minsitria e Shëndetësisë për MIA-n, janë shkarkuar drejtorët ekonomik në Shkup në Klinikën universitare për toksikologji, Qendrën klinike stomnatologjike "Shën Pantelejmon", Klinikën universitare për psikiatri, Klinikën universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Klinikën universale për neurologji, Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës - kirurgjia maksillofaciale - alademik Ilija Vaskov, Klinikën universitare për dermatologji, Klinikën universitare për reumatologji, Klinikën universitare për endokrinologji, diabet dhe çrregullime të metabolizmit, si dhe të spitalit psikiatrik "Shkup".

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot e vizitoi "Hamamin e Vjetër", në Tetovë, e cila u dëmtua nga moti i ligë që para dy ditësh e përfshiu këtë rajon. Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Lutkov ka pasur takim me drejtoreshën e galerisë artistike në Tetovë, Besa Dauti, e cila e ka informuar për dëmet e shkaktuara nga moti i ligë dhe nevoja e ndërhyrjes së menjëhershme për rehabilitimin e dëmit. Në inspektim me ekipet e ekspertëve morën pjesë drejtorët e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Memet Selmani dhe Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Zoran Pavlov, me ekipet perfesionale.

Shkup - Andon Çibishev është drejtor i ri i Klinikës për toksikologji, ndërsa nesër do të emërohet drejtori i ri në Klinikën për onkologji, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ishte për vizitë në Shtëpinë shëndetësore Shkup prej ku paralajmëroi punësime në shëndetësi.

Shkup - Gjykimi për rastin "Zinxhiri" në të cilën akuzohen shumë persona fizik dhe juridikë për shmangie të tatimit shtyhet për më 8 korrik, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup. Debati kryesor i sotëm për lëndën, siç njofton Penalja, është për shkak të mungesës së njërit prej 32 personave të akuzuar juridikë dhe fizikë në këtë rast.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjeprurëse në burgun e Idrizovës. I dyshuari, i dënuar me burg në ISHP Burgu Idrizovë – Shkup më 31 maj ka lënduar rëndë një të burgosur tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe nga plagët e mara viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor.

Shkup - Përfitimet e projektit "Alkazar Enerxhi" për zhvillimin e një parku me erë me 55 turbina me erë në vend do të jenë ulja e çmimit të energjisë elektrike, hapja e vendeve të punës dhe investime të huaja direkte në ekonominë e Maqedonisë, deklaroi sot bashkëthemeluesi dhe partneri menaxhues i kompanisë, Daniel Kalderon i cili mori pjesë në prezantimin zyrtar të projektit.

Tetovë - Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PCER) Samka Ibraimoski sot ka mbajtur konferencë shtypi ku iu referua veprimeve të Gjykatës Kushtetuese e cila ditë më parë nisi procedurë të re për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Hristijan Mickoskit për kryetar të Qeverisë së Maqedonisë, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Sipas kumtesës së Pres shërbimit të qeverisë, Kurti në urim thekson se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por edhe "aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian”.

Tiranë - Një skandal ka tronditur klinikën onkologjike në Spitalin Universitar "Nënë Tereza" në Tiranë, raportojnë mediat. "Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar skandalin për të cilin pacientët ankoheshin prej kohësh, ku përfshihen mjekë të mjekësisë së përgjithshme dhe specialistë në klinikën onkologjike në QSU "Nënë Tereza" në Tiranë, raportojnë mediat.

Tiranë - Gjykata e Apelit  e Posaçme ka lënë sot në fuqi dënimin me dy vjet burg të një kryebashkiaku të zgjedhur nga minoriteti grek i vendit, i cili pritet të përkeqësojë më tej tensionet me Greqinë fqinje. Gjykata refuzoi të rrëzonte një vendim të gjykatës gjyqësore në mars kundër Fredi Belerit, (51), i cili u burgos me akuzat për blerje votash në zgjedhjet komunale të vitit të kaluar.

Sofje - Ministria e Punëve të Jashtme bullgare i është përgjigjur sot me një kumtesë deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë Hristijan Mickoski se nëse ka vullnet politik është e mundur zgjidhje me Bullgarinë dhe ndryshim të kornizës së negociatave me BE-në.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot shprehi kënaqësi nga hapja zyrtare e negociatave për inkuadrim të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo është "ditë historike" për vendin që është në luftë kundër invazionit rus. "Sot është ditë historike. Asnjëherë nuk do të lejojmë të dalim nga rruga drejt Evropës së bashkuar, drejt shtëpisë sonë të përbashkët të të gjithë popujve evropianë. Shtëpi në të cilën duhet të jetë paqe!", shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

Bruksel - Liderët e BE-së që përfaqësojnë tre grupet kryesore politike të bllokut kanë rënë dakord të mbështesin kryetaren aktuale të Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen për një mandat të dytë, deklaruan për mediat franceze burimet pranë negociatave.

Bruksel - Bashkimi Evropian sot e vazhdoi periudhën e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve ukrainas deri më 4 mars të vitit 2026. "Rusia dita ditës e terrorizon popullin ukrainas me bombardimet e saj. Ata që ikin nga agresioni rus mund të vazhdojnë të mbështeten në solidaritetin tonë", tha sekretarja e shtetit belg për Refugjatët dhe Migracionin Nikol de More, e cila po kryeson negociatat për zgjatjen e masës.

Bruksel - Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olga Stefanishina shfaqi pritje se vendi i saj do të jetë i gatshëm për hyrje në BE deri në vitin 2030. Stefanishina sot bisedoi me gazetarët në Luksemburg, ku mori pjesë në hapjen e negociatave inkuadruese. Sipas saj, nëse KE-ja është e gatshme, negociatat mund të prëfundojnë edhe më herët. Në pyetjen nëse pret pengesa nga Hungaria, ajo shfaqi shpresë për epilog pozitiv nga dialogu bilateral me Budapestin.

Moskë - Autoritetet ruse njoftuan sot se do të bllokojnë qasjen në faqen kryesore të agjencisë së lajmeve AFP dhe portalin e klientëve në territorin e saj, si pjesë e përgjigjes së saj "hakmarrëse" ndaj kufizimeve evropiane për mediat ruse. Ministria e Jashtme ruse publikoi një listë me 81 media, duke përfshirë faqet e internetit të AFP-së afp.com dhe afpforum.com, që do të bllokohen në Rusi.

Gjenevë - Mesatarisht nga dhjetë fëmijë në Rripin e Gazës çdo ditë mbesin pa njërën ose dy këmbë, paralajmëroi sot shefi i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinez (UNRVA), Filip Lazarini. "Çdo ditë kemi mesatarisht nga dhjetë fëmijë që mbesin pa njërën ose të dyja këmbët", tha Lazarini në konferencën për shtyp në Gjenevë, duke shtuar se ato të dhëna nuk i përfshijnë fëmijët që kanë mbetur pa dorë ose krahë.

Nju-Jork - Pothuajse gjysmë milioni njerëz ende po përballen me nivel katastrofik të urisë në Gazë, ceket në rpaortin e Klasifikimit të fazës së sigurisë së ushqimit (Food Security Phase Classification, IPC), agjenci e cila e ndjekë sigurinë globale të ushqimit. Parashikimet për uri të pashmangshme në veri të territorit palestinez në mars nuk u realizuan, por raporti i mbështetur nga KB-ja sot kumtoi se 495.000 njerëz, rreth 22 prë qind e popullatës në Gazë, ende po përballen me "nivel katastrofik të pasigurisë akute me ushqim".

Najrobi - Disa persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë lënduar nga të shtënat e policisë gjatë protestave nacionale kundër taksave në Kenia. Bi-Bi-Si raporton se një pjesë e ndërtesës së Parlamentit është në flakë.

QËNDRONI TË LIDHUR