• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/13 dhjetor/2024/

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi takimin  e sotëm me ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në shtet, Sadbaldi Burshakov e filloi me sigurinë se takimi do të jetë mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave për disa çështje me interes të përbashkët, bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit. 

Shkup -  Pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Moldavinë në fushën e integrimit evropian, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, mbajti takim edhe me Ina Kosheru, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Integrimin Evropian në Parlamentin e Republikës së Moldavisë.

Shkup - Në Sofje dje dhe sot u mbajt takimi i 33-të i Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore.

Shkup - Ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar procedurën parlamentare dhe kështu nis procesi i aplikimit për licenca për të punuar në ambientet e kujdesit për fëmijë, informuan sot nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Shkup - Korrupsioni është proces i dyanshëm dhe në të mund të përfshihen edhe institucionet dhe sektori i biznesit për shkak të së cilës edhe dy faktorët duhet të jenë në mënyrë aktive të përfshirë në luftën kundër korrupsionit, është konkluzioni nga ngjarja e sotme me temë "Partneriteti mes sektorit të biznesit, institucionet dhe organizatat civile në luftën kundër korrupsionit, të organizuar nga Oda Ekonomike dhe Transparensi Interneshënël - Maqedoni.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski realizoi takim pune me Marian-Zhan Marinesku, koordinator i korridorit të sapoformuar transportues Ballkani Perëndimor - Mesdheu lindor. Në takim është diskutuar për aktivitetet qeveritare dhe projektet që realizohen në korridoret transportuese evropiane, me theks të veçantë të korridorit 8 i cili është pjesë e korridorit të sapoformuar transportues Ballkani-Perëndimor - Mesdheu Lindor.

Tetovë - Komuna e Tetovës vendos linjë dimërore me autobusë Tetovë-Kodra e Diellit-Tetovë. Autobusët e ndërmarrjes komunale për transport publik "Tetovo Transport" nga kjo fundjavë do të fillojnë të qarkullojnë deri në qendrën e skijimit dhe prapa, ndërsa çmimi për një biletë kthyese është 200 denarë.

Zagreb - Presidenti kroat Zoran Milanoviq sot në Fejsbuk njoftoi se ushtarët kroat nuk do të bëjnë luftërat e të tjerëve. 

Gjenevë - Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) sot ka njoftuar se refugjatët sirianë ende nuk kthehen në atdhe.

Vjenë - Qeveria konservatore e Austrisë sot njoftoi se refugjatëve sirian u ofron nga 1.000 euro që të kthehen në vendlindje pas rënies së regjimit të Bashar al Asadit.

Romë - Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Krozeto deklaroi se Italia është e gatshme të marrë pjesë në misionin eventual paqësor në Ukrainë.

Hagë - Gjykata e Qarkut në Hagë e ka refuzuar kërkesën e 10 organizatave propalestineze joqeveritare që Holanda ta ndërpret eksportin e armëve në Izrael dhe të tregtojë me lagjet izraelite të territoreve të okupuara palestizene.

Kiev - Eurokomisari i ri i Mbrojtjes, Endrus Kubilius, mëngjesin e sotëm e ka kaluar në një strehimore në Kiev për shkak të sulmeve ruse me raketa, njofton Ukrinform. 

Xhakartë - Presidenti i Indonezisë, Prabovo Subijanto vendosi të falë dhjetëra mijëra të burgosur, përfshirë edhe aktivistë të dënuar për shpifje, si dhe ata të cilët kanë qenë të burgosur në provincën lindore Papua, për shkak të kritikave për Qeverinë, deklaroi ministri i Drejtësis, Supratman Andi Agtas. 

Cyrih - Nju-Jorku do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet më 11 qershor deri më 19 korrik të vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksiko.   

QËNDRONI TË LIDHUR