• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00 / 27 gusht / 2024

Shkup - Projekt agjenda reformuese për periudhën 2024 - 2027 sot u prezantua nga kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për shtyp në qendrën mediatike të Qeverisë. "Qeveria është tërësisht e përkushtuar në relaizimin e qëllimit tonë strategjik për integrim të plotë në BE. Në këtë proces jo vetëm që e shohim të ardhmen e shtetit tonë si anëtare e barabartë në BE, por edhe si shtet modern ekonomik stabil dhe prosperues i cili i ka përmbushur standardet më të larta evropiane. Vizioni ynë për "Maqedoni sërish tënden" moderne është bazuar në parimet e inkluzivitetit, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik që do të na mundësojnë të jemi partner i barabartë në familjen evropiane", tha Mickoski.

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot ka deklaruar se interpelanca për të nuk është e qëndrueshme politikisht. Duke iu referuar disa vërejtjeve dhe shkrimeve në media në periudhën e kaluar, por dhe pretendimeve për interpelancë, ai tha se nuk ka bërë asnjë shkelje të sekularizmit dhe se nuk ka kërkuar nga askush që të shkelë ligjet ndërkombëtare apo vendore. Synimi i tij si kryetar, siç tha ai, është të ndryshojë perceptimin se Kuvendi është vetëm makinë për votim, si dhe se deputetët të kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi nga ministrat dhe zyrtarët dhe se do të ketë bashkëpunim më të madh me sektorin civil.

Shkup - Asnjë institucion kombëtar i kulturës nuk është i siguruar. Me ribalancin kemi siguruar buxhet për sigurimin e tyre dhe tashmë është duke u zhvilluar procedura për furnizim publik, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, duke akuzuar se për shkak të mospunës së qeverisë së kaluar për investimet kapitale dhe përmirësimin e kushteve me ribalancin e Buxhetit të këtij viti, fokusi ishte që të sigurohen mjete për paga dhe mbulim të humbjeve.

Shkup - Vlerësimi i 20 procedurave disiplinore, ku është marrë vendim për shqiptimin e masës disiplinore ose vendim për shkarkimin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës në pajtim me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut i miratuar në vitin 2019 do të bëhet në kuadër të projektit “Pavarësia përmes llogaridhënies - monitorimi dhe kontrolli i llogaridhënies gjyqësore në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Ambasada britanike, ndërsa e zbatuar nga Koalicioni i Shoqatave të qytetarëve “Të gjithë për një gjykim të drejtë”.

Shkup - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin do të mundësohet rritja e pensioneve më 1 shtator 2024 dhe 1 mars 2025, ka kaluar në procedurë qeveritare dhe së shpejti do të të jetë para deputetëve në Kuvend. Më konkretisht, me 1 shtator të vitit 2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara sipas këtij ligji nga 31.08.2024 do të rriten për 2.500 denarë dhe më 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara me këtë ligj që nga data 28 shkurt 2025 rriten për 2.500 denarë, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e cila propozoi ndryshimet ligjore. 

Shkup - Është mirë të kemi një subjekt politik të fuqishëm dhe të qëndrueshëm në mesin e shqiptarëve që do t'i përfaqësojë ata në mënyrë dinjitoze dhe afatgjatë, tha sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për idenë e bashkimit të koalicionit "VLEN" në një parti politike. Gashi i cili është ish lider dhe themelues i Alternativës, nuk ka thënë konkretisht se kur do të bëhet ky unifikim në një subjekt politik.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se sot në Qeveri kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani plotësisht e konfirmuan , ndërsa siç thekson më 16 shtator edhe do të nënshkruajnë Planin e Rritjes i cili është përgatitur nga Qeveria e LSDM-së. “Pa ndryshuar pothuajse asgjë në këtë plan, ata e njohën punën e kryer mirë dhe agjendën reformuese të zbatuar nga LSDM-ja, shkruan Filipçe në Fejsbuk.

Shkup - Drejtoria e të ardhurave publike kumtoi se nga e enjtja pasdite nuk do të funksionojnë ssistemet e-PDD, dhe e-Shërbime tatimore, ndërsa janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit "TVSH-ja ime". Ndërprerjet, siç informojnë nga DAP, janë për shkak të përmirësimit të këtyre sistemeve.

