• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18;00/ 23 qershor/ 2023

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Shkup, - Ndryshimet kushtetuese janë përgatitur nga grupi punues. Ato do të gjenden në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë, pasi të përgatiten të gjitha dokumentet shoqëruese për t'i dërguar në Kuvend. Besoj se kemi kohë t'i miratojmë ndryshimet kushtetuese, na pret një periudhë kur do të zhvillohen bisedime, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shkup - Nipi i Ali Ahmetit nuk është person i zgjedhur dhe i emëruar, prandaj Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) drejtpërdrejt nuk ka autoritet për të vepruar në lidhje me të, tha sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska. 

Shkup- Zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, Fadil Bajrami, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për financat e gjelbra në Evropën Juglindore, nën titullin "Zhvillimi i kapaciteteve dhe taksonomia", organizuar nga Qendra për EkselencË në Financë (CEF ), si dhe në Mbledhjen vjetore të Bordit të CEF-it, informojnë nga BP.

Shkup, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e Ditës Botërore të zyrtarëve publikë tha se kontributi i të gjithëve në reformat është i rëndësishëm, por se roli i zyrtarëve publikë në vende si ky i yni që po i nënshtrohen reformave intensive, është veçanërisht domethënëse dhe për respekt.

Shkup - Lube Boshkovski nuk është këshilltar për investime të huaja, por me kontratë qeveritare ka qenë i angazhuar si bashkëpunëtor në shërbimet në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja, ende para se të vija unë si kryeministër, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur nëse ende punon në zyrën e tij Boshkovski, i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së. 

Shkup- Heroinë dhe terezi digjitale janë gjetur sot gjatë një bastisje në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup- Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në lidhje ngjarjen me zhdukjen e një fëmije nga kopshti “Detska Radost” në komunën e Gazi Babës, informon se është kontaktuar drejtoresha e kopshtit dhe se kujdestarit i është lëshuar një paralajmërim me shkrim.

Dibër - Në të vetmen shkollë të mesme në komunën e Dibrës, gjimnazin "28 Nëntori", në regjistrimin e parë në vitin e parë janë regjistruar 65 nxënës, që është rreth 24 për qind e kuotës së planifikuar. 

Shkup - Kompania "Evros Komerc" nga Staro Nagoriçani me ndihmë shtetërore prej mbi 54 mijë euro bleu një makinë cilësore për palosjen dhe ngjitjen e kutive për industrinë farmaceutike dhe ndërtoi një fabrikë të re prodhuese.

Shkup - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk dëshiroi të komentoj blerjen e "Soravias" nga ana e nipit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe nëse ka dyshime, ai tha se ka institucioneve kompetente të cilat mund ta hetojnë këtë.

Shkup- Kryetarja e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sonja Mirakovska, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur takim me Grupin e punës që është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Evidencën Amë.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një personi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale - Dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga Neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal.

Tiranë - Pas pak më shumë se një viti heshtje dhe mungesë nga skena politike shqiptare, u rikthye ish-lideri i Partisë Demokratike (PD) më të madhe në opozitë, Lulzim Basha me aspirata për t'u rikthyer në postin e lartë, nga i cili u tërhoq më 21 mars të vitit të kaluar.

Paris- Vendet e pasura kanë finalizuar premtimin e vonuar për ndarjen e 100 miliardë dollarëve për vendet në zhvillim për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe formuan një fond për biodiversitetin dhe mbrojtjen e pyjeve, theksoi sot presidenti francez Emanuel Makron. 

Paris - Nga viti 2014, mes 30.000 dhe 35.000 njerëz e kanë humbur jetën në verë në Francë për shkak të vapave, njoftoi sot Agjencia franceze e shëndetit publik. 

QËNDRONI TË LIDHUR