• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/17 shtator/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz. Siç kumtoi Kabineti i presidentes, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të letrave kredenciale, Siljanovska Davkova vlerësoi se dy vendet mike i ndërlidhin 30 vite të marrëdhënieve të pasura diplomatike, miqësi tradicionale dhe e sinqertë, e bazuar në bashkëpunim të llojllojshëm, respekt të ndërsjelltë dhe qasje të hapur, duke cekur se përcaktimi i këtillë i përbashkët paraqet edhe një urë në ndërtimin e marrëdhënieve më të fuqishme miqësore mes dy vendeve tona.

Shkup -  Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadoren e Republikës së Greqisë Sofija Filipidu. Siç njoftoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, në takim është biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy vendeve, potencialet dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit, në funksion të ndërtimit të fqinjësisë së mirë të bazuar në besimin dhe mirëkuptimin reciprok. Në këtë drejtim, presidentja shprehu pritje për mbështetje nga Greqia për politikën e zgjerimit dhe aspiratat tona evropiane.

Shkup - Kuvendi sot me 65 vota "pro" e votoi Ligjin për hua të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliardë euro nga Qeveria hungareze, me procedurë të shkurtuar. Gjatë debatit të përgjithshëm për ligjin e vazhdimit të seancës së 14-të, opozita akuzoi se marrëveshje për hua është bërë prapa dyerve të mbyllura, me qëllime përfundimisht të dyshimta dhe sjell pasoja të mëdha politike dhe ekonomike me rritje enorme të borxhit publik. Përballë tyre, nga VMRO-DPMNE porositën se procedura është transparente dhe se për herë të parë ka hua për të cilin dihet parapraikisht për çka do të shpenzohet dhe se do t'u ndihmohet komunave dhe ekonomisë.

Shkup - Qeveria sot në seancën e 20-të ka marrë disa vendime kadrovike. Për koordinator kombëtar për ndërkulturalizëm, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërinstitucional është emëruar Abaz Selmani. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, për u.d.  drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve, në propozim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, është emëruar Daniella Jovçevska, derisa u.d. zëvendësdrejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithashtu në propozim të ministres së Arsimit dhe Shkencës është emëruar Ali Abdullah.

Shkup - Në seancën e sotme të Qeverisë, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, është emëruar Kryenegociator me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane. Për zëvendëse e kryenegociatorit  është emëruar Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov. Në këtë seancë,  theksohet në kumtesë, Ministria për Çështje Evropiane gjithashtu u ngarkua për përgatitjen e Vendimit të ri për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Shkup - Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 20-të mori vendim për formim të Këshillit për menaxhim me financat publike, si trupi më i lartë koordinues i Qeverisë për ndjekje të zbatimit të reformave në menaxhimin me financat publike të parashikuara me Programin për reforma të menaxhimit me financat publike të vitit 2024 - 2027. Këshilli, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, do të përbërjnë një kryetar dhe nëntë anëtarë. Kryetar do të jetë ministri i Financave, ndërsa anëtarë ministrat për Çështje Evropiane, të Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, të Administratës dhe të Transformimit Digjital, si dhe drejtorët e Drejtorisë Doganore dhe Drejtorët për të Ardhura Publike  dhe të Byrosë për Furnizime Publike, kryetari i Komisionit shtetëror për Ankesa të Furnizimeve Publike dhe revizori kryesor shtetëror.

Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi informatë për realizim të projekteve nga programi për ndërtim dhe rikonstruim të objekteve sportive për vitin 2024 nga ana e Ministrisë së Sportit. Mes tyre është edhe ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake - Shkup, sanimi i sallës sportive Rasadnik në Komunën Kisella Vodë, si dhe të sallës sportive në UCM. Lidhur me pojektin "Ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake - Shkup",  nga Qeveria kumtuan se salla sportive do të ndërtohet në kompleksin e kazermës në komunën Aerodrom. E njejta do të dedikohet për kadetët e Akademisë ushtarake. Realizimi do të zhvillohet në vitin 2024 dhe në vitin 2025.

