• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 28 tetor/ 2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi një bisedë telefonike me Bojko Borisovin, lider i Partisë së Djathtë GERB e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, me ç'rast shprehu bindje se do të formohet një qeveri stabile e qendrës së djathtë në Bullgari, e cila do të japë kontribut në heqjen e pengesave që kontestojnë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.

Shkup - Në Kuvend sot u shënua muaji për ngritjen e muajit për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit, ngjarje në organizim të Komisionit kuvendor për shëndetësi. Siç tha kryetarja e Komisionit, Rashela Mizrahi, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të ngritet vetëdija për luftën kundër kancerit të gjirit si një prej diagnozave më të frekuentuara të sëmundjeve malinje në vend dhe në botë. Ajo nënvizoi se çelësi ër suksesin e kësaj lufte është në punën e përbashkët të institucioneve relevante shtetërore, së bashku me përfaqësuesit e organizatave dhe pacientëve të cilët janë afektuar nga kjo sëmundje.

Shkup - Përgatitja e programit turistik dhe fokusi në turizmin kulturor, ligje të reja në fushën e arsimit, përfshirë Ligjin për tekstet shkollore, ndërtimin e 30 sallave sportive, investime kapitale në sport, si dhe fonde financiare dhe ndihma për klube, federata dhe individë janë pjesë e aktiviteteve prioritare që ministrat përkatës bënë të ditur në fjalimin e tyre në manifestimin "Platforma: 100% e dedikuar për ju" të mbajtur në Qeveri, me temën "Masat dhe politikat për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe turizmit dhe sportit”. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, ka sqaruar sot se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet Ministria janë ngecja institucionale dhe mungesa e fondeve të mjaftueshme financiare.

Manastir - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska, e vizitoi Komunën e Manastirit dhe realizoi takim pune me kryetarin e komunës, Toni Konjanovski. Në kuadër të vizitës, kryetari Konjanovski e njoftoi ministren Bozhinovska me projektet e realizuara, si dhe për projektet të cilat janë në rrjedhë në komunë, ndërkaq kanë të bëjnë me përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sa nja Bozhinovska sot së bashku me udhëheqësinë e Kombinatit dhe anëtarët e Këshillit drejtues tël SHA EMV, ishte për vizitë në kapacitetin më të madh prodhues të energjisë elektrike në vend KME Manastir, informojnë nga MEMLM. "Fatkeqësisht, menaxhmentet e reja të SHA EMV dhe KME Manastir gjetën një situatë të vështirë në kapacitetin tonë më të madh prodhues. Një bllok i termocentraleve, gjegjësisht TE Manastir 1, nuk është remontuar fare dhe tashmë kemi hyrë në sezonin e ngrohjes. Ai termocentral, sipas planit operativ, është dashur që në mars të këtij viti, menjëherë pas përfundimit të sezonit paraprak të ngrohjes t'i nënshtrohej remontit, por kjo nuk u realizua. Për aq sa është e mundur, në aspektin tekniko-teknologjik, ekipet e ekspertëve të SHA EMV dhe KME Manastir kanë përgatitur këtë kapacitet që të jetë në dispozicion të sistemit elektroenergjetik gjatë dimrit dhe periodikisht të përfshihet në rrjetin elektroenergjetik", tha Bozhinovska.

Shkup - BNJVL nuk është ajo që shkakton kriza, BNJVL i tejkalon krizat, deklaroi sot kryetari i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski pas takimit me kryetarin e komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski. Siç kumtoi BNJVL, kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinovski nuk erhdi në takim në të cilin ishte ftuar. Në takim Gjorgjievski theksoi se çdoherë ka pasur mospajtime mes ndonjë kryetari të caktuar të komunës dhe ndonjë ministri dhe shtoi se kjo është logjike kur punohet të ekzistojnë edhe mospajtime të tilla.

Shkup - Karburantet dizel prej mbrëmë në mesnatë shtrenjtohet për gjysmë denari, gjegjësisht një denar për litër, ndërsa qëllimi i benzinave mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRE). Me vendim kryhet rritja e çmimit me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 1,08 për qind. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet për gjysmë denari dhe do të jetë 69 denarë për një litër, ndërsa çmimi i Vajit eksra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për një denar dhe do të kushtojë 69 denarë për litër. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 DHE EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë dhe mbeten 77, gjegjësisht 79 denarë për litër. Me vendim të kre-së për 1,360 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i Mazutit  M-1 NS dhe arrin 43,933 denarë.

 Shkup - Pa ujë sot nga ora 14:40 janë një pjesë e banorëve të rrugës "Butelski Venec" nr. 98 në Komunën e Shuto Orizarit. Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi"  - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit prej f-150 milimetra në rrugën "Butelski Venec" 98. Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në sanimin e defektit.

Dibër - Në rajonin e Dibrës rritet numri i personave të cilët paraqiten në aplikacionin vakcinacija.mk, por edhe i atyre të cilët imunizohen kundër gripit sezonal edhe me vaksina komerciale, konfirmojnë nga njësia e Dibrës për shëndet publik. Sipas mjekes Violeta Shehu, procesi po zhvillohet rrjedhshëm, janë aplikuar rreth 400 doza të vaksinave, vetëm gjatë ditës së djeshme 90, kryesisht tek të sëmurët kronik dhe personat mbi 65 vjeç dhe tek asnjë qytetar nuk është vërejtur ndonjë efekt i padëshiruar.

Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklatroi sot se nuk mundet që Bashkimi Evropian në vend të Kosovës të propozojë draft për Asociacionin, sepse kjo sipas tij do të thotë që Bashkimi Evropian i grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës. "Mendoj që ky nuk është vetëm kushtëzim, mendoj që gjithkush që mendon se propozimi franko- gjerman është një dokument përfundimtar, që për Kosovën është mere ose leje, i bie që Kosovës i është marr një ingerencë shumë e rëndësishme shtetërore", theksoi Konjufca.

Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se bashkimi Evropian e trajton Kosovën si "jo-shtet", duke e vlerësuar qasjen e BE-së ndaj këtij shteti diskriminues, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas Konjufcës, Kosova duhet ta mbrojë të drejtën e saj deri në fund dhe të ulet në tryezë me BE-në "dhe deri në fund të shpjegojë kush ka kompetenca" lidhur me çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vend.

Tiranë - Në Ministrinë shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme sot u mbajt takim lamtumirës i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Danço Markovski me ministrin Igli Hasani. Krahas tjerash, takimi u shfrytëzua për këmbim të mendimeve rreth marrëdhënieve bilaterale dhe perspektivave mes dy vendeve. "Bashkarisht u konstatua nevoja për dhënie të impulsit shtesë në bashkëpunim, posaçërisht në pjesën mes bashkëpunimit të resorëve, bashkëpunimit ekonomiko - tregtar dhe kulturor, si dhe në fusha tët jera të interesit të ndërsjelltë", theksoi ambasada në Tiranë.

Tiranë - Avokati i popullit të Shqipërisë ngriti hetim administrativ për rastin me arrestimin e Ilir Metës, ish president i Republikës së Shqipërisë dhe lider aktual i Partisë së Lirisë opozitare. "Ky hetim administrativ i referohet veprimeve të Policisë së Shtetit për mënyrën se si është kryer urdhëri i Prokurorisë Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Hetimin e filluan kryesisht inspektorët e Avokatit të popullit pa pritur të marrin ankesë zyrtare nga Ilir Meta ose avokatët e tij", raportoi Ora Njuz.

Bruksel - Mund të konfirmoj se ushtarët e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, ndërsa njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë sistemuar në rajonin Kursk, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. Sipas tij, sistemimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi paraqet një përshkallëzim të rëndësishëm të përfshirjes së vazhdueshme të Koresë së Veriut në agresionin ilegal rus, edhe një shkelje tjetër e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe zgjerimi i rrezikshëm i luftës.

 Bruksel - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli sot deklaroi se kryeministri hungarez Viktor Orbani "nuk e përfaqëson" Bashkimin Evropian gjatë vizitës së sotme në Gjeorgji. "Çfarëdo që të thotë z. Orban gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, ai nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian. Kryetari me rotacion i Unionit nuk ka autorizime në politikën e jashtme", tha Boreli për radion publike spanjolle RNE.

Rejkjavik - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot mbërriti në Islandë për të diskutuar për planin e tij për fitore, si dhe për bashkëpunimin dypalësh. "E shënoj vizitën time të parë të punës në Islandë, ku do të marr pjesë në samitin e katërt të formatit "Ukraina plus Evropa Veriore" dhe do të kem biseda dypalëshe", shënoi Zelenski në platformën sociale Iks.

 Kabul - Afganistani ka filluar fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit, me çfarë do të mbrohen më shumë se 6.2 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare.  "Fushata treditore, e katërta që nga fillimi i vitit, do të përfshijë 16 nga 34 provincat e vendit", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë afgane së Shëndetësisë, Dr. Sharafat Zaman.  Autoritetet u kanë bërë thirrje udhëheqësve fetarë, prindërve dhe personaliteteve të tjera me ndikim në shoqëri për të mbështetur fushatën për të mbrojtur fëmijët nga poliomieliti, një sëmundje që mund të çojë në paralizë dhe vdekje.

Tel-Aviv - Armata izraelite (IDF) sot ka njoftuar se gjatë fundjavës ka arrestuar 44 ekstremistë të dyshuar të Hamasit, gjatë një bastisje në një spital në pjesën veriore të Gazës. IDF më 25 tetor e ka sulmuar spitalin Kamal Advan në Bejt Lahi dhe ka burgosur 44 burra të punësuar. Përfaqësuesit shëndetësorë palestinezë kanë deklaruar se spitali, në të cilin mjekohen rreth 200 pacientë, është dëmtuar rëndë gjatë sulmit të IDF-së..

Nxhamena - Presidenti i Çadit, Mahamat Debi Itno sot tha se gjatë sulmit të mbrëmshëm nga sulmues të paidentifikuar ndaj një baze ushtarake humbën jetën të paktën 40 ushtarë. Menjëherë në mëngjes e vizitoi bazën në pjesën perëndimore të Çadit dhe njoftoi operacion ushtarak për arrestimin e sulmuesve. Çadi një kohë të gjatë po merret me një kryengritje islamike në pjesën perëndimore të vendit, që kufizohet me Nigerinë.

 Seul - Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol, sot deklaroi se vendosja aktuale e trupave të Koresë së Veriut në vijën e frontit në Ukrainë mund të ndodhë më shpejt se sa pritet, transmeton Jonhap. Juni këtë e deklaroi gjatë një bisede telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajenin.  Qëllimi i bisedës ishte shkëmbimi i informacioneve rreth ushtrisë së Koresë së Veriut në Rusi, raportoi Jonhap, duke cituar zyrën e Junit.

QËNDRONI TË LIDHUR