• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 30 mars/ 2024

Shkup - Llogaritja verore e kohës fillon në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë më parë dhe koha do të llogaritet si 03:00. Llogaritja verore e kohës përfundon më 27 tetor në orën 03:00, pra duke u zhvendosur një orë prapa, koha në orën 03:00 do të llogaritet si në orën 02:00.

 Shkup - Partitë më të mëdha maqedonase këtë fundjavë do t'i promovojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se sot do t'i promovojë kandidatët për deputetë të koalicionit "Maqedonia Jote", ndërsa sipas paralajmërimeve LSDM-ja nesër do t'i promovojë listat për deputetë të Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane.

Shkup - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot së bashku me zëvendësministren plotësese të Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe me zëvendësministrin plotësues të Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev, do ta vizitojë komunën e Krivogishtanit.

Shkup - Punimi shkencor "Hulumtimi i efektit dinamik transmetues të çmimeve botërore mbi çmimet e ushqimeve në Maqedoni" nga Danica Unevska Andonova dhe Magdalena Petrovska u prezantua në sesionin e 50-të të Klubit të kërkuesve të Bankës Popullore.

Shkup – Nga aeroporti i Shkupit në sezonin veror do të mund të udhëtoni drejt Rigës si destinacion i ri, ndërsa përveç atyre të rregullta do të ketë edhe fluturime sezonale dhe çarter për në Antalia, Bodrum, Hurgada, Enfida, Xherba dhe Monastir. Nga ana tjetër, fluturime çarter drejt Aeroportit të Ohrit do të ketë nga Katovica, Varshava, Amsterdami dhe Mançester, ndërsa kompania ajrore Air Serbia do të fillojë të fluturojë në linjën Beograd-Ohër-Beograd, informojnë për MIA nga TAV Maqedoni.

Prishtinë - Drejtoria për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka njoftuar se të premten mbrëma, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë, ka zbatuar planin operativ për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara në Republikën e Kosovës, me ç'rast ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë përpjekjes për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Tiranë - Policia shqiptare në afërsi të Rogozhinës, ka parandaluar kontrabandë të artefakteve dhe ikonave dhe ka arrestuar dy persona në automjetin e të cilëve janë zbuluar të njëjtat.

Bruksel - Paga minimale mujore e garantuar për punë me orar të plotë në Belgjikë nga nesër do të rritet në 2029,88 euro, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Deri më tani, paga minimale e garantuar në vend ishte 1992.38 euro, ndërsa rritja është në planin e Qeverisë për rritjen e saj këtë vit për 37.50 euro. Rritja e radhës, po ashtu me 37.50 euro, është planifikuar për vitin 2026.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto, vendi i të cilit është kryesues i ardhshëm i Bashkimit Evropian, njofton se gjatë kryesimit një nga çështjet që do të trajtohet do të jetë procesi i zgjerimit.

Berlin - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok deklaroi se pret përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se presidenti rus Vlladimir Putin nuk dëshiron të negociojë. "Ai e bën më se të qartë se është përtej mundësive të argumenteve racionale dhe vlerave të njerëzimit. Dhe sigurisht që nuk dëshiron të negociojë", tha Berbok për grupin mediatik "Funke".

Ede - Një sulmues i armatosur, për arsye të panjohura, ka rrëmbyer sot disa punonjës në një kafene në qytetin lindor të Holandës. Fillimisht liroi tre pengje, më pas u largua nga kafeneja i maskuar me duart në ajër. Policia e arrestoi menjëherë, ndërsa kryebashkiaku i Edes konfirmoi se kriza ka marrë fund.

Odesa - Të paktën pesë persona u plagosën dje dhe mbrëmë në një sulm me raketa ruse në Odesa, njoftuan autoritetet lokale. Në mesin e të lënduarve është edhe një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar, njoftoi kryetari Henadij Trukanov. Edhe pse mbrojtja kundërajrore rrëzoi dy raketa, mbetjet e tyre ranë në rrugë dhe ndërtesa.

Moskë - Gazetarja që regjistroi videon e fundit të liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni para vdekjes së tij, Antonina Favorskaja, është në paraburgim, njoftuan sot mediat botërore. Favorskaja ka ndjekur gjyqet e Navalnit për disa vite dhe organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij  të enjten kumtoi se ajo ishte një nga gjashtë gazetarët në mbarë botën të arrestuar këtë muaj.

 Rmeish - Një automjet i forcave të përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) është goditur në një sulm në qytetin kufitar jugor Rmeish, njoftoi Al Xheyira duke u thirrur dy burime të sigurisë. UNIFIL, forca paqeruajtëse që ndihmojn; në monitorimin e kufirit izraelito-libanez, nuk ka komentuar ende për sulmin. 

Shkup - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga jugu, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 27 gradë. Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR