18:00 / 23 maj / 2024
Shkup - Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit “VLEN” e që aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta. Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.
Shkup - Këshilli penal nga Departamenti për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka refuzuar ankesën si të pabazë dhe e ka konfirmuar vendimin për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për gjykatësin Naqe Georgiev. Gjykata ka vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit Georgiev kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake nga 21 maji i këtij viti.
Shkup - Emrat e shumë kandidatëve të mundshëm, sipas shkrimeve në media, janë në lojë për pozitën e liderit të LSDM-së pasi Dimitar Kovaçevski dje zyrtarisht dha dorëheqje nga funksioni pas humbjes së partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Drejtori aktual i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoev në pyetjen nëse do të kandidohet për kryetar të partisë, në deklaratë për MIA-n thotë se ende nuk ka vendosur.
Shkup - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) i publikoi raportet për reklamim të paguar politik (RPP) të emetuara gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për zgjedhjet parlamentare 2024. Në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, gjithsej 57 transmetues (32 televizione dhe 25 radio) kanë lidhur marrëveshje me dy pjesëmarrës në fushatën zgjedhore.
Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të ditës së nesërme të festës së madhe shtetërore, 24 Majit – Ditës së Iluminstëve Pansllavë, Shën Cirili dhe Metodi, organizoi manifestim për nder të iluministëve, që janë baza mbi të cilët krijohet shkrim-leximi maqedonas.
Tetovë- David Geer ambasadori i BE-së në vendin tonë, sot e vizitoi Universitetin e Tetovës ku u prit nga Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Sekretari i përgjithshëm dhe prorektorët e këtij institucioni.
Tetovë - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir nga Tetova sot porositi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike do të rezultojnë me Qeveri të re, ndërsa ata si BE dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjithë partitë politike, të cilat do të mbajnë dhe avancojnë proceset integruese evropiane të vendit. Ai tha se nuk do të komentojë negociatat që po vazhdojnë për përbërjen e Qverisë së re.
Gostivar - Pas gati një viti nga fillimi i punëve për rinovim dhe rikonstruim, sot ishte lëshuar në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në Spitalin e përgjithshëm "Ferid Murad" në Gostivar. Njeriu u parë i këtij institucioni shëndetësor, Ylber Ademi theksoi se reparti ishte i vetmi që ishte pa rinovuar që nga ndërtimi i spitalit. Sipas tij, pacientët dhe personeli mjekësor do të kenë hapërisë më të këndshme për qëndrim dhe mjekim.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë dhjetë ditëve të kaluara ka nisur një seri takimesh me krerë të partive politike që janë në opozitë por edhe bashkëpunëtorët e tij në kuadër të koalicionit qeverisës, me çka çështja e shkuarjes në zgjedhje të reja është një prej temave të diskutuara në këto darka të cilat i organizon ai, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës miratoi propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit ndëshkues – burgut në Gjilan për kryerjen e dënimeve për të burgosurit nga Danimarka, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Marrëveshja nuk u votua në Kuvend në seancën e mbajtur një javë më parë, pas së cilës Qeveria të hënën sërish e dorëzoi deri në Kuvend.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e sotme ku në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare ka miratuar draft- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëfinancimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Tiranë - Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila sot është për vizitë në Shqipëri, mbajti fjalim para deputetëve në Parlamentin shqiptar, me ç'rast mes tjerash tha se "bota po ballafaqohet me probleme serioze, ndërsa diplomacia, është zgjidhja e vetme për fund të konflikteve". Ajo e ka përmendur luftën në Ukrainë, për të cilën tha se nuk po bëhet mjaftë në mënyrë diplomatike, që t'i jepet fund konlfiktit.
Sarajevë - Në rajonin e Srebrenicës sot një numër i madh i anëtarëve të Drejtorisë për Koordinim të Trupave të Policisë së BeH janë shpërndarë para Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë, që ishte e mbyllur për vizitorët në orën 14. Një numër i madh i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërbska ishin shpërndarë në Srebrenicë, ku sot u mbajt mbledhja e Qeverisë së RS, në të cilën morën pjesë presidenti i RS, Millorad Dodik dhe ministra serbë në Këshillin e Ministrave të BeH.
