• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 15 mars 2023

Shkup - Po ju dërgoj një mesazh të gjithëve dhe ju siguroj se ju dëgjoj me vëmendje si gjithmonë, zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u tha të rinjve me të cilët diskutoi në takimin e projektit “Çfarë duan të rinjtë – Sot profesionet e së ardhmes kërkojnë dituri dhe aftësi”.

Shkup- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në rrjetet sociale publikoi se është realizuar kursim të energjisë elektrike në nivel të MPB-së në janar dhe shkurt të këtij viti.

Bruksel - Qëllimi ynë është që deri në anëtarësimin në BE të kemi digjitalizim të tërësishëm në pikëpagesat në vend, deklaroi sot në Bruksel zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Shkup- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga realizoi takim me drejtorin e NDI-së në vend, Robert Skot Hejzlet. Në këtë takim u bisedua lidhur me procesin e reformës zgjedhore dhe formimin e grupit të punës për këtë qëllim.

Shkup - Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, e cila po e shoqëron shefin e shtetit, Stevo Pendarovski në vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot në Abu Dabi ka takuar drejtoreshën e përgjithshëm të Unionit të përgjithshëm të grave, Nura bin Kalifa Al Suvaidi dhe Rem bin Abdullah Al Falasi, Sekretaresha e Përgjithshme e Këshillit Suprem për mëmësinë dhe fëmijërinë.

Shkup- Suedia do ta përkrah integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa Shkupi anëtarësimin e Stokholmit në NATO, theksuan në takimin e sotëm ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Tobias Bilstrom, kumtoi MPJ.

Shkup - Kuvendi sot e vazhdoi mbledhjen e 71-të me debat për Raportin për punën në Këshillin Gjyqësor për vitin 2021, në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Shkup- Ministria e Punëve të Jashtme, pas informacioneve të publikuara për sulmin e mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, me rajonin e Transnistrisë të udhëhequr nga Kryesuesi i Organizatës, ministri Bujar Osmani, informon për se ë kuadër të OSBE-së, vizitat e delegacioneve të Organizatës dhe vizitat e kryesuesit parashohin protokolle të veçanta sigurie që janë nën kompetencat e vendit nikoqir.

Shkup- Nesër skadon afati kur Komisioni qeveritar për përdorimin e emrave, duhet të marrë qëndrim dhe ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë lidhur me çështjen për riemërimin e shoqatës bullgare "Vanço Mihajllov", nga Manastiri, për shkak të harmonizimit me ndryshimet e Ligjit për shoqata. Në bazë të qëndrimit të Komisionit, ministri i Drejtësisë pastaj duhet të marrë vendim dhe nëse vendimi është negativ, shoqata duhet të shlyhet nga Regjistri qendror.

Shkup - Gjykata Themelore Penale Shkup e ka dorëzuar lëndën e njohur në opinion si “Titanik 2” në Gjykatën e Apelit Shkup më 7 mars 2023, para skadimit të afateve ligjore për ndërmarrjen e veprimeve para Gjykatës së shkallës së parë, informuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup.

Shkup Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesën direkte për pulat e amortizuara të therura në thertore të regjistruara dhe pagesat direkte për brojlerët e rritur dhe therur në thertore të regjistruara.

Tetovë- Studentët e Fakultetit Ekonomik, të drejtimit Financa dhe kontabilitet në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare, janë të parët studentë nga të gjitha universitetet shqiptare, që u është siguruar mundësia e njohjes dhe tregtimit real me aksione dhe obligacione në Bursën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova sot ka zhvilluar një konferencë me përfaqësues të mediumeve ku informoi për çështjet aktuale lidhur me mjedisin jetësor dhe ka prezantuar prioritetet e Ministrisë në periudhën e ardhshme.

Shkup- Le të inkurajohen të rinjtë dhe të na pyesin me zë të lartë për atë që u nevojitet. I dëgjoj gjithmonë dhe me kujdes të rinjtë dhe temat që janë në interesin e tyre, për një të ardhme më të mirë. Ne do t'i kthejmë nevojat e tyre në politika për ta”, tha zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Fatmir Bytyqi në forumin "Çfarë duan të rinjtë - profesionet e së ardhmes sot kërkojnë njohuri dhe aftësi" në kuadër të projektit me të njëjtin emër të zhvilluar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP).

