• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/ 16 dhjetor/ 2023

Shkup - Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me programet kombëtare, ka edhe program parandalues për zbulimin dhe skriningur e sëmundjeve malinje. Ky program, përveç skriningur të hershëm dhe skriningur të kancerit të gjirit, mbulon edhe skriningun e kancerit të qafës së mitrës. "Nga viti 2024 shpresojmë të fillojmë edhe skriningun e kancerit të zorrës së trashë, falë të gjitha aktiviteteve përgatitore të Ministrisë së Shëndetësisë, përkushtimit të Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti dhe Zëvendës Ministres, Dr. Maja Manoleva, si dhe entuziazmit t mjekëve sepse një proces skriningu është shumë kompleks", bëjnë të ditur nga MSH.

Shkup - Banka Botërore do të sigurojë hua në vlerë prej  93,8 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, me qëllim të fuqizimit të pozitës fiskale dhe sektorit financiar në vend, si dhe mbështetjen e tranzicionit të saj të gjelbër. Siç bënë të ditur nga Banka Botërore, financimi i ri në kuadër të Operacionit për Politikë Zhvillimore të Qëndrueshmërisë dhe Rezistencës së Maqedonisë së Veriut, i miratuar sot nga ana e Bordit të Drejtorëve të Bankës Botërore, është në pajtim me prioritetet makroekonomike të vendit, sipas Strategjisë fiskale 2024-2028 dhe Programit për reforma ekonomike 2023-2025 të Qeverisë.

Shkup - Pritjet janë se inflacioni edhe këtë vit do të ulet me stabilizim të mëtutjeshëm të çmimeve të ushqimit dhe energjisë në bursat botërore, në mungesë të goditjeve më të mëdha të jashtme dhe vendore. Në afat të mesëm, shkalla e inflacionit do të binte në mesataren historike prej rreth 2 për qind. Në periudhën e ardhshme duhet tu kushtohet rëndësi politikave strukturore me të cilat do të rritej prodhimtaria vendore dhe të ulej ndjeshmëria e ekonomisë vendore në disa goditje të ardhshme potenciale, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska - Bezhoska.  Siç bënë të ditur nga kabineti i guvernatores, Angellovska - Bezhoska në intervistë për "TV Sllobodna", duke folur për të dhënat për inflacionin, ka theksuar se nga tremujori i katërt i vitit të kaluar, kur në tetor ishte arritur shkalla më e lartë prej rreth 20%, shënohet ulje e vazhdueshme e shkallës së inflacionit. 

Shkup - Prodhimtaria dhe furnizimi me energji elektrike dhe energji të ngrohjes është e sigurt dhe e vazhdueshme edhe në këtë sezonë të ngrohjes, që më 15 tetor kur filloi sezoni i ngrohjes, SHA EMV e priti e përgatitur, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Siç bëri të ditur Qeveria, në intervistë për "Fokus" kryeministri Kovaçevski, thotë se gjatë periudhës së verës nga ana e SHA EMV, janë realizuar aktivitete të rregullta të remontit të të gjitha kapaciteteve prodhuese, që të mundet këtë dimër të jemi të përgatitur. Në pjesën e furnizimit me energji të ngrohjes për Qytetin e Shkupit, shtoi, dërgesa e ngrohjes bëhet nga ora 6:00 - 22:00, sipas rregullave dhe diagrameve të përcaktuara rreptë. 

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Vendimi i BE-së, shprehimisht për shkak të kontekstit politik, për të miratuar fillimin e bisedimeve aderuese me Ukrainën duhet të jetë kthjellues për vendin që nëse ndoshta bota është e gatshme të vendosë pengesa në rrugën tonë, ne nuk duhet të vendosim vetë pengesa në rrugën tonë. Por, nuk ka asnjë ndjenjë zhgënjimi dhe keqardhjeje të re për mundësinë, duhet të kërkojmë mundësi të reja në kushtet e sapokrijuara, thotë ambasadori dhe Kryetari i Këshillit të ambasadorëve Gjorgji Filipov.

Shkup - Për shkak të një defekti të madh të gypit të ujësjellësit (nga F-600 mm), në rrugën "Kej Dimitar Vllahov" 15 deri në Qendrën Kulturore Rinore në lagjen "Qendër" në Shkup, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të Kërnjevës, Qeramikës, në Q.T. "Iste Gejt", në afërsi të bulevardit "Aleksandri i Maqedonisë" deri në pompën e benzinës "Luk Oil", Qendra Zjarrfikëse, ndërsa me presion të ulur do të jenë lagjet "Maxhari" dhe "Hipodrom". Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) pas informacionit nga NP Ujësjellësi, furnizimi me ujë është ndërprerë nga ora 8:50 e deri në sanimin e defektit. 

Shkup - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) ka pasur gjithsej 1.814 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK. Prej tyre, siç informojnë nga QMK, thirrje "reale" për raste urgjente në numrin 112 kanë qenë 42,06 për qind dhe 57,94 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve. Ndaj policisë janë dërguar 58,15 për qind e thirrjeve në QMK, kundrejt Ndihmës së shpejtë 30,14 për qind dhe 1,78 për qind ndaj zjarrfikësve.

