• e martë, 24 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 20 shtator/ 2024

Shkup - Orizi, mielli, makaronat, vaji, jogurti, produktet e qumështit, perimet, frutat janë në listën me 73 produkte në të ashtuquajturën shporta konsumatore e vjeshtës. Për ato bruto marzha përfituese do të jetë e kufizuar në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa në marketet do të shënohen  me mbishkrimin "më pak shpenzime, më shumë për ty",  ka vendosur Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. Vendimi i Qeverisë për kufizimin të bruto marzhës përfituese të një pjese të produlkteve bazike ushqimore do të hyjë në fuqi ditën e ardhshme pas publikimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut", ndërsa do të zbatohet deri mnë 31 tetor të këtij viti.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot, së bashku me drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev ndau kontrata nga programi IPARD 3 për vitin 2021-2027.  Marrëveshjet kanë të bëjnë me masën 1, Investime në mjete bazë të ekonomive bujqësore dhe masa 7, Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve. Mbështetja financiare përbëhet nga 75 për qind të mjeteve të buxhetit të BE-së dhe 25 për qind mjete të siguruara nga buxheti i shtetit. Mbështetja e përgjithshme financiare për masën 1 arrin 18.893.333 euro, përkatësisht 1.171.764.533 denarë, ndërsa për masën 7 është 11.400.000 euro ose 707.028.000 denarë.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot pati takim pune me ambasadorin e Francës, Kristof Le Rigoler, ku diskutuan për politikat aktuale të Ministrisë të kahëzuara drejt ngritjes së cilësisë së arsimit. Siç njofton MASH, në takim është theksuar se vazhdon mbështetja e vazhdueshme e Francës në afrimin tonë drejt standardeve arsimore evropiane dhe se "të dyja qeveritë e thellojnë bashkëpunimin e shkëlqyer.

Shkup - Ministri përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030 Shaban Saliu sot ka takuar ambasadoren gjermane në vend, Petra Dreksler. Në takim, siç informohet nga zyra e ministrit Saliu, ambasadorja gjermane Dreksler shprehu shqetësimin dhe gatishmërinë e saj për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme të romëve, me theks në strehimin dhe problemin e personave të paregjistruar në librin amë të të lindurve.

Shkup - Ministri i Kulurës, Zoran Lutkov në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Sllovenisë sot ka realizuar takim me ministresn e Kulturëls Asta Vreçko, në Lubjanë. Në takim ministrat janë dakorduar se mes dy shteteve ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në të gjitha fushat, me theks në ekonomi dhe kulturë. Siç informojnë nga Ministria e Kulturës, Lutkov dhe Vreçko e kanë hapur çështjen për qendra kulturore-informative në të dyja vendet.

Shkup - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi konsideron se pas përfundimit të Vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhit prëfitues të disa produkteve ushqimore në 10 për qind, shtrenjtimi eventualisht i sërishëm enorm i produkteve të përfshira me vendimin, do të parandalohet me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare.

Shkup - I pandehuri i parë Lupço Palevski për vrasjen e minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit, sot në Gjykatën Themelore Penale është prononcuar se nuk ndjehet fajtor dhe se Prokuroria Themelore Publike kryen urdhra politikë. Palevski para Gjykatës theksoi se në procedurë janë vendosur si dëshmi më shumë se 100 gjurmë të ADN-së, ndërsa madje nëntëdhjetë për qind të dëshmive të tyre të deponuara përdoren kundër tij, duke theksuar se këto janë dëshmi, të cilat Forenzika e MPB-së i ka përgatitur me urdhër të Prokurorisë.

 Shkup - Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Ndonjëherë mund të na pëlqejnë, ndonjëherë të mos na pëlqejnë, por nuk mendoj se duhet të komentohen, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e "balancuesit". Lidhur me reagimet nga blloku shqiptar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe partnerët në koalicionin qeveritar, Mickoski thotë se e ka parë dhe se është në përputhje me atë që "e kemi folur në të kaluarën". 

