MIA Flesh
- - Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH-it, siç u paralajmërua, do të takohet me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga biznes sektori dhe nga sektori civil. "Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut është destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë investime", deklaroi Reno-Baso, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
- Post By Fitore Curri
- 08:42, 22 korrik, 2024
9:00/ 22 korrik/ 2024
Shkup - Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH-it, siç u paralajmërua, do të takohet me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga biznes sektori dhe nga sektori civil. "Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut është destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë investime", deklaroi Reno-Baso, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Shkup - Ribalanci i buxhetit të enjten do të gjendet në rend dite në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet. Sipas informacioneve nga ueb-faqja e Kuvendit, mbledhja e Komisionit është caktuar në orën 11. Ribalanci i buxhetit pritet të miratohet më së voni deri në javën e parë të gushtit. Ribalanci ishte miratuar në seancë qeveritare të martën, ndërsa të mërkurën në konferencë për media në Qeveria e sqaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska - Koçoska. Rritja e PBB-së është rishikuar nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 2,1 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivelin 3,5 për qind. Në gjysmën e dytë të vitit pritet ngadalësim i rritjes së inflacionit, gjegjësisht stabilizim i çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, si dhe presion më mesatar nga inflacioni bazë.
Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës juridik. Në rend të ditës së seancës së Komisonit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë raportet vjetore të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2023, për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2023, si dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë penale për vitin 2023.
Shkup - Këshilli Gjyqësor sot me fillim në orën 13 do ta mbajë mbledhjen e 493-të në të cilën ka tetë pika të rendit të ditës. Ndër të tjera, Këshilli do të diskutojë për kërkesat dhe ankesat e qytetarëve dhe personave juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, pas raporteve për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës pas kërkesës për dëmshpërblim për jetën e ndarë të anëtarit të Këshillit Gjyqësor, me kërkesë të gjykatësit për publikim të seancës në procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës, si dhe pas njoftimit të konstatuar për gjendjen faktike pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës.
Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht me kushte për mot të ligë afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 39 gradë.. Indeksi UV do të ketë vlerë 8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për paqëndrueshmëri afatshkurte me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.
Sofje - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev do ta dorëzojë sot mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Pritet që mandati të dorëzohet paradite dhe menjëherë ta kthejë grupi i dytë parlamentar për nga madhësia në Kuvendin Popullor - "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Sipas dispozitave të Kushtetutës bullgare, pas kthimit të atij mandati për formimin e qeverisë, presidenti i shtetit udhëzon grupin e ardhshëm parlamentar më të madh që brenda shtatë ditëve të propozojë një kandidat për kryeministër.
Moskë - Forcat ruse të mbrojtjes ajrore mbrëmë kanë rrëzuar 75 dronë mbi territorin rus, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes. MKA ruse ka shkatërruar 47 dronë mbi Rostovin, nga një në rajonet Bellgord, Voronezh dhe Smolensk dhe tetë në provincën Krasnodar. Janë rrëzuar edhe 17 dronë në ujërat e Detit të Zi dhe Detit Azov, thuhet në kumtesë.
Uashington- Organizata për grumbillimin e mjetëve për demokratët "AktBlu" (ActBlue) mbrëmë kumtoi se u regjistrua donacioni më i madh ditor për garën presidenciale prej se presidenti Xho Bajden është tërhequr dhe e ka përkrahur nënpresidenten, Kamala Haris. Pas fillimit të fushatës së nënpresidentes Haris, deri ora 21 (sipas kohës lokale) përmes "AktBlu" janë grumbulluar 46,7 milionë dollarë. Kjo është shuma më e madhe e grumbulluar në fushatë në vitin 2024.
Uashington - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu gjatë javës do të takohet me presidentin e SHBA-së, Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi një burim anonim amerikan. Takimi do të mbahet siç u planifikua, edhe krahas tërheqjes së Bajdenit nga gara presidenciale, deklaroi funksionari anonim amerikan. Ende nuk u konfirmua data e saktë, pasi Bajdeni po shërohet nga Kovid-19. Netanjahu më 24 korrik duhet të mbajë fjalim në Kongres. Pritet që ai të takohet edhe me nënpresidenten Kamala Haris.
Uashington - Ish presidenti amerikan Donald Tramp ka donuar 5.000 dollarë për fushatën për rizgjedhje të Kamala Haris për prokurore shtetërore të Kalifornisë në vitin 2014, publikoi kongresmeni demokratik nga Florida, Xhared Moskovic. Ai publikoi fotografi nga çeku i Trampit për donacion për Harisin, duke e quajtur "investim i mençur". Presidenti amerikan Xhozef Bajden paraprakisht publikoi se tërhiqet nga gara për rizgjedhje dhe e ka përkrahur Harisin që të bëhet kandidat presidencial i Partisë Demokratike.
Uashington - Krerët e Partisë Demokratike në të gjitha 50 shtetet federale të SHBA-së e mbështetën nënpresidenten Kamala Haris si kandidate të re e cila do të garojë kundër kandidatit republikan Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA. Pasi presidenti aktual amerikan Xhozef Bajden e publikoi vendimin e tij që të tërhiqet nga gara zgjedhore, udhëheqësit e demokratëve mbajtën konferencë në të cilën ishte konfirmuar qëndrimi i unifikuar.
Uashington - Kandidati republikan presidencial Donald Tramp nuk ka ide se si t'i japë fund luftës në Ukrainë, deklaroi ish këshilltari i tij për siguri kombëtare, Xhon Bolton në intervistë për Si-En-En. Bolton aludoi në deklaratën e Trampit, të dhënë gjatë bisedës së paradokohshme me presidentin Vollodimir Zelenski, se do të sjell paqe dhe do t'i japë fund luftës në Ukrainë. "Kjo është marrëzi. Ai nuk ka ide si të negociojë dhe si t'i japë fund kësaj lufte", tha Bolton.