• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 12 nëntor/ 2023

Shkup - Liria e shprehjes, interesi publik dhe media e lirë janë prioritetet kryesore për një shoqëri. Ata nuk duhet të kërcënohen apo pengohen në asnjë mënyrë, ka njoftuar në profilin e saj në Fejsbuk, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në lidhje me vendimin e gjykatës për rastin "Feroinvest kundër IRL-së".

Shkup -  Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka bërë të ditur se liria e shprehjes është kategori e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë është e pacenueshme, me çfarë,  siç thuhet, u bashkëngjitet reagimeve lidhur me aktvendimin e gjykatës të marrë nga  gjykatësja Jovanka Spirovska Paneva në rastin "Feroinvest kundër IRL", për storjen "Konspiracion kundër ajrit".

Shkup - Në Maqedoninë e Veriut mungon një qasje gjithëpërfshirëse dhe proaktive për skriningun e kancerit dhe financimi është i pamjaftueshëm këtu. Me presionin e publikut, fondet për sëmundjet e rralla janë rritur, por jo të mjaftueshme për të mbuluar koston e trajtimit mjekësor për të gjithë pacientët e regjistruar. Nuk ka progres kur bëhet fjalë për kontrollin e duhanit. Pirja e duhanit në vende publike duhet të dënohet sipas ligjit të BE-së, por në këtë vend, ai nuk zbatohet plotësisht.

Shkup - Maqedonia e Veriut ka nivel të mirë të përgatitjes në fushën e sigurisë ushqimore, politikës veterinare dhe fitosanitare, vlerëson Komisioni Evropian (KE) në Raportin për progresin e vendit. Sipas KE-së, është bërë njëfarë progresi gjatë periudhës raportuese, veçanërisht në luftën kundër sëmundjeve të kafshëve, kontrollin e shëndetit të bimëve dhe zbatimin e masave për çrrënjosjen e dëmtuesve.

Shkup- Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht në fushën e prokurimit publik dhe ka arritur progres të kufizuar në periudhën raportuese, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2023. Në dokument theksohet se duhet të rritet kapaciteti i institucioneve kyçe kontraktuese dhe operatorëve ekonomikë përmes trajnimeve të vazhdueshme.

Shkup- Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në pjesën e transportit. Është arritur përparim i kufizuar në të gjitha llojet e transportit, megjithëse është bërë përputhshmëri e pjesshme me legjislacionin e sigurisë së aviacionit, deklaron Komisioni Evropian (KE) në Raportin e Progresit të Vendit në vitin 2023.

Shkup - Në raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit tonë për vitin 2023, në kapitullin 16, thuhet se jemi mesatarisht të përgatitur në fushën e tatimimit dhe se është arritur njëfarë progresi, veçanërisht në ndryshimin e rregullores tatimore preferenciale në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike.

Shkup - Aksion pyllëzimi në Parkun Natyror "Gazi Babë" do të zhvillohet sot në Shkup. Organizator është "Dm Drogerie Markt", me mbështetjen e Ndërmarrjes Publike "Parqe dhe Gjelbërim", Qytetit të Shkupit dhe Fakultetit të Shkencave Pyjore, Arkitekturës së Peisazhit dhe Eko Inxhinierisë.

Shkup  -  Efekti i investimeve të huaja dhe përfitimet direkte për qytetarët janë më të rëndësishmit dhe ky është prioriteti kryesor nga i cili udhëhiqemi, deklaroi Jovan Despotovski, drejtor i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale - ZZHTI. 

Shkup - Në territorin e SPB Manastir  gjatë ditës së djeshme është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për ngasjen e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, me ç'rast  janë sanksionuar 48 shoferë. Prej tyre 34 në territorin e Prilepit, nga 5 në Manastir dhe Makedonski Brod, 2 në Resnjë dhe nga 1 në Demir Hisar dhe Krushevë. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar edhe 48 kundërvajtje të tjera të trafikut, informojnë nga MPB.

Shkup -  Ministria e Punëve të Brendshme informon se nesër dhe pasnesër për shkak të vizitës së delegacionit të kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të Shkupit.

Tiranë - Greqia vendosi  bllokadën e parë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, raportojnë mediat shqiptare duke iu referuar mediave greke. "Greqia nuk ishte dakord me letrën e 27 vendeve anëtare të BE-së për hapjen e kapitujve të parë me Shqipërinë. Një arsye e mundshme për këtë është arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belleri, i cili është grek etnik, pas së cilës Athina akuzoi se po i shkelen të drejtat", shtojnë mediat.

 Bruksel -  Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Zhosep Boreli, deklaroi se nuk pritet që Ukraina të arrijë një fitore të shpejtë ndaj Rusisë në të ardhmen e afërt. Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë në Malaga, ai e theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të përgatitet politikisht për një reduktim të mundshëm të ndihmës amerikane për Ukrainën, shkruan "Ukrainska Pravda".

Madrid  -  Policia spanjolle ka arrestuar 121 persona, mes të cilëve 118 burra dhe tri gra, në një nga operacionet më të mëdha të kryera në atë vend kundër pornografisë së fëmijëve. Siç lajmëroi agjencia EFE, në kuadër të aksionit janë kryer 125 bastisje dhe janë sekuestruar 946 pajisje me 500 terabajt përmbajtje pornografike me të mitur.  Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe vendet e punës të të arrestuarve, janë sekuestruar 368 hard disqe, 427 CD dhe DVD, 114 USB flesh drajverë, 37 karta memorie, 60 kompjuterë, 47 celularë, gjashtë tableta, video kamera dhe pajisje të tjera elektronike, theksohet  në kumtesën e policisë kombëtare.

Berlin - Koalicioni qeveritar në Gjermani vendosi të dyfishojë ndihmën ushtarake të vendit për Ukrainën për vitin e ardhshëm 2024, e cila do të arrijë tetë miliardë euro, publikoi Blumberg, duke i'u referuar burimeve anonime. Nëse kjo shumë miratohet nga parlamenti, në të cilin koalicioni qeverisës i kancelarit Olaf Sholc ka shumicën, atëherë shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë do të tejkalojnë dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të kërkuar nga NATO-ja.

Vjenë - Ministria austriake e Punëve të Brendshme njoftoi se për gjashtë muaj do të zgjasë kontrollin përgjatë kufirit të Austrisë me Slloveninë dhe Hungarinë. Aktualisht, autoritetet austriake kontrollojnë edhe kufirin me Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Në kufirin me vendet e tjera fqinje të Austrisë, po kryhet "kontroll intensiv në zonat kufitare", thuhet në kumtesë.

Gjenevë- Kombet e Bashkuara njoftuan se një nga zyrat e tyre në qytetin e Gazës u granatua gjatë natës, duke thënë se kanë marrë "raporte për raste të vdekjes dhe të plagosur" midis civilëve që strehoheshin atje.

Tel Aviv - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se aeroplanët luftarakë kryen sulme kundër "infrastrukturës terroriste në Siri" në përgjigje të raketave të lëshuara dje nga Siria ndaj Rafshnaltës së Golanit. Nuk specifikohet se cilat vende kanë qenë objektivi i sulmit, shkruan Tajms of Izrael.

Tel Aviv -  Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir tha se kushdo që e mbështet Hamasin duhet të eliminohet, transmeton Anadollu. "Që të jetë  e qartë, kur thonë se Hamasi duhet të eliminohet, kjo do të thotë se edhe ata që e mbështesin, ata janë  të gjithë terroristë", tha Ben-Gvir gjatë një interviste me Kanal 12 të Izraelit. duke shtuar: Të gjithë duhet të eliminohen".

Kajro - Drejtoria kufitare e Gazës ka njoftuar se kalimi Rafah në kufirin me Egjiptin do të rihapet sot për ata që kanë pasaporta të huaja. Evakuimi nga Rripi i Gazës në Egjipt për shtetasit e huaj dhe palestinezët që kishin nevojë për kujdes mjekësor urgjent u pezullua të premten, raporton Haarec.

Gazë - Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi sot se ndërtesa e Kardiologjisë në kompleksin spitalor Al-Shifa, më i madhi në Rripin e Gazës, u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit. "Pushtuesi shkatërroi tërësisht repartin e kardiologjisë të spitalit Al Shifa. Ndërtesa dykatëshe u shkatërrua plotësisht në sulmin ajror", tha zëvendësministri i Shëndetësisë Jusef Abu al-Rish, raporton Al Xhezira.

Uashington - SHBA-ja kërkoi një shpjegim për komentet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se pas luftës kundër grupit terrorist Hamas, Izraeli do të marrë përsipër përgjegjësinë e sigurisë për Rripin e Gazës për një kohë të pacaktuar. Netanjahu ka treguar se Izraeli do të kundërshtojë kthimin e Autoriteteve palestineze në Rripin e Gazës pas luftës, raporton "Tajms of Izrael".

Nju Delhi- Të paktën 40 punëtorë janë ngujuar sot pasi u shemb një tunel në ndërtim rrugës për në shtetin indian verior Utarhand, deklaroi përfaqësuesi i shërbimeve të shpëtimit. "Rreth 200 metra nga tuneli u rrënua", deklaroi për AFP një përfaqësues zyrtar i cili foli nga vendi i ngjarjes", transmeton Beta. Ai tha se në tunel janë ngujuar 40 ose 41 punëtorë.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje shiu pasdite në pjesët perëndimore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës në disa vende. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë. Në Shkup mot me vranësira të pjesshme, pasdite me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR