• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 3 tetor/ 2024

Shkup - Deputetët në kuadër të seancës së sotme të 16-të plenare i votuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financimit të terrorizmit dhe Ligjit për eksproprojim. Deputeti i "Frontit evropian", Sali Murati theksoi se në ndryshimet ka disa mangësi nga aspekti procedural, mangësi thelbësore dhe juridike dhe probleme praktike në zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij Ligji.

Shkup - Procesi i eurointegrimit tonë ende pengohet nga pengesat të cilat duken gjithnjë e më të padrejta, dhe kjo jo vetëm që e teston rezistencën e institucioneve, por edhe durimin e popullit, theksoi ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin para delegacioneve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në kuadër të sesionit vjeshtor të Asamblesë parlamentare të KE-së, që mbahet prej 30 shtatorit deri më 4 tetor në Strasburg, kumtoi MPJdheTJ.

Shkup - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev ka realizuar takim me ministren e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal të Republikës së Serbisë, Jelena Zhariq-Kovaçeviq, në të cilin kanë biseduar për zonat e bashkëpunimit të drejtuara drejt avancimit të sistemeve të administratës publike në dy vendet. Siç njoftoi Ministria e Administratës Publike, në takim janë theksuar relacionet e shkëlqyera mes shteteve, me ç'rast dy ministrat kanë shprehur përkushtim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes dhe reformave administrative.

Shkup - Në lidhje me thirrjet për dorëheqje i'u përgjigja Bojko Borisovit.E thashë atë që kisha për të thënë dhe qëndroj pas çdo fjale që kam thënë në temën e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Fatkeqësisht, 20 politikanë që janë në fund të karrierës së tyre politike, gjithsej 20 persona, disa prej të cilëve janë politikanë në fund të karrierës së tyre politike, dhe disa janë historianë që nuk mund të ndjekin karrierë tjetër përveç karrierës së Maqedonisë, duke shkatërruar marrëdhëniet mes dy kombeve të afërta si maqedonase dhe bullgare, që mendoj se është një tragjedi për Bullgarinë. Unë nuk mund dhe nuk dua të bëj atë që bëjnë politikanët bullgarë, të them se kush duhet ta udhëheqë Bullgarinë, por ajo që mund të them është se është e trishtueshme ajo që po bëjnë në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Nuk kemi qenë kurrë më larg njëri-tjetrit, gjë që mendoj se flet shumë për energjinë që ata sollën negativisht në marrëdhënien tonë, ndaj i qëndroj çdo fjale që kam thënë për këtë temë. Ndërtimi i një hekurudhe është një çështje krejtësisht tjetër dhe nëse ka një minimum njerëzish përgjegjës në anën tjetër, dhe mendoj se ka, sepse atje janë më shumë se 20 njerëz që janë pjesë e elitës politike dhe shkencore, do të gjejmë një zgjidhje të zakonshme për t'u lidhur me një hekurudhë. 

Shkup - Gratë si lidere në shoqëri mbajnë ndryshime pozitive edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat përballen si pagë të pabarabartë, qasje të kufizuar te pozitat udhëheqëse dhe barrierat sistematike. Por, edhe krahas këtyre sfidave, ne vazhdojmë me arritje, t'i zhvendosim kufijtë dhe ta kërkojmë vendin tonë të vërtetë në të ardhmen që edhe ne e formojmë, tha ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në Forumin ekonomik të grave-Ballkani 2024.

Shkup - Bashkëpunimi dypalësh shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve dhe nismat për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) ndërmjet ministrit Vlado Misajlovski dhe deputetit gjerman në Bundestag, Piter Bejer.

Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Llashkoska, e hapi manifestimin “Perspektivat për konkurrencën e Ballkanit Perëndimor për vitin 2024” në të cilën u prezantuan gjetjet kryesore konkrete për profilin ekonomik të vendit tonë nga vlerësimi i realizuar në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Shkup - Përfaqësues të Koalicionit "Ndryshojmë" dhe nga VMRO-DPMNE sot në Kuvend kanë realizuar takim, në të cilin kanë biseduar për kompensimet e papaguara të asistentëve personalë për muajin e gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë. Nga Koalicioni "Ndryshojmë" për të shtunën, 12 tetor, para Qeverisë paralajmërojnë protestë nëse nuk zgjidhet kjo çështje. "Sot jemi këtu me kërkesë të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e tyre të koalicionit, lidhur me problemin e shkaktuar, gjegjësisht kompensimet e papaguara të asistentëve personalë për muajin e gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë. Kemi biseduar edhe kemi kërkuar që ata të jenë ndërmjetës në Ministrinë e Politilkës Sociale, demografisë dhe Të Rinjve, sepse ata janë kompetentë konfrm problemit të shkaktuar për mosgaesë të asistentëve. Kemi kërkuar që ne të marrim pjesë në ekipin negociues si organizatë joqeveritare dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë, ku së bashku do të përgatisim raport, i cili do t'i detektojë të gjitha dobësitë", deklaroi Suaret Alishan nga Koalicioni "Ndryshojmë" pas përfundimit të takimit.

Prilep - Prilepi ëshë tronditur thellë nga tragjedia e madhe në të cilën humbën jetën tre bashkëqytetarët e tyre, personeli mjekësor: Aleksandar Risteski, radiolog specialist, gjinekologu Nikolla Vasilevski dhe teknologia radiologjike Fançe Jovanoska.  Me ngushëllime për familjet për jetët e humbura dhe profesionistët e lartë, në faqen e saj të Fejsbukut ka njoftuar edhe Spitali "Pllodnost" nga Manastiri ku kanë punuar viktimat.  

Manastir - Është konstatuar gjendje kaosi në minierat e thëngjillit në Manastir, sepse aspak nuk është mbajtur llogari që mënjanimi i zgjyrave të bëhet në pajtim me projektin kryesor dhe plotësues, ndërkaq si pasoja të saj, nuk ka zbulime të thëngjillit nga të cilat mund të sigurohet mihje e sigurt dhe e vazhdueshme për nevojat e termo-blloqeve, theksoi Zoran Konjanovski, drejtor për prodhim dhe anëtar i KD të SHA EMV. Konjanovski theksoi se në sezonin e ardhshëm ngrohës, kryesitë e reja të SHA EMV dhe të REK Bitola hyjnë me analizë të kryer gjithpërfshirëse të gjendjeve aktuale në kombinatet xeherore energjetike.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ngushëllon familjet e mjekëve të cilët sot humbën jetën në një aksident rrugor në Prilep. "Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep. Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut.  Ngushëllimet më të siqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre",  ka shkruar Taravari në Fesjbuk. 

Shkup - LAMM njoftoi se nga ora 16:25 është normalizuar qarkullimi në rrugën Prilep-Manastir në afërsi të fshatit Lagovë. Afër Lagovës mëngjesin e sotëm  ka ndidhur një aksident i rëndë komunikacioni ku tre persona  humbën jetën dhe një është lënduar.

Shkup - Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) ka konstatuar se është bërë diskriminim ndërsektorial nga ana e Universitetit ndërkombëtar ballkanik (UNB) ndaj gjashtë punëtoreve maqedonase. Sipas parashtresës, universiteti ka liruar nga puna këto gra pa arsye të panjohura. KPMD rekomandon që Universiteti t'i kthejë në punë, në të kundërtën paralajmëron procedurë kundërvajtëse. Sipas pretendimeve në parashtresë, UNB ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj gjashtë grave të përkatësisë maqedonase. Prej tyre, katër punonjës me kontratë në afat të pacaktuar janë shpallur si tepricë teknologjike, megjithëse të gjithë kanë pasur mbi 10 vite stazh dhe kanë qenë ndër punonjësit e parë me më shumë përvojë, ndërsa dy të tjerave u është dhënë shkresë me lajmërimin se nuk do t’u vazhdohen kontratat dhe të mos vijnë në punë deri në skadimin e kontratës. Ata thonë se si rezultat i këtyre largimeve, në Shkollën e anglishtes, si njësi e universitetit nuk ka mbetur asnjë maqedonase.

Shkup – Lufta midis Iranit dhe Izraelit e bën vendin dhe rajonin potencialisht të rrezikshëm dhe për këtë arsye duhet të kemi shkëmbim edhe më intensiv të informacioneve me partnerët strategjikë – SHBA-në dhe NATO, konsideron Marjan Gjurovski, koordinatori kombëtar i Rrjetit ballkanik të sigurisë dhe bartësi i projektit për të parandaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. 

