MIA FLESH
- 9:00/27 shkurt 2026
9:00/27 shkurt 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do ta presë sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Siç njofton Kabineti i presidentes, pas pritjes do të vijojnë një takim kokë më kokë, e më pas nga një takim plenar i delegacioneve të RMV-së dhe Shqipërisë.
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Me një diskutim të hapur të përfaqësuesve të shoqatave të pacientëve, institucioneve përkatëse, profesionistëve mjekësorë dhe qytetarëve të interesuar, Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla e Maqedonisë (NARBM) do të shënojë Ditën e Sëmundjeve të Rralla - 28 shkurt. Ngjarja, siç është njoftuar nga NARBM, organizohet për të rritur ndërgjegjësimin publik rreth sfidave me të cilat përballen personat me sëmundje të rralla dhe familjet e tyre, si dhe për të inkurajuar dialogun institucional për të çuar përpara politikat për integrimin e tyre më të mirë në shoqëri.
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik. Në rend dite të të dy komisioneve është leximi i dytë i Projektligjit për Prodhimin Organik Bujqësor.
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të një defekti rrugor F-150 mm në rrugën Boro Menkov 5/5, sot ndërprerje të ujit do të kenë konsumatorët e lagjes Shkupi Veri. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:15 deri në përfundimin e riparimit të defektit.
Islamabad, 27 shkurt 2026 (MIA) - Forcat ajrore pakistaneze kanë sulmuar instalimet ushtarake në Afganistanin fqinj gjatë natës pas një ofensive nga forcat talebane afgane, bënë të ditur zyrtarët herët këtë mëngjes, duke goditur objektiva në Kabul dhe në provincat Kandahar dhe Paktia. Zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Muxhahid, konfirmoi për sulmet në Iks, duke thënë se nuk kishte raportime për viktima nga sulmet ajrore. Pakistani njoftoi se dhjetëra luftëtarë talebanë janë vrarë në sulm.
Uashington, 27 shkurt 2026 (MIA) - Dëshmia e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, para Kongresit të SHBA-së në lidhje me skandalin që rrethon autorin e krimit seksual, Xhefri Epstin, ka përfunduar pas më shumë se gjashtë orësh. Pas një seance me dyer të mbyllura para Komitetit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Hilari Klinton deklaroi se ajo "u përgjigj çdo pyetjeje të tyre sa më plotësisht që munda bazuar në atë që dija".
Gjenevë, 27 shkurt 2026 (MIA) - Edhe përkundër rënies së pirjes së duhanit, evropianët e rinj janë gjithnjë e më të nxitur të përdorin cigare elektroinike dhe proldhime të reja të aromatizuara me nikotinë, paralajmëroi Sektori i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Rajonin evropian, transmetoi Euronjus. Sipas raport të ri, 53 vende në Evropë dhe Azinë qendrore deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e botës me konsumin më të madh të duhanit.