• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 3 prill/ 2024

Shkup - MIA prej nesër fillon me publikimin e intervistave me kandidatët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.  Në kuadër të intervistave të MIA-s ftesë morën të gjithë pjesëmarrësit në garën presidenciale: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Bujar Osmani, Arben Taravari, Stevço Jakimovski, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Maksim Dimitrievski, të cilët kanë mundësi t'i prezantojnë programet e tyre zgjedhore.  Nesër më 4 prill fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtata presidenciale në të cilat në rrethin e parë më 24 prill do të votohet për shtatë kandidatë.

Shkup - Në Shkup këtë vit janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së mirë, për MIA-n sot në mëngjes konfirmoi doktoresha Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Në kryeqytetin e vendit vijon ende epidemia pertusis ose thënë në terma popullore kolla e mirë. Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq në deklaratë për MIA-n tha se situata me kollën e mirë është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve. "Sa i përket pertusisit, në Kumanovë ka rritje të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë, të njëjtat do t'i rekomandojë", theksoi Mehmedoviq.

Shkup - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot ka publikuar dokumente me të cilat, siç thonë nga partia, konfirmohet se "anketat e rreme të publikuara në Televizionin kombëtar RTM janë të porositura nga shtabi i VMRO-DPMNE-së". Nga VMRO-DPMNE thonë se dokumentet janë të rreme dhe kërkojnë falje, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë padi për shpifje.  "Bëhet fjalë për realizim të gjithë skemës, plan operativ të përgatitur nga shtabi Zgjedhor Republikan më 5 dhjetor 2023 për plasimin e anketave të rreme për rejtingun e partive dhe politikanëve, ndërsa të publikuara në RTM, por edhe për aktivitete të tjera si plasimi i lajmeve të rreme. Dokumentet me nënshkrime konfirmojnë se plani operativ i VMRO-DPMNE-së e përmban atë që edhe realisht ndodh", thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Shkup - Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim lordin Stjuart Piç, përfaqësues i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, informojnë nga kabineti i Presidentit. Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për interesat strategjike të vendit dhe bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve. "Presidenti Pendarovski u falënderua për përkrahjen e deritanishme dhe angazhimin britanik me qëllim të avancimit të gjendjeve në disa sfera kyçe, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit.

Shkup - Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me përfundim më datë 2 prill 2024, deri në orën 24 janë parashtruar gjithsej 17 lista kandidatësh për deputetë për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024. "KSHZ, pas pranimit të listës së kandidatëve përcakton nëse lista është parashtruar në afatin e përcaktuar dhe nëse është përgatitur në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parapara në Kushtetutën dhe nenin 7 paragrafët (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor, nëpërmjet kontrollimit të të dhënave në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente", bëhet e ditur në kumtesë. 

Shkup - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot në konferencë për shtyp me rastin e reagimit të Sindikatës për pretendimin për mosngritje të pagave, ka treguar se nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, as në marrëveshjen kolektive të Sindikatës. Theksoi se ndryshimi i vetëm që është futur në dispozitiv është paga minimale. "Në vetë vendimin qëndron se paga llogaritet në këtë mënyrë - paga bazë bruto mbi bazën e mëposhtme: paga bruto minimale e cila është botuar në Gazetën Zyrtare në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive, koeficienti i kompleksitetit sipas marrëveshjes kolektive të të punësuarit ka të drejtën e 0,5 shtesë të pagës bazë bruto për çdo vit stazh me maksimum 20 për qind. Këta tre komponentë janë të pandryshuar. Nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, nuk ka ndryshim në marrëveshjen kolektive të Sindikatës së Kulturës dhe e drejta për çdo vit të stazhit mbetet, tha Kostadinovska Stojçevska.

Shkup - Për shkak të sanimit të defektit të gypit thithës në hidroforin e Studeniçanit nesër pa ujë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Studeniçan. Nga QRMK Shkup informojnë se ndërprerja në furnizimin me ujë do të jetë në periudhën prej orës  06:00 deri në orën 09:30.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, njoftoi sot MPB-ja. "Në këtë aksion janë sanksionuar 176 shoferë,  prej tyre shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 84 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 92 shoferë jashtë vendeve të banimit", thuhet në kumtesë.

Gostivar – Zjarri në pyll që shpërtheu dje pasdite në atarin e fshatit Debreshë është aktiv dhe nëse ka nevojë do të veprohet edhe me aeroplanë, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Sipas drejtorit të QMK-së, Stojançe Angelov, zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe të pyllit me pisha në atarin e fshatit Debreshë dhe Zdunjë është ende aktiv, por me intensitet më të ulët. "Ekipet e Pyjeve Kombëtare dhe rojet nga Parku Kombëtar Mali Sharr janë në terren. Nëse vlerësojnë se nevojitet mbështetje ajrore, e njëjta do t'u dërgohet gjatë ditë"s, thotë Angelov.

Strumicë - Qarkullimi i mallrave përmes tre vendkalimeve kufitare me Greqinë, Bogorodicë - Evzoni, Dojran - Dojrani dhe Mexhitlia - Niki, është ndërprerë plotësisht prej dje nga ora 6 kur filloi greva e doganierëve grekë, ndërsa përkohësisht lëshohen udhëtarët në Bogorodicë dhe Dojran. Sipas shefit të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Jug pranë MPB, Sllavço Bogev, në Mexhitlia - Niki prej dje nuk ka kurrfarë qarkullimi, përderisa në dy vendkalimet e tjera përkohësisht lëshohen udhëtarë. 

Podgoricë - Tërmet me intensitet prej 4,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në Mal të Zi, kumtoi Instituti malazez për hidrometeorologji dhe sizmologji, i cituar nga mediumet malazeze. Sipas të dhënave të Sektorit për sizmologji pranë Institutit, tërmeti u regjistrua në ora 21:07 sipas kohës lokale.  Epiqendra ka qenë në thellësi prej 13 kilometrave.

Stamboll - Shpërthimi i një bombole gazi e shkaktoi zjarrin i cili shpërtheu dje në një ndërtesë 16-katëshe në qarkun Beshiktash në Stamboll. Sipas mediave turke, të paktën 29 persona humbën jetën në zjarr, ndërsa një person është lënduar rëndë, informuan mediat turke.  Në shpërthim janë djegur materiale ndërtimore në dy katet nëntokësore të ndërtesës. Në përdhesë është klubi i natës "Maskarada" ku dje punëtorët bënin izolim të zërit dhe saldim. "Disa nga materialet ndërtimore ishin me fije dhe u dogjën si pishtarë", deklaroi një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës. Sipas tij, objektit i mungon pajisje zjarrfikëse. 

Bruksel - Me rastin e 75-vjetorit nga themelimi i saj, NATO-ja po përgatit kapsulë kohore digjitale, që do të grumbullojë artefakte nga viti 2024, të cilat duhet të kapin momente nga e tashmja dhe të dërgojnë porosi për të ardhmen. Përmbajtjet në kapsulë do të përbëhen nga porosi të shkruara, vepra artistike, fotografi dhe video incizime, të cilat do të vulosen në mënyrë digjitale dhe do të ruhen për gjeneratat e ardhshme. Është paraparë që kapsula të hapet me rastin e 150-vjetorit nga formimi i i Aleancës në vitin 2099.

Paris - Ministrja franceze e Sportit, Ameli Udea-Kastera sot deklaroi se nuk ka "kërcënim terrorist" të drejtuar drejt Olimpiadës verore në Paris, duke shtuar se ceremonia e hapjes së lojërave mbetet "plani qendror".  "I përcjellim këcënimet terroriste me gjith vëmendjen e nevojshme. Nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi të drejtuar drejt Lojërave olimpike", tha Udea-Kastera në intervistën ër Frans 2. Qeveria franceze menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë më 22 mars, në të cilin kanë humbur jetën 144 persona, ka vendosur që ta ngritë nivelin e sigurisë në vend në nivelin më të lartë. 

Uashington - Në sulmin izraelit ajror, në të cilin kanë humbur jetën disa punonjës të huaj humanitar në Rripin e Gazës, presidenti amerikan Xho Bajden ka dërguar kritika të ashpra Izraelit, njofton DPA. "Ky nuk është incident i izoluar. Ky konflikt është një nga më të këqinjtë kohët e fundit lidhur me atë sa punonjës humanitar janë vrarë", tha Bajdeni në deklaratë, duke shtuar se kjo është një nga arsyet kryesore pse distribuimi i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës është kaq i vështirë. Sipas tij, "Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm që t'i mbrojë punonjësit humanitar, të cilët përpiqen ta lënë ndihmën tmerrësisht të nevojshme për popullatën civile".

Tajpei - Shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 736 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm që e ka goditur Tajvanin, njoftuan mediat lokale. Të gjitha vdekjet janë në qarkun Hualien. Tërmeti me intensitet prej 7,2 ballëve ka shkaktuar shembje të disa ndërtesave në Hualien, qyteti më afër epiqendrës, ku po vijojnë operacionet e shpëtimit. Pothuajse 80 njerëz janë bllokuar në rrënoja, ndërsa ka edhe persona të ngujuar në ndërtesa dhe tunele nëpër qytet, njoftuan autoritetet, transmeton BBC.

Tel Aviv - Së paku katër policë izraelitë u lënduan në një sulm në Izraelin qendror, kur një automobil goditi një pikë policore kontrolli. Sipas policisë, një 26-vjeçar me automobilin e tij u përplas në një barrikadë në Koçav Jair, një qytet pranë Bregut Perëndimor të pushtuar, në verilindje të Tel Avivit. Ai ka vazhduar deri në vendkalimin Elijahu, ku ka tentuar të sulmonte me thikë policët, të cilët më pas e vranë.

Uashington - Funksionarët aktualë dhe ish-funksionarët amerikanë kanë frikë nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Afërt dhe sulmet hakmarrëse të Iranit kundër forcave amerikane në rajon në lidhje me sulmin izraelit në konsullatën iraniane në Damask, shkruan Njujork Tajms. "Kjo do të çojë vetëm në një përshkallëzim nga Irani dhe forcat e tij prokurë, gjë që është shumë e rrezikshme ([për ushtarët amerikan)", publikimin e citoi Ralf Gog, një ish-funksionar i lartë i Agjencisë qëndrore të intelegjencës (CIA) që punonte në Lindjen e Mesme. Sipas tij, trupat amerikane mund të bëhen subjekt i sulmeve të mëvonshme nga grupet në rajon. Gof e quajti sulmin izraelit "jashtëzakonisht të pamatur".

Hanoi - Të paktën katër persona kanë humbur jetë në një aksident qymyri në veri të Vietnamit, njoftuan sot mediat shtetërore. Në incident janë lënduar të paktën shtatë punëtorë. Rrjedhja e metanit në minierë shkaktoi zjarre dhe shpërthime. Katër minatorë kanë vdekur nga thithja e tymit helmues. Zjarri është vënë nën kontroll.

Bejrut - Armata izraelite ka kryer një sulm të ashpër artilerik ndaj rajoneve kufitare në jug të Libanit, njofton Anadollu. Sipas agjencisë libaneze të lajmeve NNA, armata izraelite ka granatuar qytete në zonën kufitare me zjarr artilerik dhe tanke të tipit "Merkava". Sipas medias, frocat izraelite e kanë sulmuar Ajta al Shaab, Ramim, Ed-Duhajra, Nakura dhe Lebenie, të cilat ndodhen në kufirin me Libanin. Sipas burimit të njejtë edhe më tej zgjasin sulmet ndaj rajoneve kufitare në jug të Libanit.

QËNDRONI TË LIDHUR