• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/1 korrik/2023

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut prej sot e ndërmerr kryesimin me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL).

Shkup - Për shkak të gjithëpërfshirjes së tij, Procesi për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) paraqet një platformë të shkëlqyer për dialog politik, ku çështjet rajonale mund të adresohen në nivelin më të lartë, e me këtë të hapet rruga për integrim sa më të shpejtë evropian dhe euroatlantik të rajonit të EJL-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën për shtyp me rastin e fillimit me kryesimin e shtetit tonë me PBEJL-në.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se kryetari i Strugës, Ramiz Merko pas emërimit të tij në të ashtuquajturën Lista e zezë e SHBA-së, duhet vetë të marrë vendim nëse do të japë dorëheqje nga funksioni. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se ndryshimet e propozuara kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend pasi që të shteren të gjitha mundësitë që ky proces të jetë koncensual, si dhe se në ndërkohë do të punojnë me, siç tha, linjën ideologjike në VMRO-DPMNE e cila i kupton pasojat nga izolimi i vendit. 

Shkup - Shfrytëzuesit e tregut të rregulluar të energjisë elektrike duke filluar prej sot dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do ta paguajnë rrymën me çmim të ri të cilën të martën e caktoi Komisioni Regullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE).

Shkup - Deri në fund të vitit hap i ri dhe dinamikë në bisedimet me BE-në, me mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e Klasterit të parë, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në porosinë me rastin e marrjes së kryesimit me BE-në nga ana e Spanjës.

Shkup - Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se dhënia e fletobligacioneve të qytetarëve është proces transparent, prej të cilit nuk pret keqpërdorime lidhur me larjen e parave. 

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot dhe nesër në Romë do të marrë pjesë në Konferencën e 43-të të FAO-s, në të cilën do të votohet për zgjedhjen e Drejtorit të përgjithshëm të FAO-s.

Shkup - Maqedonia e Veriut dhe Serbia prej sot zbatojnë sistem të përbashkët për pagesë të taksave rrugore me një "tag". Në vend se të ndalen ose të blejnë pajisje shtesë ose kartelë, shoferët e të dyja vendeve do të munden me një pajisje të paguajnë taksat për rrugë. 

Shkup - "TVSH-ja Ime" është projekt i suksesshëm me të cilin për katër vjet te qytetarët janë kthyer 6,6 miliardë denarë ose 107,5 milionë euro, informoi sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. 

Shkup - Një ekskavator qëlloi për vdekje një grua në rrugën "Jordan Mijallkov" në Shkup. Informatën për MIA-n e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Prej sot e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjim veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme. 

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i foshnjeve të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10.866 fëmijë ose 60,1 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 7.207 ose 39,9 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale.

Shkup - Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) nga janari i vitit të kaluar e deri më 30 qershor të këtij viti u ka dhënë licenca 545 centraleve për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me fuqi të përgjithshme të instaluar prej gati 270 MW.

Bruksel - Spanja sot e merr nga Suedia kryesimin me rotacion me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski nënshkroi dekret për shpalljen e sanksioneve kundër 190 personave fizikë, kryesisht shtetas rus, si dhe për 291 kompani, informon Ukrinform. 

Kiev - Autoritetet ukrainase sot njoftuan se të paktën tre civilë humbën jetën, ndërsa 17 janë lënduar në sulmet artilerike ruse gjatë natës në Ukrainën lindore dhe jugore. 

Uashington - Drejtori i Agjencisë Qendrore të Intelegjencës (CIA) Uiliam Bërns paradokohe ka qenë për vizitë të fshehtë në Ukrainë, ku është takuar me përfaqësues të shërbimeve ukrainase dhe presidentin Vollodimir Zelenski, publikoi "Uashington Post".

Shkup - Kompanitë e automobilave në BE vitin e kaluar kanë eksportuar automjete me vlerë prej 158 miliardë euro, që është për tetë miliardë më shumë se rekordi paraprak prej 150 miliardë eurove, të realizuar në vitin 2015. Importi i automjeteve në BE në vitin 2022 ka qenë 62 miliardë euro, me çka është realizuar suficit tregtar prej 96 miliardë eurove, njoftoi Eurostat.

Paris - Në qytetet më të mëdha franceze edhe mbrëmë, në natën e katërt me radhë, kishte protesta të dhunshme, pasi policia të martën qëlloi një djalë 17-vjeçar në periferinë e Parisit.  Më dramatike, siç raportojnë mediat franceze, ka qenë mbrëmë në Marsejë, ndërsa protesta, dhunë dhe vjedhje ka pasur në Paris, Lion, Tuluzë, Strasburg dhe Lilë. Ndërtesat dhe automjetet u dogjën, dyqanet u plaçkitën.

Nju - Delhi - Njëzetë e pesë persona humbën jetën në një aksident të një autobusi në Indi. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradën në shtetin perëndimor Maharashtra. Autobusi, në të cilin ka pasur rreth 35 persona, ka goditur një shtyllë dhe është përmbysur para se të digjej. 25 persona humbën jetën, ndërsa tetë persona, në mesin e të cilëve edhe shoferi, janë lënduar. 

QËNDRONI TË LIDHUR