Shkup - Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore në krahun Mavrovë - Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair, Tetovë - Kodër e Diellit dhe Strumicë - Berovë. Nga ora 10:00 është vendosur ndalesë për lëvizje të të gjitha llojeve të automjeteve motorike në aksin rrugor Berovë - Liqeni i Berovës, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa nga ora 10:30 edhe në aksin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit, gjegjësisht nga fshati Lisec drejtë Kodrës së Diellit.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka lëshuar një informatë të jashtëzakonshme për të gjithë personat që për momentin ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës - të mos udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe të lajmërohen në numrin 112 në QMK ku nga Komuna e Berovës do të dërgohet gjithçka që u nevojitet. Qendrat rajonale për menaxhim me kriza në Berovë dhe Shtip, në komunikimin operativ koordinues përmes Sektorit për operacione dhe koordinim, kumtuan se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht në ndërprerje për shkak të reshjeve të borës dhe pemëve që kanë rënë në rrugë.

Shkup - Herët në mëngjes rreth orës dy në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën "Zhivko Brajkovski" në Gostivar, një veturë ka goditur një 19-vjeçare nga Gostivari dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në aksident, K.S. ka marrë lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Ferid Murad".

Shkup - Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme kryesisht të borës, veçanërisht paradite. Përgjatë Vardarit do të bie shi, përveç se në pjesët më të larta të luginave kur reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e fuqishme veriore (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërdsa ajo maksimale do të lëvizë prej -1 deri 6 gradë. Në Shkup mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të luginës të borës. Pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e mesme deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë.

Shkup - Sot në mëngjes temperaturë më e ulët prej -5 gradë është matur në Kodër të Diellit, pastaj -4 në Krushevë dhe -3 në Hanet e Mavrovës. Vijojnë Manastiri, Prilepi, Kriva Pallanka dhe Berova me 0 gradë, 1 në Ohër, Pretor, 2 në Vinicë, 3 në Shkup - Zajçev Rid, Shtip, Tetovë, Strumicë, Kavadar, Dibër, 4 Shkup - Petrovec, Veles, Dojran, Demir Kapi dhe 5 gradë në Gjevgjeli. Më së shumti shi gjatë 24 orëve e deri në orën 7 ka rënë në Hanet e Mavrovës  (59 l/м2), 50 Strumicë, 45 Manastir, 43 Demir Kapi, 30 Kavadar, 29 Gjevgjeli, 28 Krushevë, 27 Berovë, 23 Kriva Pallankë, Shtip, 22 Vinicë, 20 Dojran, Prilep, 16 Shkup Petrovec, 11 Gjurishtë, 10 Tetovë, Kumanovë, Veles, Kodër të Diellit, 9 në Pretor, 8 Shkup Zajçev Rid, 5 Ohër.

Kavadar - Pushteti i ballafaquar me disfatën në zgjedhje, po përpiqet të bëjë çfarëdo manipulimesh, qoftë edhe për vendin në KSHZ që i takon opozitës dhe jo për të fituar zgjedhjet, por për të manipuluar për ndonjë deputet plus, deklaroi sot në Kavadar Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së. "Sa i përket qeverisë teknike, opozitës i takon ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Punës dhe Politikës Sociale dhe tre zëvendësministra edhe atë Financa, Bujqësia dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë. Dhe këtu po mendojmë seriozisht se çfarë hapi duhet të ndërmarrim duke marrë parasysh zhvillimet e fundit e ajo është se qeveria e përballur me rejtingun e ulët dhe humbjen e sigurt në zgjedhje po përpiqet të bëjë çfarëdo manipulimi jo për të fituar zgjedhjet, por për të manipuluar për ndonjë deputet plus", tha Nikolloski.

Tiranë - Gjykata në Tiranë, ish presidentin dhe ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha, e shpalli fajtor për shpifje në bazë të padisë së parashtruar nga kryeministri aktual Edi Rama. Kjo është hera e katërt që Rama fiton proces gjyqësor për shpifje kundër Berishës. "Gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e dhënë paraditen e të premtes, e ka çmuar si shpifës postimin në Fejsbuk të Berishës të datës 29.10.2018. Me këtë vendim pjesërisht pranohet padi për sa i përket masës së dëmshpërblimit. Duke akorduar një pagesë dëmi 50.000 lekë në një kohë kur avokatët e kryeministrit, në kërkesën e tyre kërkonin 100 mijë lekë", njoftoi Top Çenëll.

Tiranë - Demokratët opozitarë shqiptarë të cilët kalojnë përgjatë krizës më të thellë në ekzistimin 30-vjeçar të partisë, në vend të bashkimit, për çka bëjnë thirrje ata hyjnë në ndarje edhe më të madhe. Një pjesë e anëtarësisë e kryesuar nga deputeti Agron Shehaj u largua nga partia duke paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik, sepse, siç thonë, "Shqipëria ka nevojë për alternativë të vërtetë dhe politikanë të besueshëm". Shehaj, i cili do ta kryesojë partinë, emri i të cilit ende nuk bëhet e ditur, në emisionin "Zona e Lirë" në ABCNews.al tha se detyrë e politikanit është që t'i dëgjojë problemet e qytetarëve, duke shtuar se "ajo që më së shumti i pengon shqiptarët është mungesa e mundësive në vendin e tyre". 

Beograd - Pas dy vitesh jo të plota, Serbia nesër më 17 dhjetor, nga ora 7 deri në orën 20 do të shkojë në zgjedhje ku 6.500.666 qytetarë do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ato krahinase, në zgjedhjet për 65 qytete dhe komuna dhe për qytetin e Beogradit, ku janë regjistruar 1.613.369 votues, ndërsa rezultatet e para preliminare dhe vlerësimet mund të priten pas orës 20, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare qytetarët do të votojnë për 18 lista zgjedhore për Kuvendin e Serbisë i cili numëron 250 deputetë.

Bruksel - Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arritën marrëveshje të përkohshme për Ligjin Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), i cili do të përfaqësojë rregullativë të re për mbrojtje të lirive mediatike dhe pluralizëm dhe pavarësi redaktuese në Union. Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, EMFA duhet të vendosë kornizë të përbashkët për shërbimet mediatike në BE dhe të vendosë masa të drejtuara në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave nga përzierja politike dhe njëkohësisht ta lehtësojë punën e tyre në Union.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 si kandidat i pavarur, deklaroi lideri i “Rusisë së Drejtë”, Sergej Mironov. Ai në margjinat e takimit të grupit nismëtar për propozim të Putinit si kryetar shteti, theksoi se Putini nuk do të jetë kandidat as për Rusinë e Bashkuar, as për Rusinë e Drejtë, por se do të mbledhë nënshkrime. “Sot në mbledhjen e komitetit organizativ do të bëhet e ditur se Putini nuk vjen si kandidat nga asnjë parti – as nga Rusia e Bashkuar, as nga e jona. Do të mbledhë nënshkrime”, tha Mironov.

Tel Aviv - Qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, pasi armata izraelite e pranoi se gabimisht ka vrarë tre pengje në Rripin e Gazës, të cilët i mbante grupi palestinez Hamas. Protestuesit mbanin pankarta dhe fotografi prej rreth 130 pengjeve, për të cilët Izraeli beson se ende janë pengje të Hamasit në Rripin e Gazës dhe i bënë thirrje qeverisë së Benjamin Netanjahut të sigurojë lirimin e të gjitha pengjeve të cilët i mban Hamasi.

Teheran - Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kanë ekzekutuar një spiun të dyshuar izraelit të Mosadit në burgun në Zahedan, në provincën juglindore Sistan dhe Beluçistan, njoftoi sot televizioni shtetëror. Në raportin televiziv thuhet se spiuni kinse ka pasur lidhje me shërbimet e huaja të inteligjencës, përfshirë edhe Mosadin dhe akuzohet se ka qenë i përfshirë në publikimin e informacioneve të klasifikuara. Identiteti i atij personi nuk është bërë i ditur. 

Nju Jork - Sipas raporteve të reja, një dosje me informacione të klasifikuara në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 është zhdukur kur ish presidenti Tramp lëshoi detyrën, bëjnë të ditur mediat amerikane. Dosja përmbante "informacione të papërpunuara të inteligjencës" së SHBA-së dhe aleatët e NATO-s për Rusinë dhe agjentët rusë, bëri të ditur fillimisht Si-En-En. Dosja për herë të fundit është parë në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditëve të fundit të ish presidentit në detyrë dhe prej atëherë nuk është parë më, publikoi Hill.

Kuvajt Siti - Lideri i Kuvajtit, sheiku Navaf al-Ahmad al-Sabah ka vdekur në moshën 86-vjeçare, ka bërë të ditur televizioni shtetëror i Kuvajtit. Sheiku e ka udhëhequr Kuvajtin e pasur me naftë, vetëm tre vjet, pasi e ka marrë pushtetin prej gjysmë vëllait të tij, sheikut Sabah al-Ahmed al-Sabah.  “Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e sheikut Navaf al-Ahmad al-Sabah”, është thënë përmes një deklarate të publikuar në kanalin televiziv.  Sheiku Navaf është emëruar princ kurore më 2006 dhe e ka marrë detyrën e emirit më 2020. Ai ka shërbyer paraprakisht si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Brendshëm, njofton REL.

Jerusalem - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë kontrolluar dy shkolla në qytetin e Gazës ku pretendojnë se janë fshehur pjesëtarë të Hamasit. IDF kumtoi se në lagjen Rimal, ku ndodheshin shkollat, ka vrarë disa luftëtarë të Hamasit, derisa operativët që ishin në shkolla janë dorëzuar para ushtrisë izraelite, shkruan "Tajms of Izrael".

 

QËNDRONI TË LIDHUR