• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18;00/ 22 maj/ 2023 

Shkup - Paga mesatare neto e paguar për të punësuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë për muajin mars 2023, të publikuara sot, është rekord prej 34.925 denarë, shkruan në Fejsbuk zëvendës krymeinistri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Shkup- Promovimi i vlerave demokratike, kulturave dhe potencialeve të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, shkëmbimi i përvojave dhe mundësia e projekteve të përbashkëta ishte tema e diskutuar sot nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me studentët e magjistraturës dhe doktoraturës në Universitetin e Harvardit dhe në Institutin  e Teknologjisë në Masaçusets në SHBA.

Shkup - Rekomandime shtesë në pjesën e krijimit të shkollave më të sigurta, si dhe strategji për krijimin e doracakëve të veçantë për nxënësit, prindërit dhe kuadrin arsimor janë pjesë e aktiviteteve të cilat paralajmërohen me qëllim të uljes së dhunës në mesin e bashkëmoshatarëve në shkolla. Gjithashtu, gjatë krijimit të politikave dhe strategjive, është me rëndësi që të përfshihen ata të cilët janë drejtpëdrejt të prekur - nxënësit. Kjo u theksua gjatë debatit të sotëm në Fakultetin Filozofik pranë UCM në Shkup, me nxënës të shkollave të mesme "Dhuna te fëmijët". 

Shkup - Çdonjëri që merret me krim duhet të mbajë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse ka lidhje farefisnore me ndonjë funksionar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lajmet në Kanal 5 ku ishte mysafir, duke u përgjigjur në pyetjen për arrestimin e djalit të një deputeti dhe të një funksionari të lartë në polici, lidhur me tregtinë e palejuar me drogë dhe armë.

Shkup- Në seancën pranverore AP të NATO-s, që mbahet nga 19 deri më 22 maj 2023 në Luksemburg, Dukata e Madhe e Luksemburgut, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërje të: Mile Talevski, në cilësinë e kryesuesit të Delegacionit dhe deputetët Ilija Nikolovski, anëtar dhe Marija Petrushevska, zëvendësanëtare e Delegacionit.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në margjinat e Asamblesë Botërore të 76 të Shëndetësisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Liashko dhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Polonisë, Adam Nigielski, kushtuar avancimit të reagimit emergjent shëndetësor në Ukrainë dhe më gjerë, informojnë sot nga Ministria. 

Shkup - Në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim demokratik, i cili po zhvillohet për të tretin vit në mes të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Riksdagut të Suedisë, Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Fadil Zendeli, kryetarë dhe anëtarë Maja Moraçanin, Martin Kostovski Aleksandar Veljanovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Snezhana Kaleska Vançeva dhe Zdravko Trajanov qëndrojnë në vizitë studimore dyditore në Stokholm sot dhe nesër, informojnë nga sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Kuvendit.

Shkup - Nëse i shikoni të dhënat statistikore për vitin 2022, do të vërehet se në fushën e korrupsionit është shënuar rritje prej 50 për qind e aktivitetit zbulues, u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në lajmet në "kanal 5", i pyetur për arrestimin dhe paraqitjen e kallëzimit penal kundër një punonjëse në ARM dhe një punonjësi në SHA "Ekonomia e Ujërave të RMV-së" për marrje ryshfeti, gjegjësisht nëse kjo do të thotë një aluzion për një luftë më të ashpër kundër korrupsionit.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme, me të cilin kryesonte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhosep Borrell.

