• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/21 mars/2024

Shkup - Në rrjedhë janë aktivitetet për gjetjen e zgjidhjes ë përkohshme për t'u siguruar hapësirë adekuate për organizim të mësimit në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK), si dhe realizim të zgjidhjes së përhershme, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me kryesinë e Fakultetit.  

Shkup  - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë është njoftuar për sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. "Rasti është evidentuar në statistikat për sulmet e raportuara ndaj gazetarëve të mbajtur nga Prokuroria Publike dhe pasi të jenë ndërmarrë të gjitha veprimet do të vendoset për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës", njoftoi Prokuroria Publike pasditen e sotme.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje njëzëri i konfirmoi kandidaturat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, të paraqitura nga Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN,  Stevçe Jakimovski i mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievski nga Partia ZNAM, Biljana Vankovska Cvetkovska nga e Majta, dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE.

Shkup - Bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve është i shkëlqyer dhe nuk ekzistojnë çështje të hapura, kanë konstatuar në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski dhe ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanoviq. Të dy bashkëbiseduesit, siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, kanë vlerësuar se në vitet e kaluara është vërejtur tendencë për intensifikimin e dinamikës në mbajtjen e takimeve të rregullta dypalëshe në nivelin më të lartë nga të dyja palët.

Shkup - Kandidati presidencial nga Lidhja evropiane për ndryshim, Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp e konfirmoi qëndrimin se nuk do të bëjnë koalicion me parti e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe është kundër fshirjes së njëzet për qind për gjuhën shqipe. Thotë parakusht për fillim të rekomandimeve për koalicionim është rruga evropiane për Maqedoninë, duke cekur se dy partitë maqedonase në periudha të caktuara kanë thënë se kjo nuk u pengon.

Shkup - Në vendin tonë, nga data 11 deri më 17 të këtij muaji janë paraqitur 253 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi, përkatësisht sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 40,7 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Siç qëndron në Raportin e institutit për shëndet publik për gjendjen me gripin në vend për javën e 11-të, numri i personave të paraqitur këtë javë krahasuar me janën e 11-të nga sezoni i kaluar është ulur për 23,6 për qind, ndërsa në krahasim me numrin për javën e 11-të të kurbës tipike epidemike është ulur për 71,9 për qind.

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shekncës, Jeton Shaqiri sot deklaroi se ka marrë mendim negativ që barakat në të cilat janë vendosur të punësuarit e Byrosë për zhvillim të arsimit t'u lihen Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), kryesia dhe studentët e të cilit kërkojnë hapësirë adekuate për punë. Theksoi edhe se ka kërkuar që mjetet për ndërtim të përfunduar të objekteve të filluara për FSHIIK dhe për Fakultetin për kulturë fizike në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Shkupit. Ai premtoi zgjidhje, duke cekur se ka kërkuar ndihmë nga USHCM për ta analizuar numrin e studentëve në fakultete të caktuara.

Zagreb - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha sot në Bruksel se presidenti Zoran Milanoviq po çon Kroacinë në kampin rus dhe i tha se do të mbetet kryeministër për një kohë të gjatë. "Po flasim për një njeri që çon Kroacinë në kampin rus, që na çon në izolacionizëm në BE dhe që ka bërë shumë dëme në politikën e jashtme”, tha Plenkoviq, i cili po merr pjesë në samitin e rregullt pranveror të BE-së në Bruksel. Duke iu përgjigjur fjalëve të Milanoviqit se ky ishte samiti i fundit i BE-së në të cilin do të merrte pjesë, Plenkoviq tha se do të ishte në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian dhe një seri takimesh të tjera të tilla dhe se Milanoviq "do të jetë krejtësisht i parëndësishëm dhe në margjinat e të gjitha proceseve të rëndësishme politike në Kroaci dhe në Evropë”.

Podgoricë - Qeveria malazeze në seancën e sotme ka marrë vendim që të kufizojë marzhin e më shumë se 500 produkteve, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq. "Kjo do të thotë se jo vetëm nuk ndalet rritja e çmimeve të atyre produkteve, por ulen çmimet e produkteve të caktuara. Deri më sot kemi thënë se do të ndalojmë rritjen e çmimeve, ndërsa tani po flasim për uljen e çmimeve. E përshëndes edhe ekonominë që e pranoi një masë të tillë", tha Spajiq në konferencën për media pas seancës së Qeverisë.

Ankara - Turqia dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik (GCC) kanë nënshkruar një marrëveshje për fillimin e negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë, tha sot ministri turk i Tregtisë Omer Bolat. Pas shumë vitesh tensione, Turqia nisi një ofensivë diplomatike në vitin 2020 për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet e Gjirit, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Që atëherë, ajo ka nënshkruar marrëveshje me vlerë miliarda dollarë me shtetet arabe, duke përfshirë Katarin, vendin me të cilin mban marrëdhëniet më të ngushta.

Gjenevë - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebrejesus   sot deklaroi se vetëm rritja e numrit të kalimeve tokësore në Rripin e Gazës mund ta parandalojë urinë në enklavën e dendur palestineze. "Përpjekjet e fundit për dërgimin e ushqimit nga ajri dhe deti janë të mirëseardhura, por vetëm zgjerimi i vendkalimeve tokësore do të lejojë dërgimin e sasive të mëdha të ushqimit për të parandaluar urinë", tha Tedros, të raportuar nga mediat britanike.

Bruksel - Pres që Këshilli i BE-së sot të sjellë konkluzione që do të shprehin mbështetjen për UNRVA-në, por do të ketë gjithashtu një thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, deklaroi përfaqësuesi i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Zhosep Borell para fillimit të Samitit të sotëm të Unionit në Bruksel.

Tel Aviv - Gjykata Supreme e Izraelit përkohësisht e anuloi zbatimin e vendimit të autoriteteve izraelite për të kthyer në Rripin e Gazës një grup pacientësh palestinezë që po trajtohen nga sëmundjet me rrezik për jetën, raporton Beta. Pas peticionit të organizatës jofitimprurëse izraelite "Mjekët për të drejtat e njeriut-Izrael", Gjykata Supreme urdhëroi sot që të mos kthehen në Rripin e shkatërruar të Gazës 20 pacientë palestinezë, të cilët po trajtohen në Jerusalemin Lindor dhe Tel Aviv.

Londër - Futbollisti i Mançester Sitit, Kevin De Brujne fiton më shumë se dy milionë euro në muaj dhe është lojtari më i paguar në ligë. Gazeta franceze L'Equipe publikoi renditjen e top 5 futbollistëve më të paguar në Premier Ligë, në të cilën belgu është në krye me një pagë mujore prej 2.02 milionë euro para tatimimit. Në këtë listë i dyti është Erling Haland, gjithashtu nga Mançester Siti me një pagë prej 1.9 milionë euro.

QËNDRONI TË LIDHUR