• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 7 dhjetor/ 2024

Shkup - Qeveria sot përmes një kumtese njoftoi se ekonomia është prioritet i saj dhe se buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, një bum investimesh, zhvillim të fortë ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët. Ajo është e angazhuar, siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, për transformim ekonomik dhe premton rritje të PBB-së, por edhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim. "Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të shtetit. Për vitin 2025, Qeveria është e përkushtuar për transformimin e plotë të Maqedonisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët. Prioritet dhe qëllim është të sigurojmë jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, të ardhme dhe prosperitet të Maqedonisë", thuhet në kumesën e Qeverisë.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strugë pas kryerjes së procedurës hetimore ka marrë vendim dhe ka dorëzuar aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga fshati Veleshtë për veprën penale -  Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve nga neni 193-a paragrafi 1 dhe paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.  Është akuzuar për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale, pasi në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, përmes një sistemi kompjuterik ka transmetuar, ofruar dhe ndryshe ka vënë në dispozicion pornografi të fëmijëve, njoftoi sot Prokuroria Publike.

Shkup - Çështja e moshës së pensionit duhet të shqyrtohet në tërësi. Personave mbi 60 vjeç duhet patjetër t'u jepet mundësia të jenë aktivë dhe të punojnë, por nëse janë të shëndetshëm dhe nëse vendosin kështu, jo domosdoshmërisht, thotë koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia, në lidhje me propozimin e fundit të Këshillit Fiskal të rrisë moshën e pensionit në 67 vjet.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët lindore ku do të bien deri në 20 litra në metër katror, në pjesët malore reshjet do të jenë të borës, ndërsa në pjesët më të larta reshje të shiut dhe borës. Pasdite, duke filluar nga perëndimi, vranësirat do të ulen, reshjet do të ndalen dhe do të fillojë të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë Celsius.

Shkup - Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 40 metra në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit (nga fshati Gajre – Kodra e Diellit), njoftoi LAMM në raportin e pasdites për gjendjen e rrugëve. Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime.

 Ohër - Të gjithë adhuruesit e zonave malore dhe aventurave të borës duhet të bëjnë kujdes në zonat malore më të larta për shkak të paralajmërimeve për reshje të vazhdueshme bore të përcjella me erë mesatare deri të fortë për fundjavën e zgjatur, e cila do të ndikojë ndjeshëm në dukshmëri dhe navogacion në zonat e larta, paralajmëron Shërbimi për Shpëtim Malor në Kryqin e Kuq të Ohrit.

Paris - Në Paris do të mbahet ceremonia për hapjen e Katedrales Notre Dame, me fjalimin e presidentit francez Emanuel Makron, i cili ka mbajtur premtimin se xhevahiri i djegur i arkitekturës gotike do të rihapet në vitin 2024, por shkëlqimi i atij inaugurimi do të mbetet nën hijen e krizës aktuale politike në vend. Makron do të mbajë një fjalim sot në sheshin përpara katedrales së restauruar pas zjarrit të madh më 15 prill të vitit 2019. Është bërë e ditur se do të mbahet mesha e parë e hapur për publikun e gjerë, raportojnë mediat franceze.

Paris - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, në mëngjes mbërriti në kryeqytetin francez Paris, lajmëruan mediat franceze, duke theksuar se ky është kthimi  i tij i madh në skenën poltiike botërore. Trampi është në mesin e më shumë se 2.000 mysafirëve të nderuar në hapjen e sotme solmne të katedrales së restauruar Notre Dame.

Paris - Një paralajmërim portokalli është lëshuar në Francë për shkak të stuhisë Dara dhe rrezikut të erërave të forta, borës dhe akullit, ndërsa për shkak të kushteve të parashikuara të motit, ceremonia madhore e hapjes së katedrales së renovuar të Notre Dame në Paris do të mbahet brenda objektit. Shërbimi Meteorologjik Francez sot parashikon erëra të forta në kryeqytet, ndërsa pasdite reshje shiu të shoqëruara me erëra me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, për këtë arsye programi muzikor i mbrëmjes së sotme me rastin e hapjes së katedrales do të ndryshojë, ndërsa koncerti i paralajmëruar solemn do të shtyhet, njofton televizioni BFM.

Paris - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka mbërritur në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së katedrales së renovuar Notre Dame. Në ngjarje që do të mbahet në mbrëmje janë ftuar rreth 40 liderë. Paraprakisht sot në Paris mbërriti edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp.

Londër - Alarm i kuq për "rrezik për jetën" ishte lëshuar për pjesën më të madhe të Uellsit dhe disa pjesë të Anglisë jugperëndimore, sepse Dara, stuhia e katërt në sezon, arriti në Britani të Madhe, pasi paraprakisht e përfshiu Irlandën. Qeveria u ka dërguar një mesazh me tekst rreth tre milionë njerëzve duke i paralajmëruar ata për stuhitë e afërta dhe duke i këshilluar që "të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nëse është e mundur", duke theksuar se nuk është e sigurt të ngasësh në kushte stuhie, raportoi "Skaj Njuz" herët në mëngjes, ndërsa paralajmërimi do të zgjasë deri në orën 11.

Hagë - Të paktën 20 persona janë bllokuar në rrënoja pasi një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në lagjen Mariahoev të Hagës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 6:15 të mëngjesit, pas së cilës ka shpërthyer zjarri dhe janë shembur pjesë të ndërtesës si dhe janë shkatërruar plotësisht pesë deri në shtatë banesa, transmeton "AN-El Tajms".

 Dublin - Pothuajse 400.000 banorë të Irlandës mbrëmë  kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë "Dara", e cila ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike të dhjetëra mijëra familjeve edhe në Britaninë e Madhe, raportoi Radio Televizioni Irlandez (RTE). Sipas informacioneve nga shërbimi meteorologjik, në një sërë qarqesh, përfshirë edhe Golvej, janë regjistruar rrëmbime të erës deri në 141 km/h. Nga disa vende ka raportime për pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara.

 Moskë - Ministri ris i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi ka takuar të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për Sirinë, Geir Pedersen. Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të 22-të në Doha, i cili po mbahet sot dhe nesër në Katar. Pritet sot në Doha të mbahet takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Astanës për zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Teheran - Irani ka filluar evakuimin e komandantëve dhe funbksionarëve të lartë ushtarakë nga Siria, kupton "Njujork tajms". Sipas burimeve nga Irani dhe rajoni, evakuimi filloi mëngjesin e djeshëm, dhe në mesin e të evakuuarve ka komandantë të njësisë elitare ushtarake të Gardës Revolucionare Iraniane, diplomatë, familjet e tyre dhe civilë.

Uashington - Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen potenciale të raketave ajër-ajër për Holandën për shumën e vlerësuar prej 807 milionë dollarë, kumtoi Pentagoni. Ministria e Mbrojtjes të SHBA-së në kumtesë tha se kontraktori kryesor i shitjes do të jetë RTX Corp, e cila cila nga viti 2023 njihet si korporata "Rajteon Teknoloxhis".

Peshevar - Gjashtë anëtarë të forcave pakistaneze të sigurisë u vranë dhe shtatë u plagosën në një sulm në një postë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, kumtoi sot policia. Është sulmuar një pikë kontrolli e policisë kufitare në Bagamas, 200 kilometra në jug të qytetit Peshavar. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në distriktin Kuram të provincës Hajber Pahtunhva, ku të paktën 130 njerëz janë vrarë në luftimet e ashpra sektare në javët e fundit, pavarësisht një armëpushimi midis komuniteteve sunite dhe shiite.

QËNDRONI TË LIDHUR