Shkup - Në fjalën hyrëse të Prokurorisë nuk dëgjuam se çfarë bazohet në akuzën ndaj Aleksandrit dhe në çfarë provash e mbështet akuzën për krimin e kryer, ai vetëm shprehet prerazi se ka ndihmuar. Nuk kemi veprime përmbarimi, as prova në atë kuptim, tha avokati i Aleksandar Gjorçevskit menjëherë pas përfundimit të seancës së parë të gjykimit në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Shkup - Të akuzuarit për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe qytetarit të Velesit, Pançe Zhezhovski, sot, në Gjykatën themelore penale u ulën në bankën e të akuzuarve, ku para Gjykatës thanë se nuk ndjehen fajtorë për të dy ngjarjet penale. Kjo ishte seanca e parë pas vendimit të Këshillit gjyqësor për bashkim të procedurave të të akuzuarve, pasi që Prokuroria themelore publike fillimisht parashtroi aktakuzë kundër Bore Videvskit, Velibor Manevit, Vllatko Keshishovit, si dhe babait të vajzës, Aleksandar Gjorçevski, e më pas edhe për të dyshuarin e parë, Ljupço Palevski për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia.

Shkup - Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive i shqyrtoi Raportin e posaçëm të Komisionti shtetërror për parandalim të korrupsionit për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjehdore për Zgjehdje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Raportin e posaçëm për gjendje të konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për Zgjehdje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe i dërgoi në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Jegunovc - Punohet në një zgjidhje teknike krahas së cilës na duhet edhe zgjidhje ligjore për sistem funksional gjatë ndjekjes së trafikut me kamera, informon sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai theksoi se qëllimi është vendosja e kamerave në funksion me të cilat do të vërtetohen dhe sanksionohen shkeljet e trafikut, të njihen viktimat në trafik dhe të rritet kultura e trafikut.

Jegunovcë - Në Repartin e policisë në Komunën e Jegunovcës sot është hapur zyra e shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët do të mund të nxjerrin dokumente personal, letërnjoftim, patent shoferi. Zyra do të punojë në një turn nga e hëna në të premte. "Në periudhën e ardhshme do të pasojnë edhe të paktën në dy lokacione, ku së bashku me kërkesat e banorëv, ku kemi kushte do të hapim shërbime të reja administrative, me qëllim që t'i shkarkojmë ato ekzistuese. Më parë këtu rrëmuja shkaktohej në kuadër të shërbimeve administrative Tetovë. Tani qytetarë e Komunës së Jegunovcë do të mund të qasen dhe t'i nxjerrin  dokumentet personale, letërnjoftimet, patentat.

Shtip - Punojmë në një model, një model mjeko-teknik-ekonomik, i cili do të thosha se është në fazën e zhvillimit dhe pres që deri në fund të këtij viti të përfundojë e gjitha dhe nga fillimi i radhës do të fillojmë me ndërtimin e spitalit në Shtip, theksoi sot kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në hapjen e shëtitores së parë dhe në manifestimin "Pastramaliada" në Shtip.

Shtip - Porosia ime për njerëzit në Bruksel është e qartë - nëse me të vërtetë dëshironi të jemi pjesë e familjes evropiane, atëherë ka mënyrë, nëse ka dëshirë ka edhe mënyrë. Nuk do të pranojmë më tepër ultimatume, së paku deri unë e kryesoj Qeverinë e Maqedonisë, as nuk ka çmim, i cili mund të më bindë të pranoj ultimatume. Dëshiroj këta qytetarë dhe atdheu im të jemi në atë familje në bazë të merit sistemit, dhe jo në abzë të turpeve të tjera nacionale dhe lëshimeve rreth identitetit, deklaroi sot kryeministri, Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për t'i përmbledhur porositë e djeshme të cilat u këmbyen në takimet me përfaqësues të lartë në Bruksel.

