• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/28 korrik/2023/

Shkup - Nuk do të heqim dorë nga përpjekjet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të mandatit të këtij Kuvendi dhe kësaj Qeverie. Është i rëndësishëm ky vit për të kapur procesin e krijimit të një pakoje të re për zgjerimin e ardhshëm të BE-së dhe për ta kapur atë pako së bashku me Ukrainën, Moldavinë, vendet e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar në të njëjtën rrugë me Shqipërinë si dhe deri tani. E vetmja gjë që mund të jetë në tryezë është se si dhe në çfarë kushtesh do të votohen ndryshimet kushtetuese, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pas brifingut me gazetarë.

Shkup - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, lidhur me hetimin e Shërbimit evropian kundër mashtrimeve (OLAF) për keqpërdorime të mjeteve nga fondet evropiane në vend kundër 17 subjekteve në shtet, tha se me rëndësi është të shihet se për çfarë subjekte bëhet fjalë dhe bëri thirrje që kjo të spastrohet deri në fund.

Shkup - Zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska sot pati takim me ekspertin për Çështje Juridike Branko Hërvatin, i cili do ta udhëheqë ekipin e ekspertëve të deleguar nga Bashkimi Evropian që do të kryejë një mision vlerësues të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vevçan - Deklarata e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se do ta anulojë seancën, nëse nuk i ka 80 vota për ndryshime kushtetuese konfirmon se nuk ka shumicë prej dy të tretash, gjegjësisht 80 deputetë për sjelljen e tyre, konstatoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Vevçani - Qeveria sërish nuk është e drejtë dhe e ndershme ndaj atyre që i përfundojnë obligimet, përkatësisht të gjithë të cilët i paguajnë taksat e tyre, janë qytetarë lojalë dhe me ligjin për tatimin solidar do të duhet të paguajnë më tepër. Në llogari të asaj, ata të cilët edhe deri më tnai nuk kanë paguar, të cilët janë pjesë e ekonomisë gri do të vazhdojnë edhe më tutje të mos paguajnë, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristia Mickoski duke e komentuar propozimin e Qeverisë për vendosje të tatimit solidar.

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Lidhja e SIndikatave të Maqedonisë sot i dërgoi letër Qeverisë në të cilën i jep mbështetje Sindikatës së Agjencive Informative Mediatike (SMIA) dhe Bordit Drejtues të MIA-s  për përpjekjet e tyre  për rritjen e pagave.

Shkup - Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Lazim Destani sot dhe nesër po merr pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës” të organizuar nga Unioni i afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i dënon incidentet e djeshme në Shkup, para, gjatë dhe pas ndeshjes Shkupi – Levski. Dhuna, siç potencon, nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë, veçanërisht jo kur rezulton në lëndime të rënda.

Shkup - Shtatë shtetas turq janë hasur duke kryer kativitete ndërtimore pa qëndrim të rregulluar të përkohshëm për të huajt në bazë të punësimit dhe pa leje adekuate nga Agjencia për punësim, informuan sot nga MPB.

Shkup - Ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Hepatitit me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes u mbajt sot në Shkup, ndërsa në ngjarje qytetarët e pranishëm kanë pasur mundësi të bëjnë ekzaminimi falas të mëlçisë.

Veles - Me intervenim të shpejtë në Njësinë territoriale zjarrfikëse nga Velesi sot pasdite në orën 15:20 tërësisht është shuar zjarri mes rrugëve në relacionin Veles-Gradsko në hapësirën mes rrugës së vjetër dhe dhe asaj të re-Autostrada menjëherë mbi pompën e benzinës. Në zjarr u dogjën 200 metra bar i thatë dhe disa drunj në këtë lokacion, informuan për MIA-n nga NJTZ Veles, ndërsa lajmin e konfirmuan edhe nga QMK-Veles.

Athinë – Me 60-70 zjarre në ditë është dashur të përballet Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë në dhjetë ditët e fundit kur janë regjistruar mbi 600 zjarre në të gjithë vendin, sipas ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike të Greqisë Vasilis Kikiljas, lajmëroi korrespondentja e  MIA-s nga Athina.

Athinë - Për arsye personale, ministri për Mbrojtjen e qytetarëve të Greqisë, kompetent për policinë Notis Mitarakis, sot dha dorëheqje, e cila është prnauar nga kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se fitorja e Ukrainës tani do ta caktojë rrugën e kombit për gjeneratat që vijnë dhe do ta dëshmojë korrektësinë e vlerave të themeluara një mijë vjet më parë, publikoi Ukrinform.

Kiev - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal dhe kryeministri i Katarit sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, i cili r kryen edhe funksionin ministër i Punëve të Jashtme, sot u takuan në Kiev dhe së bashku theksuan nevojën për vazhdimin e iniciativës "Drithi i Ukrainës”, raporton Ukrinform.

Uashington - Prokuroria e zgjeroi procedurën penale ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Tramp dhe një prej të punësuarve të tij, në procedurë për ruajtje të paautorizuar të dokumenteve konfidenciale, lajmëroi Zëri i Amerikës.

Moskë - Të paktën 15 persona janë lënduar në shpërthimin në qytetin rus Taganorg, deklaroi Vasilij Gollubev, guvernator rajonal në Zonën e Rostovit ku gjendet qyteti me 250.000 banorë, transmetojnë agjencitë botërore.

Niamej - Gjenerali Abdurahman Çiani ka njoftuar në televizionin kombëtar të Nigerit se ai është kreu i ri i Këshillit Kombëtar për Ruajtjen e Atdheut - junta që rrëzoi presidentin e Nigerit, Mohamed Bazum.

Manila - Kapiteni i feribotit filipin i cili u përmbys në liqen me ç'rast jetën e humbën 27 pasagjerë, ka lundruar edhe krahas asaj që e ka ditur se anija është e stërngarkuar, kumtoi sot roja bregdetare.

Pekin - Stuhia e shkaktuar nga tajfuni Doksuri goditi sot provincën Fuxhian të Kinës lindore, duke sjellë shi të dendur dhe erëra të forta në disa pjesë të Tajvanit.

Mançester - Negociatat mes Lajpcigut dhe Mançester sitit për transfer të reprezentuesit kroat, Joshko Gvardiol ende po zgjasin, por kampioni anglez tani mori ultimatum.

QËNDRONI TË LIDHUR