• e mërkurë, 21 janar 2026
MIA Flesh

15:00/ 31 dhjetor/ 2025

Shkup - Uroj që Viti i Ri të jetë një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme botërore, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, dua që të vendosemi në Bashkimin Evropian, të vendosur të jetojmë në një mjedis të sundimit të ligjit, demokracisë, prosperitetit ekonomik dhe një mjedisi të shëndetshëm, porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në urimin e saj për Vitin e Ri 2026. "Personalisht ju uroj secilit prej jush Vitin e Ri! Gëzuar Viti i Ri 2026, fëmijë të dashur, gëzuar Viti i Ri të nderuar të rinj, gëzuar Viti i Ri të nderuar qytetarë", tha ajo. Në urimin e saj për Vitin e Ri, presidentja Siljanovska-Davkova u kthye te tiparet kryesore të vitit që lëmë mbrapa, duke e vlerësuar vitin 2025 si një vit të mbushur me ndryshime në skenën ndërkombëtare dhe procese të rëndësishme në vend.

Shkup - Vitin që e lamë pas ishte një vit pune serioze, vendime të kujdesshme dhe qëllim të qartë – stabilizimin e financave publike dhe mbrojtjen e sigurisë ekonomike dhe të qytetarëve. Në vitin 2026 vazhdojmë me menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, përkrahjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e kushteve për investime të reja, porositi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në fjalimin e saj të fundvitit.   "Në fund të këtij viti, sinqerisht dua t'ju falënderoj për durimin, besimin dhe përgjegjësinë, ku të gjithë së bashku e kemi dëshmuar në një periudhë të mbushur plot me sfida. Me menaxhim të përgjegjshëm, politikë fiskale të disiplinuar dhe kontroll të shpenzimeve publike, arritëm t’i stabilizojmë financat publike. Mbajtëm nën kontroll deficitin, ruajtëm likuiditetin e buxhetit dhe përforcuam besimin në sistemin financiar. Paralelisht, investuam me përgjegjësi - në mbrojtjen shëndetësore, arsim, infrastrukturë dhe projekte kapitale që përforcojnë ekonominë dhe mbrojnë standardin e jetesës së qytetarëve", theksoi Dimitrieska - Koçoska në paraqitje.

Shkup - Ministrja Vesna Janevska dhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u shprehin mirënjohje nxënësve, studentëve, mësimdhënësve, profesorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë, prindërve dhe të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për arsim më të mirë dhe më cilësor, për angazhimin e tyre gjatë vitit 2025, dhe ju urojnë arritje edhe më të mira në Vitin e Ri 2026, njoftoi MASH.  "Nxënësit dhe studentët tanë janë gëzimi dhe krenaria e këtij vendi. Ata e meritojnë çdo përpjekje tonën për të mësuar më shumë, për të fituar aftësi të dobishme dhe kompetenca jetësore që do t’u mundësojnë të jenë qytetarë të pavarur, kreativë dhe të përgjegjshëm. Për të gjithë ata, gjatë këtij viti që po mbaron, e kemi rritur dhe forcuar mbështetjen, duke krijuar kushte për përfshirjen në arsim të sa më shumë fëmijëve, në përputhje me mundësitë e tyre.Me mbështetjen e sektorit qytetar, kemi futur arsimin fillor formal për fëmijët që janë në trajtim më të gjatë mjekësor, ndërsa një kujdes i veçantë është kushtuar edhe nxënësve me nevoja të veçanta arsimore", shkruan në urimin e Janevskës dhe MASH-it me rastin e Vitit të Ri.

Shkup- Në një aksion të një ekipi mobil doganor u sekuestruan 40.872 copë mjete piroteknik – fishekzjarre, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kundër autorit të veprës penale, një shtetas maqedonas nga Gostivari, është ngritur procedurë penale për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar të armëve dhe materieve eksplozive, të dënueshme sipas Kodit Penal. "Rasti u zbulua në pikën kufitare të Bllacës, gjatë një inspektimi të një automjeti me targa zvicerane. Gjatë kontrollit, inspektorët e ekipit mobil vunë re se sediljet e pasme ishin të palosura përpara, me të gjithë hapësirën dhe bagazhin e makinës të mbushur me piroteknikë. Gjatë hetimit, u përcaktua se autori i veprës kishte blerë eksplozivët e paligjshëm nga Prishtina dhe donte t'i importonte ato ilegalisht në Maqedoni", thuhet në kumtesën e Doganës.

Dibër – Këshilli i Komunës Dibër në mbledhjen e pestë të rregullt dhe për këtë vit e fundit, të cilën e udhëhoqi kryetari Afrim Krkuti, e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-buxhetin e komunës për vitin 2026.  Për buxhetin i cili është projektuar në 524 098 326 denarë me deficit të planifikuar prej 68 milionë denarë, votuan 14 përderisa kundër ishte një këshilltar i BDI-së.  Sa i përket të ardhurave, shuma maksimale është parashikuar për subvencione, të cilat parashikohen në mbi 289 milionë denarë, të ardhura nga tatimet në 85,3 milionë denarë, transferta në mbi 121 milionë denarë, të ardhura nga kapitali në 7,1 milionë denarë dhe të ardhura nga donacionet në 1,75 milionë denarë.