Shkup- Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështhe evropiane kanë dhënë mbështetje për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësin, me procedurë të shkurtuar, e cila është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Në kuadër të seancës së Komisionit janë refuzuar tre amendamente të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare të këtij Propozim-ligji. Pas filtrit të kaluar të Komisionit, Komisioni për çështje evropiane e përcjellë propozim ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Sofje - Dy partitë më të mëdha politike të Bullgarisë, partia e qendrës së djathtë GERB dhe blloku properëndimor i udhëhequr nga "Ndryshimet vazhdojnë", ranë dakord sot të formojnë një qeveri koalicioni me një kryeministër "me rotacion", duke synuar t'i japin fund qor-sokakut politik në vend i cili ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Athinë  - Partitë e majta greke SYRIZA dhe MERA 25 janë humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet e djeshme, me një numër më të vogël të votave në krahasim me zgjedhjet e fundit para katër viteve, ndërsa partitë e tjera Demokracia e Re, PASOK - Lëvizja për Ndryshim, Partia Komuniste dhe zgjidhja greke janë me mbështetje të rritur të qytetarëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Në kuadër të mandatit për formim të Qeverisë që e ka marrë nga presidentja greke, liderja e Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis ka realizuar bisedë telefonike me kryetarët e partive, të cilët kanë siguruar hyrje në Parlament dhe i ka informuar për qëllimin e Qeverisë që të përshpejtohen procedurat që zgjedhjet e reja të mbahen më 25 qershor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tiranë  - Ministrja shqiptare e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në takimin në Bruksel, me shefin grek të Diplomacisë, Nikos Dendias në të cilin kanë biseduar edhe rreth çështjes "Beleri" ka vlerësuar se kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe. 

Kiev- Ushtarë ukrainas  ka ende në qytetin e okupuar lindor ukrainas, Bahmut, kumtoi Kievi zyrtar pas pohimeve nga Rusia se forcat e saj e kanë pushtuar gjithë qytetin pas luftimeve disamujore.

Sofje  - Kur dështon mandati i parë, çdo i ardhshëm do të thotë kompromise dhe rreziqe edhe më të vështira, e ndonjëherë edhe më të vështira për t'u shpjeguar për shoqërinë, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev pasi kandidatja për kryeministre e GERB-SDS, Maria Gabriel, ia ktheu shefit të shtetit mandatin e paplotësuar për formimin e qeverisë.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se e preferon presidentin amerikan, Xho Bajden më shumë se presidentin e mëparshëm Donald Tramp për rizgjedhje dhe shpreson se Bajdeni do të zgjedhet në funksionin e njëjtë edhe për një mandat.

Gjenevë - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot, në ditën e dytë të Asamblesë së 76-të Botërore të Shëndetësisë (DSA), organi më i lartë vendimmarrës i OBSH, deklaroi se fundi i Kovid-19 si një rezik global për shëndetin nuk do të thotë fundi i kërcënimit global të shëndetit.

Moskë - Guvernatori i rajonit rus Bellgorod, Vjaçesllav Gladkov sot deklaroi se "një grup diversant" i armatës ukrainase ka hyrë në territorin e Rusisë në qarkun Gaivoron.

Abuxha - Forcat nigeriane të sigurisë kanë vrarë të paktën 26 pjesëtarë të grupit ISVAP, i cili konsiderohet për degë të Shtetit Islamik në Afrikën perëndimore.

Kiev – Termocentrali bërthamor Zaporozhje i Ukrainës, i cili është nën pushtimin rus, është rilidhur në rrjetin elektrik rreth mesditës, thanë autoritetet, pasi funksionimi i tij u ndërpre nga sulmet me raketa ruse gjatë natës.

Pretoria - Së paku 12 persona kanë vdekur nga kolera, ndërsa 95 janë shtruar në spital në komunën Çvana në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria.

Antuerpen- Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Belgjikës, sot mbajti fjalim në Odën tregtare dhe industriale Antuerpen - Vasland (VOKA), ku u mbajt prezantimi i potencialeve ekonomike dhe mundësive investuese në Maqedoninë e Veriut.

Jerevan - Kryeministri armen Nikoll Pashinijan tha sot se Armenia është e gatshme të njohë enklavën e Nagorno Karabahut si pjesë të Azerbajxhanit fqinj, nëse Baku garanton sigurinë e popullatës etnike armene, transmeton Tass.

Valencia, 22 maj 2023 (MIA) - La Liga spanjolle ka probleme me racizmin, tha trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas skenave të pahijshme në derbin e djeshëm mes Valencias dhe klubit madrilen.

QËNDRONI TË LIDHUR