Athinë - Mbështetjen greke për Ukrainën e ka përsëritur kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis gjatë bisedës së sotme telefonike me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, informuan nga kabineti i Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë - Greqia mbetet e përkushtuar në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurisë për zgjidhje me dy shtete, me Jerusalemin lindor si kryeqytet të shtetit palestinez dhe në kufijt para vitit 1967, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavllos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët lidhur me atë nëse Greqia ka për qëllim ta njohë Palestinën, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë - Porosi deri te drejtuesit e VMRO-DPMNE-së që të respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të përdor emrin Maqedonia e Veriut, ka dërguar përmes platformës Iks, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Veber, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë - Pala tjetër nuk u përmbahet as punëve themelore, nuk i respekton çështjet themelore, siç është emri i vendit, i cili nuk quhet Maqedoni, por Maqedonia e Veriut, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë - Dy javë pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e dyfishta dhe dhjetë ditë pas inaugurimit të Gordana Siljanovska Davkovës, mediat në Greqi për çdo ditë ndjekin gjithçka që ndodh te ne, ndërsa ka lidhje me Greqinë, por i transmetojnë edhe porositë nga politikanët vendorë të shprehura në intervista dhe fjalime, të cilat në periudhën e kaluar janë të shumta duke pasur parasysh atë se vendi është në periudhë parazgjedhore në prag të zgjedhjeve evropiane më 9 qershor, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Romë - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot ka realizuar bisedë me telefon me presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Në bisedën me presidentin ukrainas Zelenski, presidentja Siljanovska - Davkova, siç informojnë nga kabineti i saj, e ka theksuar përkrahjen tonë të fuqishme ndaj Ukrainës lidhur me pushtimin e paprovokuar dhe të paarsyeshëm ushtarak rus. Duke u përqëndruar në të drejtën ndërkombëtare, parimet e Kartës së KB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropian, presidentja tha se populli ukrainas mund edhe në të ardhmen të konsiderojë në aleancën dhe miqësinë e vendit tonë në ballafaqimin me sfidën historike me pasoja të përhershme dhe të papara.
Kiev - Buxhetit të shtetit të Ukrainës i mungojnë pesë miliardë dollarë të nevojshme për shpenzimet ushtarake, deklaroi sot ministri i Financave, Sehri Marçenko në intervistën për radio Hromadske. Sipas tij, pasi që SHBA-ja e ka miratuar pakon e ndihmës të shumëpritur prej 61 miliardë dollarë, mjetet e reja i mbulojnë shpenzimet sociale dhe humanitare të Ukrainës.
Moskë - Moska do të përgjigjet me goditje ndaj objektivave britanike nëse Ukraina i përdor armët britanike për goditje ndaj territorit rus, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të jashtme, Maria Zaharova. Objektivat britanike "në territorin e Ukrainës dhe jashtë kufijve të saj" mund të goditen në një skenar të tillë", tha Zaharova.
Nju-Jork - Dy prej tre amerikanëve thonë se janë të brengosur se zgjedhjet mes presidentit demokratik, Xho Bajden dhe paraardhësit të tij republikan, Donald Tramp më 5 nëntor do të mund të ndiqen me dhunë politike, tregon hulumtimi i ri i Rojtersit në bashkëpunim me Ipsos.
Nju-Jork - Në Nju-Jork filloi seanca e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, me të cilën do të votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Rezoluta e shpall 11 korrikun si Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.
Romë - Gjiganti italian në futboll e ka emëruar Tiago Motan për trajner të ri, publikoi sot insajderi Fabricio Romano. Pas Juventusit është sezon, ku klubi torinez e ka fituar Kupën e Italisë dhe ka siguruar kualifikim në Ligën e kampionëve, por vendi i katërt në Seria A, si dhe eliminimi i hershëm nga kupat evropiane nuk i kënaq apetitet e krerëve të Zonjës së Vjetër, të cilët vendosën ta ndërpresin bashkëpunkmin me trajnerin e deritanishëm, Masimiliano Alegri.