• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15;00/ 24 dhjetor/ 2023

Shkup - Nëpunës policorë të SPB Shkup sot  në territorin e Bit Pazarit në Shkup, kanë privuar nga liria V.V. (35) nga Shkupi, i cili është pikasur se si në një tezgë të improvizuar ka shitur mjete piroteknike.

Shkup - Më së ftohti me -3 gradë Celsius sot në mëngjes është në Shkup-Petrovec dhe Berovë, shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 30 centimetra, kumtuan nga DPHM-ja.

Shkup – Mediat sociale më shumë se 15 vjet kanë qenë pjesë e funksionimit dhe miljesë së përditshme. Mirëpo, fatkeqësisht, na mungon shkalla e arsimimit digjital dhe përdorimi i të gjitha veglave në drejtim të asaj që të marrim më shumë për veten tonë, shprehet në intervistën për MIA-n komunikologu Bojan Kordallov. Le të jemi të realtë, shton ai, te ne as që ofrohen shumë mundësi për përdorimin e drejt të teknologjive të internetit sepse institucionet nuk diktojnë ritmin e shërbimeve të mira publike në mënyrë digjitale. Sa më shumë ta përshtatim shoqërinë në mënyrë digjitale, aq më e lehtë do të jetë mbajtja e të rinjve në Maqedoni.

Shkup - Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 143 sanksione, prej tyre gjashtëdhjetë e dy sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, kumtuan nga MPB-ja.

Shkup - QMK rajonale Manastir kumtoi se zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve NJTKZ Prilep nga ora 21:15 deri në ora 00:20 me tre zjarrfikës dhe një automjet kanë kryer operacionin e shpëtimit dhe kanë nxjerrë një person i cili kishte rënë në një bunar në mes të fshatit Cërnilishtë dhe Gostirazhn të Komunës së Dollnenit.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 60 metra ka në Demir Kapi.

Gjenevë - Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për shpëtimin e 185 personave, kryesisht gra dhe fëmijë, nga një anije në telashe në Oqeanin Indian.

Podgoricë - Policia malazeze sot kumtoi se pas mejleve kërcënuese për bomba te vendosura në shkolla, qëndron një fëmijë nga Podgorica, për të cilin shkak javën e kaluar tre ditë me radhë nuk është mbajtur mësim në shkolla në disa qytete në Mal të Zi.

Teheran - Autoritetet iraniane sot hodhën poshtë akuzat e SHBA-së për përfshirje në sulmet e fundit të kryengritësve jemenas Huthë mbi anijet në Detin e Kuq.

Gazë - Lëvizja islamike palestineze Hamas ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar për ekzekutimin e 137 civilëve që dyshohet se janë kryer nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Bruksel - Ministria e Punëve të Brendshme të Belgjikës sot lëshoi paralajmëri për pritjen e erërave të forta në rajonet e Belgjikës afër Detit të Veriut nga ora 12:00 deri në 20:00, të cilat në disa vende do të arrijnë shpejtësi prej 80 deri në 100 kilometra në orë.

Kiev Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa nëntë janë plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, deklaroi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

Managua- Të paktën 16 persona kanë vdekur, mes tyre disa fëmijë, ndërsa mbi 26 të tjerë janë lënduar kur një autobus është përmbysur në një autostradë në veri të kryeqytetit, tha zëvendëspresidentja e Nikaraguas, Rosario Murillo.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të mbrojë civilët në Rripin e Gazës, por jo edhe për një armëpushim, njoftuan agjencitë e huaja.

Uashington - Një shkatërrues amerikan që patrullonte në Detin e Kuq ka rrëzuar katër drone luftarake të dërguar nga Jemeni dhe të drejtuar kah ajo anije, kumtoi sot Komanda qendrore ushtarake amerikane (Centkom).

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot i mohoi pretendimet se SHBA-ja e ka bindur Izraelin të mos i zgjërojë operacionet e tij ushtarake.

Okala - Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Florida. Sulmuesi ka hedhur armën dhe ka ikur, njoftoi policia në shtetin juglindor amerikan.

Gazë - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot kumtoi se 20.424 persona janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Palu  - Të paktën 13 punëtorë e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në shpërthimin e një furre të lartë në fabrikë për përpunimin e nikelit në pronë kineze në ishullin indonezian Sullavesi, kumtoi policia dhe personat zyrtarë.

Romë - Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo e ka lavdëruar ekipin e tij për fitoren e mbrëmshme me rezultatin 2:0 ndaj Napolit, në kuadër të Seria A.

QËNDRONI TË LIDHUR