Shkup - Pas zjarrit në ndërtesën në rrugën "Serava" në lagjen e Shkupit Çair, i cili zgjati mbi 30 orë, duhet të bëhet kontrolli i elementeve konstruktive të ndërtesës para se të kthehen banorët, këshillojnë ekspertët. Dekani i Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup, profesori Goran Markovski në deklaratë për MIA-n thotë se në raste të tilla është e domosdoshme analiza serioze e elementeve konstruktive të ndërtesës.

Shkup - Në kuadër të programit vjetor të I.N. Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë nesër në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë do të shfaqet përralla simfonike për fëmijë “Pjetri dhe Ujku”, një koncert i dedikuar për publikun më të ri. Orkestra kamertale nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Angel Spiroski, së bashku me narratorin Rrahim Ramadani, do t’i udhëheqin fëmijët në botën e mrekullueshme të muzikës klasike të Sergei Prokofievit, në dy shfaqje, një në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Strumicë - Strumica ndodhet para një katastrofe ekologjike nëse në një kohë të shkurtër nuk zgjidhet problemi me ujin e pijshëm, theksoi kryetari i Komunës Kostadin Kostadinov në seancën e sotme të Këshillit të Komunës ku u diskutua për problemet me furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët i cili prej gjashtë ditësh është ndalur për shkak të sasisë së madhe të manganit. Sipas tij, burimi i ndotjes dhe i pamundësisë për të pastruar ujin është në digën "Turia", prej nga vjen uji i papërpunuar me një prani të lartë të manganit. Ai edhe njëherë u bëri thirrje të gjithë kompetentëve– Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, ShA “Menaxhimi i Ujërave” dhe Ministrisë së Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor të ulen dhe të bisedojnë për zgjidhjen e këtij problemi.

Prishtinë - Me ftesë të presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Makron dhe të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate. Gjatë qëndrimit në Paris, siç theksohet në kumtesë, presidentja Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. 

Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Forumin e Dytë ekonomik gjermano-kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku ka theksuar se “me qasjen vetizoluese të Qeverisë”, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, Kosova është shkëputur nga harta e investimeve të huaja.   Haradinaj ka thënë se Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

 Athinë -  Për momentin nuk ka rrezik të dukshëm për rritjen  e valëve të migrantëve, por padyshim jemi në gjendje të gatishmërisë së plotë, pasi vendi duhet të jetë i përgatitur për të gjitha skenarët, tha zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis në konferencën e sotme të rregullt për media, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në takimin e jashtëzakonshëm të djeshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të qeverisë të mbajtur nga kryeministri grek Kirjakos Micotakis, ku u vlerësua situata e sigurisë dhe ngjarjet në Lindjen e Mesme, një nga temat ishte çështja e emigrantëve, ndërsa gazeta "Katimerini" shkruan se janë shqyrtuar masat e mundshme që fillimisht mund të vendosen, si rritja e kapaciteteve në disa nga 33 qendrat e pritjes së refugjatëve në vend.

Athinë - Me aeroplan transportues C-130 të aviacionit ushtarak të Greqisë janë evakuuar me sukses nga Bejruti 38 shtetas qipriotë dhe 22 grekë, njoftoi korrespondentja e MIA nga Athina. Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka njoftuar në platformën Iks se shefi i Shtatmadhorisë, Dhimitrios Hulis në kohë reale e ka informuar "për epilogun e suksesshëm të operacionit për evakuimin e Bejrutit" të 60 personave dhe hyrjen e aeroplanit në hapësirën ajrore të Qipros.

Berlin - Presidenti amerikan Xho Bajden javën e ardhshme do të qëndrojë në vizitën e parë zyrtare të presidentit amerikan në Gjermani pothuajse pas 40-të vitesh, kumtoi sot kabineti i presidentes gjermane Frank-Ualter Shtajnmaer. Asnjë president amerikan nuk ka qëndruar për vizitë shtetërore nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990-të, ndërsa vizita e fundit e tillë ishte e Ronald Regan në vitin 1985, kur Hemlut Kol ishte kancelar gjerman. Regan udhëtoi në Bon, atëherë kryeqyteti i Gjermanisë Perëndimore, Bitburn dhhe Bergen Belsen.

 Berlin - Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së iniciativës "Kurrë më luftë" për të marshuar nëpër qendrën e Berlinit në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë", njoftoi DPA. Ata mbanin pankarta që bënin thirrje për diplomaci në vend të luftës dhe për ndalimin e dërgimit me armë në Ukrainë, shtoi agjencia gjermane. Shumë pjesëmarrës në marsh valëvitën flamujt me pëllumbin e paqes,  ndërsa nga tre drejtime  u mblodhën  përpara "Kolonës së Fitores" në Berlinin qendror. 

Brindizi - Aeroplani i "Rajaner", i cili është dashur të fluturojë nga Brindizi deri në Torino, sot urgjentisht është evakuuar pasi që një nga motorët ka marrë flakë papritur. Në incident janë evakuuar 184 udhëtarë, ndërsa kapiteni ka vendosur që t'i aktivizojë rrëshqitëset për evakuim urgjent. Menjëherë pas kësaj zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Gjenevë - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot deklaroi se në Liban në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 punëtorë shëndetësorë. "Shumë punëtorë (të tjerë) shëndetësorë nuk paraqiten në detyrë dhe kanë lënë punën e tyre për shkak të bombardimeve", tha Tedrosi në një brifing onlajn me gazetarë. Sipas tij, kjo seriozisht  kufizon  vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. 

Bruksel - Bashkimi Evropian sot filloi tre programe investuese për më shumë se 700 milionë euro për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor dhe rajoneve tjera, të cilat sipas pritjeve do të mobilizojnë 6,3 miliardë euro investime publike dhe private. Programet të cilat reflektojnë përkushtim të fortë të rezistencës së klimës dhe prosperitetit ekonomik gjithëpërfshirës janë mbështetur nga Fondi Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm (EFSD+), si pjesë e nismës Globaj getuej, thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.

Bruksel - Sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Mark Rute tha se takimi i ardhshëm në nivel të liderëve të Grupit të kontaktit për sigurim të ndihmës mbrojtëse për Ukrainën është i rëndësishëm, por leja për heqje të kufizimeve të sulmeve thellë në Rusi duhet të jepet individualisht nga vendet e NATO-s, dhe jo nga Aleanca në tërësi.

Bruksel - Komisioni evropian sot kumtoi se do ta padisë Hungarinë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë për shkelje të mundshme të të drejtave të privatësisë dhe lirisë së të shprehurit dhe bashkim, për shkak të ligjit të ri me të cilin autoritetet mund t'i hetojnë dhe ndjekin personat e akuzuar për minim të sovranitetit të vendit.

Tel Aviv -  Ushtria izraelite ka bërë të ditur se sot ka vrarë 15 militantë të Hezbollahut në Libanin jugor dhe ka bombarduar Bejrutin, pasi forcat e saj pësuan ditën më vdekjeprurëse në frontin libanez në konfliktin njëvjeçar me grupin e mbështetur nga Irani. Izraeli, i cili pothuajse një vit po lufton me Hamasin në Gazë, ka dërguar ushtarë në Libanin jugor pas dy javësh sulme ajrore intensive.

 Bejrut - Në sulmet izraelite në Liban që filluan më 8 tetor të vitit të kaluar, kanë humbur jetën 1.974 persona, ndër të cilët 127 fëmijë, bëri të ditur sot ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abaid. Abiad njoftoi se viteve të fundit janë plagosur 9.384 persona, raporton Bi-Bi-Si.

Bejrut - Një ushtar libanez sot është vrarë në qytetin jugor Tajbeh në një sulm izraelit, ndërsa një ushtar tjetër ishte vrarë menjëherë pastaj në një sulm në Bint Xhbeil. Siç transmeton DPA, këta janë viktimat e parë ushtarak që nga fillimi i ofensivës tokësore izraelite në Liban.

Bejrut - Shefi i diplomacisë libaneze Abdalla Bu Habib nël një intervistë për CNN deklaori se lideri i mlparshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah është frarë menjëherë pasi që është pajtuar për armëpushim të përkohshëm me Izraelin. Armëpushimi, i cili ka përfshirë 21 ditë, është anuluar nga SHBA-ja, Franca dhe nga aleatët tjerë, thekson CNN. "Ata na thanë se z. Netanjahu është pajtuar për këtë dhe kështu ne gjithashtu kemi marrë pajtueshmëri nga Hezbollahu për këtë dhe e dini se çka ndodhi që atëherë", deklaroi ministri libanez i Punëve të Jashtme, Abdalla Bu Habib në për CNN.

QËNDRONI TË LIDHUR