MIA FLESH
- Shkup - Nëse pranohet iniciativa e shtatë vendeve anëtare të BE-së për vendimmarrje me shumicë në vend se sikur deri më tani me konsensus, brenda vetë Bashkimit Evropian, atëherë do të mbizotërojë interesi strategjik i Bashkimit dhe kjo do t'i referohet edhe zgjerimit, shprehet në intervistën për MIA-n Sërgjan Majstoroviq, kryetar i Bordit drejtues të Qendrës për Politikat Evropiane dhe anëtar i BIEPAG, ekspert për çështjet evropiane dhe njohës i mirë i politikave të BE-së.
15:00/ 18 qershor/ 2023
Shkup - Nëse pranohet iniciativa e shtatë vendeve anëtare të BE-së për vendimmarrje me shumicë në vend se sikur deri më tani me konsensus, brenda vetë Bashkimit Evropian, atëherë do të mbizotërojë interesi strategjik i Bashkimit dhe kjo do t'i referohet edhe zgjerimit, shprehet në intervistën për MIA-n Sërgjan Majstoroviq, kryetar i Bordit drejtues të Qendrës për Politikat Evropiane dhe anëtar i BIEPAG, ekspert për çështjet evropiane dhe njohës i mirë i politikave të BE-së.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën për demokracinë në Evropë, në Stokholm, Mbretërinë e Suedisë bashkë me delegacionin e përbërë nga deputetët Sonja Mirakoska, Remzi Mehmedi dhe Nikolla Micevski.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Xhejms Klleverlli, nga nesër do të jetë për vizitë pune disa ditore në Mbretërinë e Bashkuar.
Shkup - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka frekuencë të shtuar dhe pritja për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e dy sanksione për gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet e pesë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.
Tetovë - Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) dje në Tetovë organizoi event për të shënuar 30 vjetorin e angazhimit politik të kryetarit të partisë Menduh Thaçit. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në PDSH bëri të ditur se në këtë ngjarje Menduh Thaçi ka mbajtur fjalim me një përmbledhje të angazhimit të tij politik që ka filluar në vitin 1993.
Shkup - Situata me nivelet e ujërave të lumenjve në vend dalëngadalë po qetësohet, nuk ka reshje të reja dhe niveli i ujit pritet të ulet, thotë në deklaratë për MIA-n drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov.
Shkup - Krimi i përgjithshëm në rajonin e SPB Ohër në pesë muajt e fundit të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 22 për qind, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Shkup - Në mesin e personave që ranë në lumin Lepenc në rrugën Shkup - VK Bllacë gjatë aksidentit të djeshëm me makinë me targa të Kosovës ka edhe një të mitur, informuan sot nga MPB-ja.
Shkup- Gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka rënë në Prilep dhe Pozhar - 21 litra për metër katror, 15 në Demir Kapi, 7 në Berovë, 5 në Pretor, 4 në Topolçan dhe Strumicë, 3 në Manastir, Ohër dhe Pozharanë, 2 në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Hanet e Mavrovës dhe një litër për metër katror në Gjurishtë, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup - Vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur në lumin Lepenc, ka informuar për MIA-n, Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).
Shkup - Nesër dhe të martën do të mbajë mot stabil dhe dukshëm më i ngrohtë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup - Në lumin Vardar, afër fshatit Ulanci, Komuna Gradsko, është vërejtur një trup i pajetë i njeriut, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Veles.
Tetovë - Nëpunës policor nga SPB Tetovë gjatë natës së kaluar në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 05:00 kanë realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 12 shoferë (TE-7 dhe GV-5).
Shkup - Nëpunës policorë nga SPB Shkup- Njësiti për tregti të palejuar dhe Njësiti i policisë intervenuese në koordinim me Departamentin e policisë kriminalistike- Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, sot pas marrjes së informatave operative dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale sipas nenit 396 dhe nenit 215 të Kodit penal, kanë kryer bastisje në shtëpinë e G.B. (37), shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Kondovë-Shkup dhe te partnerja e tij A.GJ. (34) nga Shkupi.
Beograd - “Biseda me Albin Kurtin është e kotë, nuk do të bisedoj me të, lironi serbët e arrestuar, tërhiqni normat e fundit për mallrat serbe, tërhiqni kryebashkiakët e rrejshëm dhe policinë nga veriu i Kosovës dhe do të mendoj në vazhdimin e dialogut teknik”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në fjalimin e sotëm para opinionit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Berlin –Një tunel i ngushtë për arratisje nga koha e Luftës së Ftohtë i gërmuar nën Murin e Berlinit është zbuluar së fundmi gjatë punimeve ndërtimore në kryeqytetin gjerman.
Pekin - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, ka mbërritur sot në Pekin për bisedime me zyrtarë të lartë kinezë, njoftoi televizioni shtetëror, duke komentuar se kjo është një vizitë që synon rikthimin e marrëdhënieve të acaruara mes dy vendeve.
Kiev – Një zyrtar i emëruar nga autoritetet ruse ka pranuar sot se Ukraina ka rimarrë një fshat në rajonin jugor të Zaporozhjes, që është suksesi i tyre i parë në atë front që kur nisi kundërofensiva në fillim të këtij muaji.
Nju Delhi – Kryeministri indian Narendra Modi u ka dërguar një letër liderëve të G20-ës duke propozuar anëtarësimin e plotë dhe të përhershëm të Bashkimit Afrikan në samitin e ardhshëm në Indi.
Hartum – Palët ndërluftuese të Sudanit sot ranë dakord për një armëpushim 72 orësh, një ditë para konferencës ndërkombëtare të donatorëve për të lehtësuar vuajtjet e civilëve dhe refugjatëve sudanezë në vendet fqinje.
Kiev – Forcat ukrainase shkatërruan një depo “të rëndësishme” municionesh pranë qytetit port të pushtuar Heniçesk në rajonin jugor Herson, tha sot zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesës, Serhi Bratçuk.
Manila – Të gjithë 120-të personat në tragetin që u përfshi sot në det në Filipinet qendrore janë shpëtuar, njoftoi roja bregdetare.
Londër - Kai Haverc është shumë afër kalimit në Arsenal. Këtë informacion e ka bërë të ditur sot gazetari i “Sky Sport”, Florian Pletenberg.