Shkup- Inspektorët do të jenë në terren dhe do të bëjnë kontrolle që të konfirmohet nëse tregtarët kanë vepruar në pajtim me vendimet e Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve nga qumështi, që prej nesër tashmë edhe zyrtarisht hyjnë në fuqi, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe potencojnë se tregtarët deri tani duhej t'i harmonizojnë çmimet sipas vendimeve të Qeverisë.

Shkup - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shtunën në Ohër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, njofton Radiotelevizioni i Kosovës.

Dibër - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të fushatës "E zëshme dhe e guximshme", sot ka realizuar një tjetër punëtori, kësaj radhe me të rinjtë e Dibrës.

Shkup - MPB i mohon lajmet e rreme në lidhje me atë se gjoja nxënës të shkollave të mesme janë gjetur të vdekur në Parkun e Qytetit në Shkup, për shkak të përdorimit të drogës, të cilat përhapen në mediat sociale. 

Shkup - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, si pjesë e delegacionit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot realizoi vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot u takua me përfaqësues të Fondacionit ndërkombëtar për sistemet zgjedhore - IFES.

Tiranë- Është zyrtarizuar sot koalicioni zgjedhor i opozitës shqiptare me lista të përbashkëta për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 14 maj.

Bruksel- Do të ishte ideale që procedura parlamentare për ndryshimet kushtetuese të fillojë para verës, diku në qershor, me qëllim që gjithë procedura të kryhet në një proces gjithëpërfshirës ku do të përfshihen më shumë ekspertë dhe opozita, deklaroi sot në Bruksel zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 

Beograd- Policia ka zbuluar 668 migrantë të paligjshëm në rajonin e Beogradit, Suboticës, Somborit, Kikindës dhe Shabacit dhe në bashkëpunim me Komisariatin Republikan për Refugjatë i ka transferuar në qendrat e pritjes, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Beograd,- Eurokomisarja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson nesër do ta vizitojë Serbinë ku me përfaqësuesit më të lartë shtetëror do të bisedojë për bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, njofton Beta. 

Berlin - Studentët në Gjermani sot mund të kërkojnë ndihmë paushalle prej 200 eurove për të mbuluar faturat e rritura për energji.

Berlin - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot e shkarkoi shefin e forcave të armatosura në vend, Ebehard Zorn dhe e zëvendësoi me shefin ushtarak për operacione vendore, Karsten Broer. 

Moskë Rusia do të tentojë të nxjerrë mbetjet e dronit ushtarak amerikan që ranë në Detin Zi, deklaroi sot Sekretari i këshillit të sigurisë së Rusisë, Nikollaj Patrushev. Njëkohësisht, drejtori i shërbimit të inteligjencës ruse, Sergej Narishkin deklaroi se ekzistojnë mundësi teknike që të mblidhen mbetjet e dronit amerikan. 

Uashington - Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Xho Bajden, Xhon Kirbi, në intervistën e sotme për Si-En-En tha se droni ushtarak MQ-9 Reaper nuk është nxjerrë nga thellësia e Detit të Zi pas incidentit të djeshëm, duke shtuar se ka mundësi që asnjëherë të mos nxirret.

Amsterdam - Gjykata në Amsterdam vendosi sot se kompania Fejsbuk ka vepruar ilegalisht në përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve të saj në Holandë për gati 10 vjet.

Kigali- Mbreti maroken, Mohamed VI zyrtarisht e ka publikuar kandidaturën e Marokut, Spanjës dhe Portugalisë për organizimin e Kampionatit botëror në futboll në vitin 2030.

Nion – Federata evropiane e Futbollit (UEFA) do të sanksionojë klubet dhe qytetet e tyre që refuzojnë të pranojnë tifozë vizitorë.

QËNDRONI TË LIDHUR