• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 1 nëntor/ 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me studentët e Institutit të Sigurisë nga Fakulteti Filozofik, informuan pasdite nga Shërbimi për shtyp i Kuvendit.  Gashi theksoi se suksesi në politikë matet me atë se çfarë është bërë për brezat e ardhshëm. "Në këtë kontekst, theksoi se funksioni kryetar kërkon qasje shtetërore dhe barazi për të gjithë. Prandaj edhe përkushtimi i tij si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse janë angazhimi për të punuar në drejtim të ngritjes së Kuvendit në nivel më të lartë, me shërbim profesional, politikisht neutral. Ai është përkrahës i departizimit të institucioneve, për standard më të lartë, i sundimit të së drejtës, i zbatimit të Strategjisë Nacionale, të gjitha në drejtim të mbajtjes së të rinjve në vend, sepse ata janë e ardhmja", theksojnë nga shërbimi për media i Kuvendit.

Shkup - Maqedonia e Veriut ka ruajtur harmonizimin 100 përqindësh të saj me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, vlerëson Komisioni Evropian në Raportin e fundit të përparimit të vendit, në klasterin e marrëdhënieve të jashtme, ku janë zhvendosur kapitujt 30 dhe 31 që mbulojnë politikën e jashtme, atë të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe marrëdhëniet e jashtme. "Korniza institucionale që lejon pjesëmarrjen e vendit në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (PPJS) dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes është e vendosur dhe operative. Maqedonia e Veriut ruajti harmonizimin e saj 100 përqindësh me deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë në emër të vendimeve të BE-së dhe Këshillit të BE-së për sanksionet, duke përfshirë të gjitha masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë në lidhje me luftën agresive ruse kundër Ukrainës. Vendi mori pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, nikoqire e të cilit është Zvicra, vlerësoi KE.

Shkup - Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri realizoi takim me studentët e Institutit të Sigurisë nga Fakulteti Filozofik, të cilin e drejtoi Pavle Arsoski, në cilësinë e kryetarit të Komisionit. Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arsoski i njoftoi të studentët me punën e Kuvendit dhe me kompetencat e Komisionit, si dhe i njoftoi edhe për hapjen e fundit të dhomës së parë të mbrojtur.

Shkup - Shërbimet inspeksutese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) nga 29 deri më 31 tetor kanë zbatuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në 41 shtëpi për persona të moshuar në vend. Me kontrollet është vërtetuar se 14 prej tyre nuk janë regjistruar fare si operatorë me ushqim në AUV. Janë lëshuar 16 vendime me urdhra për mënjanim të parregullsive të vërtetuara, katër nga të cilat për kërkesa të pakënaquta higjienike, ndërsa tek tre operatorë është vërtetuar se të punësuarit nuk kanë zbatuar kontrolle të detyruara shëndetësore. Janë shqiptuar edhe gjoba për 18 operatorë.

Shkup - Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-shtator 2024 është për një për qind më i lartë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa në shtator të vitit 2024 në krahasim me shtatorin e vitit 2023 është ulur për 2,1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 4.6 % dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 1.0 % derisa rënie vërehet në sektorin Industria përpunuese për 2.7 %.

Shkup - Sipas matjeve dhe monitorimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tetori karakterizohet si normalisht i ngrohtë dhe  normalisht shumë i thatë në raport me reshjet, në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/20) informon DPHM. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 8.9 gradë në Lazaropole deri në 16.4 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesit të muajit tetor për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2010), temperatura e tetorit të këtij viti ishte 0,7 më e lartë në shkallë vendi.

Shtip - Digjet deponia e vjetër ndërmjet lagjeve Prebe dhe Merite të Shtipit ose vendi i njohur te "Kryqi". Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTZ), Bllagoj Renxhov për MIA-n thotë se për momentin zjarrin në deponi e shuajnë pesë zjarrfikës me dy automjete të zjarrfikësve. Ata raportimin e kanë marrë në orën 15.30 dhe menjëherë janë nisur për ta shuar zjarrin.

Kumanovë - Policia arretoi një inspektore nga Kumanova, gjatë marrjes së ryshfetit, kumtoi sot MPB. Në kumtesë ceket se inspektorja është arrestua në restoran, psai që pranoi para të përpunuara teknikisht të cilat ia ka dhënë një qytetar të cilit atij paraprakisht i ka kërkuar ryshfet, fillimisht 1.500, e më pas edhe 4.000 euro për të mos i dhënë vendim për ndalesë të ndërtimit.

Tiranë - Në thirrjen e kryeministrit Edi Rama drejtuar opozitës për dialog, lideri i demokratëve opozitarë, Sali Berisha, iu përgjigj se "nuk ka dialog sepse liderët kryesorë të opozitës janë në burg". Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, në video-konferencën për shtyp tha se kjo është hipokrizia e Ramës.

Novi Sad - Tetë persona humbën jetën në shembjen e një pjese të stacionit hekurudhor në Novi Sad, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.  Prefekti i Novi Sadit, Milan Gjuriq deklaroi se janë lënduar më shumë se 30 persona. Përndryshe, nën pjesën hyrëse kishte stola dhe në to në momentin e rënies ndodheshin një numër i madh i qytetarëve, raportojnë mediat serbe.

Beograd - Nesër në Serbi do të jetë Ditë zie për shkak të vdekjes dhe vuajtjes së qytetarëve  për shkak të rrëzimit të konstruksionit të Stacionit hekurudhor në Novi Sad. Qeveria e Serbisë e shpalli 2 Nëntorin ditë zie në bazë të Ligjit për shënimin e Ditës së zisë në Republikën e Serbisë. 

Gjenevë - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot kumtoi se është thellësisht e shqetësuar nga sulmet e armatës izraelite ndaj institucioneve shëndetësore në luftën kundër Hezbollahut në Liban. "OBSH me të vërtetë është thellësisht e shqetësuar nga sulmet ndaj personelit shëndetësor dhe institucioneve mjekësore në Liban dhe ne vazhdojmë të insistojmë të bëhet diçka që të njejtat të mos jenë cak", theksoi nzëdhënësja e OBSH-së, Margaret Haris.

Uashington - Dy persona humbën jetën, ndërsa gjashtë u lënduan në incidentin e mbrëmshëm të armatosur në Orlando, në shtetin federal amerikan Florida. Incidenti ndodhi gjatë një feste në Natën e shtrigave. Personat e lënduar të moshës nga 19 deri 39 vjet janë shtruar në spital dhe janë në gjendje stabile.

 Islamabad - Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën sot, duke përfshirë pesë fëmijë, kur një bombë e fuqishme e lidhur me një motoçikletë shpërtheu pranë një automjeti të policisë në jugperëndim të Pakistanit, bënë të ditur personat zyrtarë. Shefi i policisë lokale Fateh Mohamad deklaroi se sulmi, në të cilin u plagosën 17 persona të tjerë, ndodhi në rrethin Mastung të provincës Baloçistan.

QËNDRONI TË LIDHUR