• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/28 prill/2023

Shkup - Sipas informacioneve të para të cilat ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari i ka marrë nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë, gjatë ditës së djeshme në Bullgari është gjetur trupi i pajetë i personit I.N. (49), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi   se shteti para dy ditëve i ka paguar 120 milionë euro  kompanisë kontraktore për korridoret 8 dhe 10d. "Kam informacione të sigurta se para dy ditëvenga thesari  janë transferuar para   përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve  NPRRSH, rreth shtatë miliardë e 250 milionë denarë, pra rreth 120 milionë euro. Ata para  supozoj  tashmë duhet të derdhen në llogarinë e kompanisë kontraktore për këto pjesë të korridoreve 8 dhe 10d", tha Mickoski. 

Shkup - Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe përfaqësuesit e të gjashtë përpunuesve kolektivë të mbeturinave të regjistruar në vendin tonë, sot kanë mbajtur një takim konsultativ për harmonizim dhe koordinim më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta në menaxhimin e mbeturinave.

Shkup -  Është shumë me rëndësi që i vogël t'i mësojmë fëmijët për siguri dhe shëndet gjatë punës, sepse kjo është e ardhmja e shtetit, nga nxënës një ditë do të bëhen punëtorë dhe do të jenë në tregun e punës, që të mund të kërkojnë kushte të sigurta gjatë punës, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Shkup- As unë si kryetar i Qeverisë, as ndonjë ministër, nuk përzihet në punën e Këshillit gjyqësor apo të Këshillit të prokurorëve. organet e jurisprudencës duhet të jenë në nivel në të cilin do ta kryejnë punën e tyre dhe nuk do të kenë kurfarë ndikimi politik. Nëse dikush iu është përzier në punë, ata vetë duhet ta paraqesin përmes procedurës adekuate, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për shkarkimin e kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, pas kontrollit të aktivitetetve ndërtimore në rrugën Rankovc-Kriva Pallankë.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, zhvillimet në Këshillin Gjyqësor i quajti vandalizëm, devalvim dhe proces që e turpëron shtetin dhe që shkakton dëme dhe pasoja të përhershme.

Shkup - Zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska sot u tkaua me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler. Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, Gërkovska i dëshiroi ambasadores Dreksler mandat të frytshëm dhe të sukesshëm dhe u falëdnerua për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për vendin tonë gjatë dekadave të kaluara, ku bën pjesë edhe mbështetja eksperte për Kabinetin për politika për sundim të mirë.

Shkup - Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Tiranë - Shoqata e biznesit shqiptar, duke i përfshirë edhe  shoqatat eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit ngrenë alarmin për efektet negative nga zhvlerësimi i lartë i monedhës europiane, njofton Ora Njuz. Në letrën drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë  Delina Ibrahimaj, shoqatat, si: Proeksport Albania (PEA), Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA), Bashkimi i Industrialistëve në Shqipëri (BISH), Albanian Food Industry (AFI), Agrobiznesi Shqiptar dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) theksojnë se rënia e euros në nivelet më të ulëta të ulëta historike rrezikon kthimi në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e “terapisë shock”.

Tiranë - Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të një pulle poste, ndodhet në Shqipëri, i cili është në pronësi të familjes Prushi, që e ka trashëguar këtë pasuri të çmuar brez pas brezi, njofton Euronjuz, duke iu referuar AFP-së.

Varshavë - Polonia tashmë nuk mund ta sigurojë municionin që i nevojitet Ukrainës, ndërkaq që Rusia ka resurse ta vazhdojë luftën, paralajmëron shefi i Shtatmadhorisë së armatës polake, gjenerali Rajmund Andzhejçak. Në takim strategjik të Byrosë për siguri nacionale gjeenerali Andzhejçak tha se është pesimist kur e analizon politikisht luftën në Ukrainë

Kartum - Pjesë të kryeqytetit të Sudanit, Kartum, dhe qytetit të tij të vëllazëruar, Omdurman, janë tronditur nga shpërthime të forta dhe të shtëna armësh që nga mëngjesi i sotëm, thanë banorët e të dy qyteteve, pavarësisht se dy palët ndërluftuese të vendit kanë zgjatur një armëpushim të brishtë për 72 orë të tjera. Armëpushimet e shkurtra të përsëritura nuk i kanë ndalur luftimet, por kanë lejuar dhjetëra mijëra sudanezë të ikin në zona më të sigurta dhe në vende të huaja për të evakuuar mijëra qytetarë të tyre nga toka, ajri dhe deti.

Uashington - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) sot paralajmëroi  për korrigjime të mundshme “kaotike” në çmimet e paluajtshmërive banesore në Evropë, derisa  rajoni lufton ta   frenojë inflacionin e lartë. Në projeksionet e saj të fundit ekonomike rajonale për Evropën, FMN-ja theksoi se në disa tregje evropiane të paluajtshmërive tashmë është në vijim një korrigjim në rënie të çmimeve,  por se rënia e tyre mund të përshpejtohet pasi bankat qendrore rrisin në ënyrë shtesë normat e interesit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR