• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/27 janar/2024/

Shkup - Presidenti i Stevo Pendarovski ka dërguar mesazh me rastin e 27 janarit, Ditës ndërkombëtare të viktimave të Holokaustit.

Shkup - Mandatari i qeverisë së ardhshme kalimtare Talat Xhaferi sot pritet në Kuvend të dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së ardhshme kalimtare. Sipas paralajmërimeve, mbledhja plenare për zgjehdje të qeverisë kalimtare duhet të mbahet të dielën, por nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, më saktë informata për terminin e mbajtjes së mbledhjes paralajmërojnë për sot pasdite.

Shkup - Akoma po bisedohet dhe po bëhen analiza për koalicion të mundshëm LSDM-BDI, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Shkup - Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot pati paraqitje në Fejsbuk ku tha se dita e nesërme është historike sepse në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar.

Shkup - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se ata mbeten në qëndrimin se nuk do ta mbështesin qeverinë teknike. Për mediumet sot ai deklaroi se nuk pret turbulenca në proceset e ardhshme me qeverinë kalimtare sepse, tha, "ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë".

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se sot do të punojnë sportelet për dhënie të dokumenteve të gatshme në objektet "Beko" dhe RTVM në Shkup.

Shkup - Hynë në fuqi dispozitat e reja ligjore nga fusha e aviacionit të cilat mundësojnë transponim të plotë të rregullativës së re të BE-së nga fusha e komunikacionit ajror. Kompetencat, aktivitetet dhe organizimi rreth gjurmimit dhe shptimit në aviacion kalojnë në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), helikopterët e MPB-së kthehen në regjistrin civil të parkut ajror të AAC, ndërsa parashihet edhe një burim i pavarur i financimit të autoriteteve të aviacionit civil.

Shkup - Konferencë ndërkombëtare me temë "Zgjerimi i ardhshëm i madh i Evropës: Kontribut për paqen apo sfidë për stabilitetin e Evropës" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Unionit panevropian të Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Unionin panevropian të Austrisë.

Dibër - Pas dy dekada e gjysmë sërish është emëruar prokuror shtetëror në Dibër, i cili në kuadër të kompetencave të tij do ta mbbulojë edhe Qendrën Zhupa.

Tetovë - Qytetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kdrën e Diellit prej sot do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë linjën e re të autobusit e cila niset nga Tetova. Drejt qendrës së skijimit deri më tani nuk pati linjë të rregullt autobusi, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transport të shtunën dhe të dielën.

Shkup - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë - 7 gradë, në Manastir - 5, në Kodrën e Diellit -4, në Kriva Pallankë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë - 3, në Shkup-Petrovec, Tetovë, Ohër, Pretor, Shtip, Krushevë, Dibër dhe Hanet e Mavrovs - 2, Vinicë, Kavadar dhe Veles -1, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë 0, Dojran dhe Gjevgjeli 4 gradë.

Bruksel - Holokausti filloi me antisemitizëm dhe urrejtje dhe detyrë e jona si evropianë është ta ndërtojmë Bashkimin Evropian pa antisemitizëm dhe çfarëdo lloj forme të racizmit dhe diskriminimit, deklaroi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit - 27 janari dhe 79-vjetori i çlirimit të kampit nazist të koncentrimit "Aushvic-Birkenau".

Jerusalem - Armata izraelite sot kumtoi se në 24 orët e fundit ka vrarë së paku 11 luftëtarë palestinezë në qytetin Kan Junis, që ndodhet në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Gaza - Një raketë është lëshuar mëngjesin e sotëm nga Rripi i Gazës në drejtim të qytetit jugor izraelit Sderot, raporton "Tajms of izrael".

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të udhëtojë për vizitë disaditëshe në SHBA, ku do të ketë takime me përfaqësues të Administratës amerikane dhe Kongresit.

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se të mërkurën do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e cila i bëri thirrje Izraelit të parandalojë çfarëdo lloj akti të "gjenocidit" në Gazë. Takimi do të mbahet në orën 16 sipas kohës lokale, me kërkesë të Algjerisë.

Uashington - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin pritet të kthehet në pentagon të hënën pas pothuajse një muaji në spital për shkak të komplikimeve pas operacionit të kancerit të prostatës në dhjetor, kumtuan agjencitë e huaja.

Nju-Jork - Porota në gjykatën federale në Nju-Jork e urdhëroi ish-presidentin amerikan, Donald Tramp t'i paguajë dëmshpërblim prej 83,3 milionë dollarëve Elizabet Xhin Kerol, e cila e akuzoi se e ka shkatërruar imazhin e saj prej gazetareje të besueshme me mohimin se e ka dhunuar para pothuajse tre dekadave.

Manilë - Ushtarët filipinas vranë nëntë militantë të dyshuar myslimanë në jug të venditl përfshirë edhe dy nga të dyshuarit kryesor për sulmin me bombë muajin e kaluar në të cilin jetën e humbën katër të krishterë, kumtoi sot ushtria.

Brizban - Dhjetëra mijëra njerëz në shtetin australian Kuinslend kanë mbetur pa energji elektrike, dy ditë pasi që cikloni tropikal solli erëra shkatërruese dhe shi të fuqishëm.

QËNDRONI TË LIDHUR