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka realizuar takim me drejtuesin e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Solldatov dhe me përfaqësuesit e e Zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, njoftoi Ministria e Drejtësisë. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë për projektet që implementohen në kuadër të Zyrës së Këshillit të Evropës në Shkup, ndërsa janë të ndërlidhur me punën e Ministrisë së Drejtësisë, theksohet në komunikatë.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka takuar ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler, me të cilën ka biseduar për Asamblenë e Përgjithshme të ardhshme të KB-së, eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e përshpejtimit të procesit, i cili do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Mucunski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset reformuese dhe zhvillimin demokratik të shtetit. Janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për forcimin e tyre në kuadër të Dialogut Strategjik.

Shkup - Kushtet për avancim në titujt arsimore - shkencore në Universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsim të lartë i cili është në fazën e përpunimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisionin Analiza në TV 24. Ajo theksoi se nga kuadri arsimor përsëri do të kërkohet të publikohet punime në revista me impakt-faktorë, dhe ajo ndërkaq, tha Janevska, është një nga kriteret të cilat vlerësohen në renditjen e universiteteve në Listën e Shangait.

Shkup - Drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze (KMBFGR) Olivera Trajkovska sot në hapësirat e BFI-së është takuar me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Reis ul Ulema haxhi hfz. Shaqir efendi Fetai. "Vizita zyrtare e drejtoreshës së Komisonit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze ishte me karakter të lirë dhe kishte për qëllim njohjen me njëri-tjetrin dhe shkëmbimin e përvojave të deritanishme, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në fushën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Shoqëria multietnike është lidhje e kulturave dhe etnikumeve të ndryshme, analoge e asaj edhe lidhja e bashkësive të tjera fetare të cilat manifestojnë shenjën e vet përmes shprehjes së lirë të të drejtave dhe lirive të tyre fetare", thuhet në njoftimin e KMBFGR-së.

Shkup - Nevojiten zgjidhje sistemtike, vendosje e masave afatgjata, punë aktive dhe mbështetje në terren me qëllim të rritjes së numrit të romeve të punësuara, duke pasur parasysh atë që shkalla e punësimit formal tek ato është vetëm 17 prë qind në vend, përkatësisht trefish më pak janë të përfaqësuara në tregun e punës. Me përfshirje më të madhe të punësimit formal, më shumë rome do të kenë mundësi për zhvillim personal dhe profesional dhe pavarësi ekonomike. Këto ishin disa nga konkludimet e konferencës nacionale "Rome e punësuar=Rome e pavarur", në organizim të HERA - Asociacion për edukim shëndetësor, në kuadër të projektit "Rome e punësuar = Rome e pavarur", financiarisht e mbështetur nga fondacioni suedez "Kvinna till Kvinna".

Shkup - Delegacioni i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot po merr pjesë në Konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila po mbahet në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë."Duke shënuar dhjetëvjetorin e ekzistencës së kësaj nisme, u theksua se rajoni i Ballkanit Perëndimor jeton një momentum historik në raport me perspektivën e tij evropiane dhe është Procesi i Berlinit ai që mund të arrijë sinergjinë e përpjekjeve individuale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si një mekanizëm përgatitor për anëtarësimin në BE", njoftojnë nga MPB-ja.

Shkup - EMV Shitje këtë periudhë shpalli thirrje të hapur për marrëveshje kornizë për shit-blerjen e  energjisë elektrike në tregun e lirë, për shkak të gjendjes së hasur në të cilën ndodhen kapacitetet ekzistuese vendore në pronësi shtetërore, informojnë nga SHA EMV. "Udhëheqësia  e re po përballet me aktivitetet e parakohshme të kryerjes së remontit veror në REK Manastir dhe REK Osllomej dhe niveli i ulët i hidropotencialeve akumulimet e të cilave janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit për shkak të menaxhimit të dobët të resurseve hidro në muajt e fundit", bëri të ditur SHA EMV.

Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat të cialt i paralajmëroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës, në fjalimin e tij të mbrëmshëm drejtuar opinionin, "janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë fare paqësore", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Kurti në deklaratën e sotme për RTV21 tha se kushtet që ai i ka vendosur për vazhdim të dialogut me Beogradin, për dallim nga masat e paralajmëruara të Vuçiqit, të cilat i quajti "agresive", ishin "paqësore dhe racionale".

Prishtinë - Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tha se qeveria aktuale në tre vitet e fundit ka blerë armatim në vlerë prej 249 milionë euro, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në intervistën e sotme për televizionin Klan Kosova, Maqedonci deklaroi se në këtë shumë nuk është përfshirë buxheti për forcat e armatosura të Kosovës për vitin 2024. "Furnizimet janë të orientuara sipas konceptit të blerjes shtet me shtet. Do të thotë, investimet janë kryer në bashkëpunim me ministrit relevante të vendeve të NATO-s për të cilën dakorduam furnizime, ndërsa sipas standardeve të NATO-s, pasi ne jemi qartë të orientuar drejt anëtarësimit në Aleancë dhe në Bashkimin Evropian", tha Maqedonci.

Bruksel - Kryenegociatori i Prishtinës në dialogun me Beogradin, Besnik Bislimi, deklaroi se takimi trilateral në kuadër të dialogut ms Beogradit dhe prishtinës sot nuk u mbajt në Bruksel, sepse, siç pohon, pala serbe e ka kushtëzuar agjendën e takimit me kërkesa të cilat janë të papranueshme për Prishtinën. Bislimi nga Brukseli, pas takimit me përfaqësuesin e BE-së, Mirosllav lajçak, deklaroi se ftesa e lajçakut është shumë e qartë dhe se janë propozuar temat e takimit bilateral."Atëherë u tha se në takimin trilateral do të bisedohet për mënyrën në të cilën do të bisedohet më tej për marrëveshjen për normalizim, ndërsa mund të zgjidhen edhe tema të tjera nëse ka marëveshje mes dy palëve", tha Bislimi, transmetoi Koha.

Ankara - Turqia dhe Suedia nesër do ta mbajnë takimin e parë, në të cilin do të diskutohet për paktin e arritur të sigurisë që ta pranojë kandidaturën e Stokholmit për anëtarësim në NATO, deklaroi sot një burim diplomatik turk, transmeton Hina.Takimi do të mbahet gjatë vizitës së ministres suedeze të Punëve të Jashtme, Marija Malmer Stanergord në Ankara dhe ka "rëndësi të veçantë" për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën ku ndër terrorizmit, thekson burimi.

Bukuresht - Në Parlamentin rumun sot ka shpërthyer zjarr për shkak të së cilës u evakuuan 300 persona, njoftuan mediat rumune. "Zjarri ndodhi në hyrjen në zonën e vizitorëve, të nivelit C2. Zjarrëfikësit ishin në objekt dhe menjëherë kanë intervenuar, kështu që është shuar në moment. Institucionet kompetete do të përcaktojnë arsyen e zjarrit", thuhet në njoftimin e Dhomës së Ulët. Inspektorati për gjendje të jashtëzakonshme (ISU) thekson se zjarri shpërtheu në hapërsirën e vizitorëve prej 30 metra katrorë. "Janë djegur mjete për zyra dhe tekstil. Nuk ka të lënduar në incident", njoftoi ISU Bukuresht.  

Berlin - Partia opozitare e Gjermanisë, Unioni Demokristian (CDU) sot njoftoi se Fridrih  Merc është kandidati i tyre për kancelar në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm. Zgjedhja u njoftua në një konferencë për shtyp në të cilën folën Merc dhe Markus Zeder, kryeministri bavarez dhe lider i Unionit Kristian-Social (CSU), i cili ishte gjithashtu një kandidat për funksionin. Zederi theksoi se e mbështet plotësisht Mercin dhe se i bashkon qëllimi i përbashkët për rrëzimin e  qeverisë aktuale "dhe kthimin e Gjermanisë në rrugën e duhur".

