• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/23 prill/2024

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është plotësisht i përgatitur për zbatimin e zgjedhjeve të nesërme presidenciale, deklaroi sot në mbledhje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski. "Plotësisht jemi të përgatitur për ditën e nesërme. Dhe ato përgatitje asnjëherë nuk ndalojnë. Vazhdimisht dikujt i mungon diçka kështu që jemi në kontakt non stop me njerëzit. Që nga mëngjesi kemi pasur shumë kontakte dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt. Edhe nesër gjatë ditës nëse paraqiten probleme do t'i zgjidhim sepse kjo është problematikë e gjallë e cila duhet të zgjidhet në vazhdimësi", tha Dashtevski. 

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Votimi për zgjedhjet presidenciale në 14-të institucionet ndëshkuese-korrigjuese në vend deri në këtë moment zhvillohet pa probleme, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. "Në vendvotime në 14 institucione ndëshkuese-korrigjuese të drejtën e tyre të votës mund të realizojnë 2.147 votues. Të gjitha vendvotimet në institucionet ndëshkuese-korrigjuese janë hapur në orën 07:00 të mengjesit dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri në këtë moment votimi ka vazhduar pa probleme", thuhen në kumtesën e KSHZ-së.

Strasburg, 23 prill 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian votoi sot për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë, me propozimin e eurodeputetit dhe raportuesit për heqjen e atyre vizave, Matjazh Nemec.

Shkup, 23 prill 2024 (MIA)  - Është e pasigurt se çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt, e cila reflektohet drejtpërdrejt në çmimin e naftës. Nuk dihet se si do të jetë korrja në Rusi dhe Ukrainë dhe çfarë do të ndodhë me prodhimin e drithit. Por në këtë moment çmimi i bukës është stabil dhe do të mbetet i njëjtë, thotë Goran Gjorgjievski nga Oda e Agro-biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE).

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri teknik Pançe Toshkovski ka mbajtur mbledhje, ku kanë marrë pjesë zëvendës ministri shtesë, Mitko Bojmacaliev, drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski, drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshevski, prokurori publik republikan, Lupço Kocevski dhe përfaqësues të prokurorive nëpër shtet.

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Shporta sindikale minimale për prillin arrin në 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se sa në mars vitin e kaluar, kur ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qera prej 60 metrave katrorë, megjithatë, arrin 75.587 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Tetovë, 23 prill 2024 (MIA) - "Le të mësojmë duke mësuar si të luajmë - Mësimi përmes lojës" ishte tema e punëtorisë së organizuar nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës. Kjo punëtori kishte për qëllim njohjen e maturantëve për së afërmi me programet studimore që i ofron ky fakultet si dhe informimin mbi përvojat e mësuesit dhe mësuesisë.

Shkup. 23 prill 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntor kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - Gjykata Supreme të enjten do të mbajë seancë publike pas ankesës së deklaruar së të dyshuarit, Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit. Kjo është seanca e dytë publike në Gjykatën Supreme pas masës së paraburgimit të babait të Vanjës.

Prishtinë, 23 prill 2024 (MIA) - Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë (LDK) njoftoi se me shqetësim e ka pranuar raportin e Departamentit të shtetit amerikan për Kosovën dhe kërkoi nga prokuroria që të veprojë lidhur me vërejtjet e theksuara në të, informoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Duke e ndarë një pjesë të raportit ku thuhet se ka korrupsion serioz qeveritar, LDK në kumtesën e sotme vlerëson se Departamenti i Shtetit ka vulorus paaftësinë dhe korrupsionin e Qeverisë.

Athinë, 23 prill 2024 (MIA) - Javën e kaluar policia greke ka arrestuar 379 persona pas raportimeve për dhunë në familje, ndërsa 23 viktima janë transferuar në qendrat e kujdesit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Ministria e Mbrojtjes së qytetarëve të Greqisë informoi për rezultatet  e zbatimit të planit të ri të policisë për përballje me krimin, dhunën në familje dhe dhunën e bashkëmoshatarëve.

Tiranë, 23 prill 2024 (MIA) - Shqipëria meriton anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot shefi i diplomacisaë kroate, Gordan Gërliq Radman, pas takimit me kolegun e tij shqiptar Igli Hasani, i cili gjendet për vizitë të parë zyrtare në këtë vend, njoftuan mediumet shqiptare.

Bruksel, 23 prill 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot u ka bërë thirrje donatorëve të Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA) që të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre, një ditë pas publikimit të raportit, në të cilin përmenden problemet me neutralitetin politik të agjencisë.

Londër, 23 prill 2024 (MIA) - Finalja e FA Kupës angleze do të luhet më 25 maj në stadiumin "Uembli" në Londër në terminin tradicional të pasdites, vendosi sot Federata e Futbollit të Anglisë (FA). Finalja është caktuar për në orën 16 sipas kohës së evropës së mesme, ndërsa FA bëri të ditur se termini është përcaktuar në koordinim me klubet, policinë dhe shtëpitë televizive. 

QËNDRONI TË LIDHUR