• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/19 shkurt/2023

Munih - Problemi me sulmin e hakerëve në Fondin e Sigurimit Shëndetësor do të zgjidhet.  Në të ditëe natë po punojnë ekspertë vendas dhe të vendeve-anëtare të NATO-s, thekson kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për MIA-n, dhënë pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Munih. Të dhënat personale të qytetarëve, siç thekson, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi, ndërsa po bëhen edhe përpjekje që t'u paguhen pagat e punonjësve shëndetësorë. Para në Buxhet  për pagesën e pagave ka, është kategorik Kovaçevski.

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takuan sot me Xhorxh dhe Aleksandër Soros. Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, u theksua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut i promovon dhe i praktikon vlerat e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e së drejtës  dhe shoqërinë e hapur, vlera të njëjta për të cilat angazhohet edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur. 

Shkup  - Me pagesën e subvencioneve për sipërfaqe të tokës së punueshme pavarësisht nga lloji i kulturës bujqësore, u krijuan mundësi për vendosjen e një qasjeje të re në zbatimin e kontrolleve në terren, të ashtuquajturat monitorimi i parcelave. Monitorimi, i cili sivjet për herë të parë vendoset në vendet-anëtare të BE-së, ndërsa tek ne do të fillojë në një territor të caktuar pilot, do të mundësojë kontrolle nëpërmjet imazheve    satelitore që do të tregojnë nëse  në ndonjë parcelë kultivohet kulturë bujqësore, pa në këtë rast të vizitohet fizikisht vetë vendi. 

Shkup - Shkenca nuk ka interes të parashikojë, edhe pse paraprakisht e di se ku mund të ndodhin tërmete, sepse vazhdimisht e monitoron me instrumente lëvizjen e kores së tokës, por është shumë joserioze, e papërgjegjshme, joparimore dhe e pabazuar në fakte të thuhet se mund të dihet se kur mund të ndodhë tërmet, shprehet drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Inxhinierike Sizmologjike (IITiS), Vllatko Sheshov në intervistë për MIA-n.

Shkup - Asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa inxhinierë të ndërtimit vendas. Interesimi i të rinjve për të studiuar në ndërtimtari është aq i ulët sa ndërtimtaria ka filluar të bëhet e paqëndrueshme. Nëse ky fenomen gjatë regjistrimit në arsimin e lartë vazhdon, në një të ardhme jo aq të largët do të ballafaqohemi me mungesë serioze të kuadrit inxhinierik, ndërsa rrjedhimisht me këtë edhe me ndërtime me cilësi më të ulët dhe me rreziqe më të mëdha të rrënimit, thekson në një intervistë për MIA-n  profesori Goran Markovski, anëtar i Katedrës për konstruksione të betonit dhe drurit në në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup.

Shkup  –  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa  në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup,  - Në 24 orët e fundut janë prodhuar 17.400 megavat orë energji elektrike, bëri të ditur Qeveria. "SHA EMV më 18.02.2023 ka prodhuar 17.400 megavat orë energji elektrike, e cila është e dedikuar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjektet të tjera vitale shtetërore", thekson pres shërbimi qeveritar. 

Shkup  - Pushteti përmes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka thirrur opozitën në bisedime për ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për vazhdimin e rrugës drejt BE-së. VMRO-DPMNE refuzuan shpejt  dhe u përgjigjën se vetëm për çfarë mund të bisedohet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  

Shkup  - Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm  dhe relativisht të ngrohtë me temperatura ditore që në disa vende do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, njofton  DPHM dhe për nesër  paralajmëron rritje të përkohshme të vranësirave, me   me erë mesatare deri në të fuqishme nga drejtimi veriperëndimor dhe me rënie të lehtë të temperaturave ditore. Vranësira më të mëdha, siç informon ai, pritet edhe edhe në fund të javës.

Ankara – Shefi i Agjencisë për Menaxhimin me Fatkeqësitë dhe Gjendjes së Jashtëzakonshme të Turqisë (AFAD), Junus Sezer, deklaroi  se kërkim-shpëtimi do të përfundojë sot në mbrëmje. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 46.000 viktima nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë prej tyre janë ende të zhdukur. As Turqia dhe as Siria ende nuk kanë bërë të ditur  se sa njerëz janë të zhdukur. 

Gjenevë, – Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndihma humanitare është e nevojshme për 26 milionë njerëz në Turqi dhe Siri. Në Siri, ku si pasojë e tërmetit humbën jetën më shumë se 5.800 njerëz, autoritetet në pjesën veriperëndimore të vendit të kontrolluar nga Damasku nuk  lejojnë hyrjen në zonë, deklaroi   i Programit Botëror për Ushqim, Dejvid Bisli.

 Moskë – Anija kozimike ruse për furnizim "Progress MS-21, e cila u zbarkua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (SNH) për shkak të dëmtimit, sot mori flakë pas kthimit në Tokë  dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor. Korporata  hapësinore ruse Roskosmos  sot bëri të ditur se anija kozmike doli nga orbita dhe hyri në fazën e zbritjes në Tokë, por gjatë hyrjes në atmosferë mori flakë dhe u rrëzua në oqean.

QËNDRONI TË LIDHUR