Shkup - Iniciativa Ballkani i Hapur ka shumë mangësi dhe nuk është i kompletuar. Nuk ka qarkullim më të shpejtë të personave dhe mallrave se sa kur nuk i kemi kufijtë që fatkeqësisht ekzistojnë sot dhe për të cilët fatkeqësisht ende po debatojmë se ku janë në rajon, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Mickoski tha se secila iniciativë rajonale që mund të shtojë vlerë është e mirë, por gjërat patjetër duhet parë realisht.

Dojran i Vjetër - Maqedonia e Veriut së bashku me Portugalinë, Spanjën, Italinë, Holandën, Gjermaninë dhe Greqinë do të realizojnë projekt trevjeçarë për njohuritë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital “SEBCoVE – Smart Electricity for Buildings” financuar nga Komisioni Evropian me një buxhet total prej tre milionë euro.

Ankara - Turqia ka sekuestruar pothuajse 2.5 ton drogë në një operacion të zhvilluar në territorin e 49 qarqeve të vendit, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja në rrjetin social X. Në aksionin janë sekuestruar 2.428 kilogram substanca narkotike dhe afër 889 mijë pilula narkotike. Janë arrestuar 336 kontrabandues dhe shpërndarës droge, tha ministri. Në operacionin me kodin “Narkoçelik-35” të kryer në koordinim të Drejtorisë për luftë kundër narko krimit pranë Drejtorisë kryesore të policisë morën pjesë 2.081 personel, 832 ekipe, 10 aeroplanë dhe 39 qen të trajnuar.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se do t'i paraqesë SHBA-së plan për përfundimin e luftës me Rusinë. Ai theksoi se plani i paqes do t'u prezantohet kandidatëve për president Kamala Haris dhe Donald Tramp, si dhe presidentit aktual të SHBA-së, Xho Bajden. "Plani do të përfshijë hapa diplomatikë dhe ekonomikë, të pavarur nga invazioni ukrainas në Kursk që është gjithashtu pjesë e strategjisë për të inkurajuar Moskën për të filluar negociatat paqësore", potencoi Zelenski.

Kiev – Ukraina vazhdon ofensivën e saj kundër territorit rus Kursk, deklaroi kryekomandanti ushtarak i Kievit, gjenerali Oleksandr Sirski. Ai vuri në dukje se forcat ukrainase kontrollojnë 1294 kilometra katrorë të territorit rus dhe njëqind vendbanime, ndërsa kanë kapur 594 ushtarë rusë.

Kiev - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot deklaroi se Ukraina ka testuar me sukses raketën e saj të parë balistike. "Mund të jetë shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj këtë me ju", theksoi Zelenski në Forumin e pavarësisë së Ukrainës 2024 që po mbahet në Kiev.

Nju Jork - Javorja amerikane "Njuzvik" (Neëseek) njoftoi se SHBA-ja dhe vendet-anëtare të NATO-s po humbin gradualisht ndikimin strategjik në Gjeorgji, ndërsa afërsia e saj me Rusinë mund të shkaktojë një problem serioz gjeopolitik për Uashingtonin. "Pavarësisht simbolikës së përhershme properëndimore dhe mbështetjes së madhe nga njerëzit për anëtarësim në BE dhe NATO, Rusia e presidentit Vlladimir Putin është në rritje, ndërsa marrëdhëniet e qeverisë gjeorgjiane me SHBA-në dhe fuqitë e tjera perëndimore me shpejtësi po përkeqësohen. Ndërsa vendet perëndimore theksojnë se lufta ruse në Ukrainë ka forcuar solidaritetin dhe ka futur Finlandën dhe Suedinë në taborin e NATO-s, kandidatja e dikurshme për anëtarësim Gjeorgjia duket se ka shkuar në anën tjetër", theksoi "Njuzvik". 

Moskë - Ekziston rreziku i një incidenti bërthamor në zonën Kursk, deklaroi sot drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, pas vizitës në termocentralin bërthamor në Kursk. “Këtu ekziston rreziku nga një incident bërthamor. Sot më thanë për disa raste sulmesh në territor dhe në objektet e stacionit në përgjithësi, për faktin se operacionet ushtarake po kryhen pak kilometra larg centralit bërthamore, që shkakton frikë dhe shqetësime të mëdha për regjimin e sigurisë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

QËNDRONI TË LIDHUR