Shkup - Është pezulluar revizioni i marrë i sjellë nga tre gjykatës për të cilët kemi treguar në fillim të vitit se e kanë bërë gabimin më të madh të lëvizjes sindikale në Maqedoni, diçka që nuk ka ndodh as në Evropën as në botë. Luftën që e kemi zhvilluar në këto tetë muaj, mna ka mundësuar të kemi përsëritje të procedurës dhe pezullim të të gjitha akteve juridike që nënkuptonin sekuestrim të Shtëpisë së punëtorëve. I bëj thirrje Qeverisë së re që të mos i ndjekë shembujt e qeverive të kaluara, të cilët kanë qenë kundër punëtorëve dhe të cilët kanë dashur ta marrin Shtëpinë e punëtorëve, tha sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Shkup - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e organizuar me subjektet nga sistemi për mbrojtje dhe shpëtim ndërmori masa dhe aktivitete pë veprime parandaluese për mbrojtjen nga përmbytjet. Për këtë qëllim janë nxjerrë konkluzione, përfshirë bashkëpunim në kohë dhe të vazhdueshëm për gjendjen e rrjedhave ujore, detyrimet që rrjedhin nga ligji për mbrojtje dhe shpëtim dhe dekretin për zbatimin e masës së mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytjet.

Tetovë - Javën e ardhshme nga e hëna deri të dielën në Tetovë do të mbahet Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA . Këtë vit filmat e festivalit do të shfaqen në hapësirat e Qendrës së Kulturës "Iljo Anteski-Smok" dhe hyrja do të jetë e lirë dhe falas.  "Festivali Ndërkombëtar i Filmit "TIFF ODA 2024" fillon nga 23 shtatori dhe zgjatë deri më 29 shtator të vitit 2024 në Tetovë. Këtë vit TIFF ODA do të shfaqë mbi 50 filma, prejt të cilave 37 prej tyre do të do të garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori; CONE BALKAN PANORAMA, SHORT FICTION, SHORT DOCUMENATRY, SHORT ANIMATION dhe STUDENT FILM", njoftoi Sabedin Selmani. 

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me një grup nxënësish të shkollave të mesme nga Tetova, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për fëmijë U15, që po zhvillohet në Ulqin-Mali i Zi. Siç njoftuan nga Komuna e Tetovës, ky turne ka fituar një rëndësi të veçantë në fushën e sportit, duke mbledhur ekipe nga qytete të ndryshme të trevave shqiptare, si Tetova, Durrësi, Peja, Ulqini dhe Bujanoci.

Tiranë - Pas interesit të treguar nga kryeministri britanik për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, sipas shembullit të Italisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se "Italia ka privilegjin ekskluziv të akomodimit të azilkërkuesve në territorin shqiptar". "Qeveritë që kërkojnë të përsërisin marrëveshjen e arritur midis Italisë dhe Shqipërisë për të kontraktuar përpunimin e kërkesave për azil, nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner (Shqipëri). Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar", tha Rama për Euronjuz. 

Paris - Qeveria e kryeministrit të ri francez Mishel Barnie do të prezantohet nesër, ndërsa jo sot siç ishte paralajmëruar, njoftoi qeveria në Paris.  Mediat franceze raportojnë se si arsye për anulimin e promovimit të qeverisë së re është se janë ende duke u negociuar “detajet përfundimtare”. Dy javë pas emërimit të tij dhe pas konsultimeve shumë të vështira, ish eurokomisari konservator Mishel Barnie mbrëmë i prezantoi presidentit Emanuel Makron përbërjen e qeverisë së tij të ardhshme të qendrës së djathtë. 

Bruksel - Sot jam këtu për t'i transmetuar popullit të Ukrainës se Bashkimi Evropian është këtu për ta ndihmuar në këto kohë sfidash në prag të dimrit, në mënyrë që të mund të ndizet drita dhe të ngrohet si dhe ta mirëmbajë ekonominë e vet, përderisa në të njejtën kohë po lufton për ekzistencën e vet, porositi kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen nga Kievi.

QËNDRONI TË LIDHUR