Varshavë - Reshjet e dendura të borës në Poloni gjatë natës shkaktuan kalona të automjeteve deri në 20 kilometra të gjata në autostradën midis kryeqytetit Varshavë dhe qytetit portual Gdansk në Baltik, kumtoi policia. Qindra njerëz mbetën të bllokuar në automjetet e tyre në kushte akulli, por deri në orët e para të mëngjesit të sotëm komunikacioni u rregullua, shtoi policia. "Situata e vështirë filloi dje pas orës 16:00, kur kamionët e parë në rrugën S7... filluan të kishin probleme gjatë afrimit drejt shpateve, tha Tomash Markovski, zëdhënës i policisë në qytetin verior Olstin.

Helsinki - Autoritetet finlandeze kanë kryer inspektime në një anije luftarake për të cilën dyshohet se ka dëmtuar kabllon nënujore në Gjirin e Finlandës, deklaroi sot presidenti Aleksandar Stub.  Vendet baltike janë në gatishmëri të shtuar pas një serie ndërprerjesh në kabllot e energjisë dhe komunikimit, si dhe të tubacioneve, që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.  "Finlanda është e përgatitur për sfida sigurie të të gjitha llojeve dhe ne u përgjigjemi atyre nëse është e nevojshme", publikoi Stub në platformën Iks.

Apia - Vendet ishullore Samoa dhe Tonga e mirëpritën Vitin e Ri 2026, duke u bërë ndër vendet e para në botë që filluan vitin e ri kalendarik. Viti i Ri 2026 në të dy vendet filloi në orën 12:00 sipas kohës së RMV-së, sipas zonës së tyre kohore UTC+13, si pjesë e valës së parë të festimeve të Vitit të Ri në rajonin e Paqësorit. Samoa Amerikane, e cila ndodhet në një zonë kohore të ndryshme, do të jetë territori i fundit në botë që do të hyjë në vitin 2026.

Velington - Zelanda e Re e priti Vitin e Ri 2026 me fishekzjarre të organizuara dhe ngjarje publike, me çka duke e bërë Paqësorin të parin në botë që hyri në vitin e ri kalendarik.  Në Oklend, qyteti më i madh në vend dhe qyteti i parë më i madh që priti vitin 2026, monumentet kryesore u ndriçuan, ndërsa në kullën "Skaj Tauer" u projektuan fotografi të"momenteve të veçanta" të dërguara nga qytetarët gjatë vitit 2025. Numërimi mbrapsht filloi në urën e "Oklend Harbor Brixh", pas çka vijuan fishekzjarret nga "Skaj Tauer".

Daka - Qindra mijëra njerëz po marrin pjesë në varrimin e ish kryeministres Haleda Zija, e cila vdiq dje në moshën 80 vjeçare. Qeveria e përkohshme, e udhëhequr nga Muhamed Junus, shpalli tre ditë zie, ndërsa flamujt në të gjitha ndërtesat qeveritare u ulën në gjysmështizë. Zia 41 vjet ishte në krye të partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP). Ajo ishte kryeministrja e parë femër dhe dy herë e udhëheqi Bangladeshin - nga viti 1991 deri në vitin 1996 dhe nga viti 2001 deri në vitin 2006. Në vitet 1990, ajo mori epitetin "lidere e pakompromis".

Taipei - Tajvani mbetet në gatishmëri të lartë, një ditë pas ushtrimeve të mëdha ushtarake kineze në të gjithë vendin, publikoi roja bregdetare.  Gjatë stërvitjes, të quajtur "Misioni i Drejtësisë - 2025", Kina lëshoi ​​dhjetëra raketa në drejtim të Tajvanit dhe iu afrua atij me një numër të madh anijesh luftarake dhe avionësh luftarakë. Taipei i dënoi operacionet dhe i quajti ato një provokim dhe kërcënim për stabilitetin rajonal. Ushtrimi u zhvillua dhjetë ditë pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, publikoi se kishte miratuar shitjen e armëve Tajvanit me vlerë prej 11,1 miliardë dollarë, më e madhja ndonjëherë.

Teheran – Në Iran vazhdojnë protestat për shkak të zhvlerësimit të monedhës kombëtare, rialit dhe inflacionit, e sipas mediave lokale, katër studentë janë ndaluar nga Universiteti i Teheranit. Universiteti i Teheranit është i rrethuar nga policia, ndërsa studentët janë të bllokuar në kampusin. Protestat filluan më 28 dhjetor në Teheran, kur tregtarët shprehën zemërimin e tyre për zhvlerësimin rekord të monedhës vendase, rialit, kundrejt dollarit amerikan dhe inflacionin në rritje. Sipas Qendrës Shtetërore të Statistikave, inflacioni në dhjetor ishte 42,2 për qind. Çmimet e ushqimeve janë rritur për 72 për qind, kurse çmimet e ilaçeve për 50 për qind. Protestat u përhapën edhe në qytete të tjera, ndërsa u bashkuan edhe studentë.

QËNDRONI TË LIDHUR