• e premte, 05 korrik 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15;00/ 27 gusht/ 2023

Bled - Kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili sot dhe nesër po merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit ka realizuar takim me përfaqësues të Shoqatave dhe asociacioneve të diasporës maqedonase në qytetin Koper me çka porositi se diaspora jonë kontribuon në afirmimin e vendit në fusha të ndryshme.

Shkup - Nuk duhet të futemi në polemika për gjuhën maqedonase. Kjo sipas meje është humbje kohe. Ne shkruajmë në gjuhën maqedonase dhe këtë nuk mund ta vëmë në dyshim, sepse do ta sjellim në dyshim identitetin tonë, ekzistencën tonë, ka thënë në intervistën për MIA-n Vllada Urosheviq, fituesi i sivjetshëm i "Kurorës së artë" në Mbrëmjet strugane të poezisë.

Shkup - Për shkak të zjarrit që shpërtheu në afërsi të Ajvatovcit, dy helikopterë të policisë janë përfshirë në intervenimin në këtë vend, bën të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Shkup - Komunikacioni në rrugën Krushevë-Krivogashtan është normalizuar, njofton LAMM.

Shkup - Në stacionin pagesor “Sopot” në Veles dje në orën 16:45 nga nëpunës policor të SPB Veles janë privuar nga liria B.S.(27), N.D.(22) dhe M..M.(25) të gjithë nga Kavadari.

Strugë - Me leximin poetik "Urat" dhe me ndarjen e çmimeve "Kurora e Artë", "Vëllezërit Miladinovci" dhe "Urat e Strugës" sonte në Urën e Poezisë, do të mbyllet solemnisht edicioni i 62-të i Festivalit ndërkombëtar ëpoezisë “Mbrëmjet strugane të poezisë”.

Prishtinë- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar për në Alpbach, Austri për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit evropian Alpbach 2023.

Athinë - Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, më 5 shtator do të qëndrojë për një vizitë pune në Ankara, ku do të takohet me ministrin turk të Punëve të Jashtme Hakan Fidan, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, cituar nga ANA-MPA.

Bruksel- Policia e Brukselit gjatë ditës së djeshme ka realizuar një aksion masiv për përballje me krimin dhe tregtinë ilegale të narkotikëve në Stacionin qendror hekurudhor në Bruksel, gjatë të cilit janë arrestuar më shumë se 30 persona, publiko gazeta "Soar".

Moskë - Shefi i grupit paramilitar "Vagner", Evgenij Prigozhin, është në mesin e viktimave në aksidentin me aeroplan në Rusi, konfirmoi sot analiza gjenetike e kryer nga autoritetet hetuese ruse.

Lubjanë - Në samitin e BRIKS që mbahet në Johanesburg është biseduar për tensionet globale që dalin nga konflikti në Ukrainë, përshkallëzimi i tensioneve në Azinë Lindore, si dhe lufta e mundshme në rajonin Sahel të Afrikës pas grusht shtetit në Niger, njofton Instituti ndërkombëtar për studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana në analizën e samitit, duke theksuar se kontinenti afrikan për momentin është një fushëbetejë diplomatike midis Perëndimit, Kinës dhe Rusisë.

Sidnej - Tre marinsa amerikanë humbën jetën, derisa 20 janë lënduar gjatë rrëzimit të një aeroplani ushtarak amerikan "Vi-22 Osprej" (V-22 Osprey) në oqean 60 kilometra nga qyteti Darvin në veri të Australisë gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake mes dy vendeve.

Lahain - Përfaqësues të Shërbimit për situata të jashtëzakonshme të Havait kanë hequr urdhrin për evakuim pas një zjarri të ri që ka shkatërruar katër hektarë në ishullin Maui të Havait.

Paris – Portieri i Pari Sen-Zhermenit, Xhanluigji Donaruma është i sigurt se Kilian Mbape do të qëndrojë në PSZH. Italiani është i lumtur që është në të njëjtin ekip me një prej futbollistëve më të mirë në botë.

QËNDRONI TË LIDHUR