Londër - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski njoftoi se dje ka biseduar për "Planin për fitoren e Ukrainës". Presidenti ukrainas shtoi se plani përfshin disa pika: ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike.  "Hapat e nevojshme janë qartë të definuara dhe do t'ia mundësojnë Ukrainës pozicione më të forta për arritjen e paqes - paqe të vërtetë dhe të drejtë", ka shkruar Zelenski në platformën Iks. Ai shtoi: "Asgjë e pamundur nuk ekziston në këtë plan. Mbi 90 për qind e saj tashmë është përpunuar".

Paris - Propozimi i parashtruar nga partia ekstreme majtiste "Franca e palëkundur" (LFI) për impiçment të presidentit francez, Emanuel Makron hyri në procedurë kuvendore, kumtoi sot gazeta parisiene "La Parisien". Propozimi sot paradite e kaloi rrethin e parë të kontrollit kuvendor, me 12 vota të deputetëve "për" në komisionin 22-anëtarësh. Aleatët e LFI-së, përfshirë edhe deputetë nga Partia Socialiste, deklaruan se nuk do të votojnë për impiçment të presidentit francez.

Gazë - Shumica e banorëve të Rripit të Gazës konsiderojnë se vendimi i Hamasit që ta sulmojë Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar ishte gabim, tregojnë hulumtimet e reja të opinionit publik, rezultatet e të cilit janë publikuar sot. Hulumtimi tregon rënie të madhe të mbështetjes për atë sulm, i cili u pasua nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës. Anketa, e zbatur në fillim të shtatorit nga ana e Qendrës Palestineze për Politikë dhe Hulumtim (PSR), tregon se 57 për qind e anketuesve në Rripin e Gazës  konsiderojnë se vendimi për sulm të Izraelit më 7 tetor është gabim, ndërsa 39 për qind besojnë se është e drejtë.

Kishinjev - Mbështetja për Ukrainën e garanton ekzistencën e Moldavisë fqinje, deklaroi sotr shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, në konferencën në të  cilën bisedohet për shqetësimin për aktivitetet e Rusisë në rajon. "Gjithçka që bëjmë që ta mbështesim Ukrainën do të thotë edhe nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë. Është e qartë se kujdesi më i madh i njerëzve këtu është se nëse ukraina bie, Moldavia është e ardhshmja. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme ka arritur për vizitë në Kishinjev në takimin ministror të Plarfomës moldaveze për partneritet, së bashku me aleatët nga Franca dhe Rumania.

Nepjido - Numri i të vdekurve në Mianmar nga tajfuni Jagi është rritur në më shumë se 220, ndërsa pothuajse 80 persona janë ende të zhdukur, njoftoi qeveria ushtarake. Tajfuni në fillim të shtatorit goditi Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin dhe deri më tani ka marrë më shumë se 500 jetë në rajon, sipas të dhënave  zyrtare. Jagi shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke vrarë të paktën 226 njerëz dhe duke shkatërruar fshatra të tëra.

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara janë të gatshme të hyjnë në territorin e rajonit e Kurskut të Federatës Ruse nën kontrollin e Ukrainës, por për këtë organizatës i nevojitet leje ruse, deklaroi zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik. duke komentuar ftesën e Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme drejtuar KB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të vizituar Kurskun për "masa për përgjigje humanitare". "Ukraina i respekton detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën e së drejtës ndërkombëtare humanitare për territoret e pushtuara ruse, ndaj ka ftuar KB-në dhe KNKK-në që t'i bashkohen masave të përgjigjes humanitare dhe t'i ndjekin", deklaroi Dizharik, transmeton Zëri i Amerikës. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR