• e martë, 24 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 30 maj/ 2024

Shkup - Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm të presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq. Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës kumtuan se ajo e ka riafirmuar përcaktimin nga ana e vendit tonë për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta përmes dialogut të hapur, për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjelltë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi njofton se në seancën e parë që do të caktojë, edhe para formimit të Qeverisë, do të gjenden ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ligjeve të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por në rend dite mund të jenë edhe ndryshimet që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave.

Shkup - Pas katër tentativave të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, seanca për zgjedhje vazhdon nesër, informojnë nga Gjykata Kushtetuese. Sipas informacioneve, në seancën për zgjedhje që filloi sot në orën 10 asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk e mori shumicën e nevojshme. Është votuar për zgjedhjen ndërmjet gjyqtareve Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva.

Shkup - Lideri i Lëvizjes Demokratike, parti e cila është pjesë e koalicionit "VLEN", Izet Mexhiti theksoi se tre-katër nga gjithsej 18 deputetë sa ka marrë mandate "Fronti Evropian" në zgjedhjet parlamentare mund të kalojnë në shumicën e re. Mexhiti në intervistën për televizioni "A2 Si-en-en" të Shqipërisë nuk deshi të zbardh emrat, por tha se për momentin nga dy parti turke të cilët janë pjesë e koalicionit me BDI-në, nuk do të mund të qëndrojnë katër vite në opozitë.

Shkup - Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar ndaj ankesës së ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM-ja për betimin që ka dhënë fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në gjuhën maqedonase. Nga Kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar është i garantuar me Kushtetutë.

Shkup - Proceset zgjedhore ndikojnë në dinamikën e punësimit të përkohshëm dhe shërbimeve konsulente në sektorin publik, por ndikimin më të madh e kanë periudhat e ndërrimit të pushtetit. Këtë e tregon hulumtimi i Shoqatës për Kërkim dhe Analizë (ZMAI), si pjesë e projektit Monitorimi i abuzimit të mundshëm të burimeve shtetërore, i mbështetur nga NDI dhe financuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED).

 Shkup - Në vendin e quajtur “Trakajaçko maallo” në atarin e fshatit Tanushec, Shkup, dje në orën 08:00, nëpunës policorë nga Njësia kriminalitet ndërkufitar dhe migracon Shkup dhe nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanushec në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka parandaluar kontrabandimin e produkteve të konsumit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gostivar - Nëse duhet të shkohet në zgjedhje të prakohshme për kryetar komune, nuk do ta pranoj funksionin ministror dhe nuk do të ishte e drejtë që qytetarët të shkojnë sërish në zgjedhje, dekalroi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në pyetjen se çfarë e parandalon të hyjë në kabinetin e ardhshëm qeveritar. "Dilema është nëse ia vlen të shkohet dy herë për një vit në zgjedhje? Të dalin të votojnë 35.000 njerëz në Gostivar në nëntor të këtij viti dhe në tetor të vitit të ardhshëm, mendoj se është e pandershme. Ashru që, nëse mbetet Ligji aktual për Vetëqeverisjen Lokale, unë do të qëndroj këtu. E vetmja arsye që më bën të hezitoj është se nuk do të doja që qytetarët t'i maltretojmë dy herë para se të dalin të votojnë në më pak se një vit", tha Taravari pas takimit me ambasadorin austriak Martin Pamer.

 Athinë -  Greqia i dënon sulmet e fundit ndaj civilëve, përfshirë edhe fëmijë, në Rafah, shkruajnë MPJ-ja greke në Platformën Iks dhe bënë thirrje për "hetim të plotë që do të hedhë dritë mbi rrethanat e sakta të këtij sulmi. por edhe për një armëpushim të menjëhershëm, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Kryeministri ukrainas Denis Shmigali në seancën e sotme të qeverisë në Kiev paralajmëroi se takimi i fundit me liderët evropianë në Pragë do të çojë në sigurimin sa më të shpejtë të sistemeve të reja të armëve dhe predhave të artilerisë për Ukrainën. raportoi Ukrinform.

Pragë - Shefi i diplomacisë çeke Jan Lipovski sot deklaroi se vendi i tij nuk ka "kurrfarë problemi"me atë që Kievi përdor municion të siguruar nga Praga për të sulmuar objektiva në territorin rus. "Çekia nuk ka problem me atë që Ukraina të mbrohet nga agresori", deklaroi Lipovski para takimit të ministrave të NATO-s në kryeqytetin e Çekisë.

Bruksel – Kandidati kryesor i socialistëve evropianë për zgjedhjet e ardhshme evropiane, Nikollas Shmit, duke folur për pritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë anëtare në BE deri në vitin 2030, konsideron se nuk duhet të jepen afate konkrete, sepse në këtë mënyrë krijohen pritshmëri të cilat nëse për arsye të ndryshme nuk përmbushen, atëherë krijojnë pakënaqësi të madhe. Shmit në intervistën për redaksinë evropiane të lajmeve ENR në të cilën anëtare është edhe MIA, thekson se për momentin më me rëndësi është vazhdimi i procesit të zgjerimit, ndërsa shteteve të rajonit t’u mundësohet të reformohen sipas kërkesave të anëtarësimit, ku fokusi duhet të jetë sundimi i ligjit.

 Kopenhagë - Danimarka e ka konfirmuar lejen e saj që aeroplanët luftarakë "F-16" që ia ka dhuruar Ukrainës, të mund të sulmojnë objektiva ushtarake në territorin rus, deklaroi sot shefi i diplomacisë daneze, Lars Loke Rasmuseni, i  cituar nga Ukrinformi. Rasmunseni deklaroi se që nga fillimi i procesit të vendimmarrjes për aeroplanin "F-16" për Ukrainën, Danimarka e ka ditur se këto aeroplanë dhe kapacitetet e tjera ishin dhuruar për mbrojtjen e vendit dhe se mund t'i përdorë kundër objektivave ushtarake ruse, përfshirë edhe në territorin rus.

Tel Aviv - Partia izraelite për unitet nacional, e kryesuar nga ministri në kabineti ushtarak, Beni Ganc, parashtroi propozim-ligj për shpërndarje të Parlamentit izraelit (Knesetit) dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend, lajmëroi gazeta izraelite "Haarec". 

Uashington - SHBA-ja nuk e kufizon Ukrainën të përdorë pajisje kundërajrore amerikane për rrëzim të raketave apo gjuajtësve mbi territorin e Rusisë nëse ata paraqesin kërcënim për Ukrainën, kumtoi mbrëmë "Uashington post", duke e cituar një person zyrtar në administratën e Bajdenit.

Tuson - Pilotët e parë ukrainas kanë përfunduar stërvitjen për aeroplanët luftarakë "F-16" në një bazë ushtarake në Arizona të SHBA-së ndërsa përfundimi i stërvitjes për pjesën tjetër duhet të vijojë këtë verë. "Grupi i parë është diplomuar dhe pilotët e tjerë ukrainas po përfundojnë trajnimin e tyre këtu deri në fund të gushtit", deklaroi për "Zërin e Amerikës" zëdhënësja e Gardës kombëtare të Arizonës, kapiteni Erin Hanigan. 

 Pekin - Pavarësia e Tajvanit mund të nënkuptojë fillimin e luftës, ndërsa ribashkimi i Kinës është një trend i pakthyeshëm i historisë, deklaroi sot zëdhënësi ushtarak kinez, Vu Çiani.  Deklarata e Vu është një përgjigje e liderit të ri të Tajvanit, ishullit që kërkon pavarësinë, Lai King-te, fjalimi i të cilit, sipas Vu, ishte një njohje e përpjekjeve të tij për të kërkuar pavarësinë "duke u mbështetur në forcat e jashtme", raportoi Ksinhua.

Jerusalem - Agjencia Izraelite e Inteligjencës Mosad sot njoftoi Irani qëndron pas një sërë sulmesh terroriste të kryera nga rrjetet kriminale kundër ambasadave izraelite në Evropë që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kur filloi lufta mes Izraelit dhe Lëvizjes Islamike Palestineze, Hamas.  Mosadi dhe kolegët e tij evropian e filluan hetimin pasi në janar në ambasadën izraelite në Stokholm ishte gjetur mjet shpërthyes, që thuhet të jetë një granatë dore, dhe ishte shkatërruar nga skuadra kombëtare suedeze e bombave, raportojnë mediat izraelite.

QËNDRONI TË LIDHUR