• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 14 shtator/ 2024

Shkup - Me vullnet të mirë, respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mund të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes, vlerësoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit të djeshëm me homologun e saj bullgar Rumen Radev. Kreu i shtetit bullgar, nga ana tjetër, pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga Siljanovska Davkova të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Shkupit dhe pohon se Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë në Sofje mori pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë, që në Operën dhe Baletin e Sofjes performoi opera "Nabuko" nga Zhuzepe Verdi.

 Shkup - Çdonjëri i cili ka bërë krim do të përfundojë para organeve të drejtësisë. Ka shumë dëshmi për krim te politikanë të pozicionuar lartë të deridjeshëm,    në të cilat po punohet, ndërsa  opinioni do të informohet për të gjitha kur këto raste do të vijnë në fazën e procedimit, porositi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

 Shkup - Në koordinim me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurorin publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka marrë vendim për formimin e departamentit special për krime të rënda dhe komplekse, i cili do të veprojë me lëndët për vepra penale për të cilat është paraparë dënim me burgim të përjetshëm me numër më të madh të të akuzuarve dhe vëllim të dëshmive, hetime financiare, çështje komplekse dhe raste me interes të jashtëzakonshëm publik.

Shkup - Në QKM do të mbahet edicioni i parë i konferencës internacionale për TI What The Stack. Tema është web development. Në katër skena do të paraqiten mbi 20 ligjërues, nga të cilët 10 janë internacional. Siç informojnë organizatorët, vizitorët do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata nga emra me renome të skenës botërore të TI-së, siç janë Santosh Yadav, Sam Vloeberghs, Daniel Afonso, Atila Fassina dhe shumë të tjerë.  Konferencës do t'i paraprijnë edhe ligjërata, punëtori dhe aktivitete të ndryshme në kohëzgjatje prej një javë.

Shkup - SPB Manastir ka parashtruar pesë kallëzime penale kundër katër personave fizik dhe një personi juridik nga neni 288 i Kodit Penal për zjarre të shkaktuara në harkun kohor prej dates 15.06.2024 deri më 10.09.2024 në Prokurorinë Themelore Publike Manastir.

Sarajevë - Mbrëmë ra borë në Bjellashnica dhe Jahorina, malet olimpike rreth Sarajevës, si dhe në malin Vlashiq, në komunën Travnik, transmeton Beta. Borë ka edhe në grykën malore të Rumanisë. Në të gjithë Bosnja dhe Hercegovinën është dukshëm më ftohtë në krahasim me ditët paraprake, sepse temperatura ra për 20 gradë Celsius.

Odesa - Armata ruse mbrëmë me dronë sulmoi qytetin dhe rajonin e Odesës. Sirenat në qytetin ukrainas ishin aktivizuar në orën 00:57, transmeton BTA. Në Odesa u dëgjuan shëpërthime të forta, ndërsa autoritetet vendase i bënë thirrje popullatës të qëndrojë në vende të sigurta.

Berlin - Sekretari shtetëror për çështje federale dhe evropiane i krahinës gjermane të Rajna-Vestfalisë Veriore, Mark Shpajh, për Dojçe velen tha se procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE duhet të përshpejtohet dhe se në rritje është zhgënjimi në mesin e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësimin e vendit në Union, prandaj Gjermania duhet të bëjë diçka për ta përshpejtuar procesin.

Frankfurt - NATO mund të kishte bërë më shumë për të armatosur Ukrainën në përpjekje për të parandaluar një pushtim rus në vitin 2022, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në një intervistë për Frankfurter Algemajne cajtung (FAC). I pyetur se cila ishte dita më e keqe e mandatit të tij 10-vjeçar si shef i NATO-s, Stoltenberg tha se ishte 24 shkurt 2022, kur Rusia pushtoi Ukrainën. Ai thekson se lufta e Moskës kundër Kievit nuk filloi në vitin 2022, por në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë.

Vatikan - Papa Françesko ka sulmuar kandidatët kryesorë për president së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse duke luftuar kundër emigrantëve dhe duke mbrojtur të drejtën e abortit, të dy janë "kundër jetës", dhe këshilloi katolikët amerikanë në zgjedhjet presidenciale për të zgjedhur opsionin që është "e keqja më e vogël" për ta.

Bukuresht - Pesë persona janë gjetur të vdekur pas stuhisë që goditi Rumaninë lindore dhe dhjetëra janë bllokuar në zonat e përmbytura, njoftuan sot shërbimet rumune të emergjencës. Trupat e pajetë janë gjetur në Peçe, Dragusheni, Kostaçe Negri dhe Korod.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden në takimin me kryeministrin britanik Kir Starmer në Shtëpinë e Bardhë tha se nuk mendon shumë për kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për luftën me NATO-n nëse aleatët perëndimor i lejojnë Ukrainë të sulmojë objektiva thellë në brendësinë e Rusisë, transmeton DPA. Starmer deklaroi se muajt dhe javët në vijim do të jenë "vendimtare" për Ukrainën dhe tha se "është jetike" të dy vendet të vazhdojnë të mbështesin Kievin në luftën kundër Moskës.

Uashington - Armata amerikane kumtoi se në koordinim me forcat e sigurisë së Irakut, ka kryer sulm në Irakun perëndimor gjatë të cilit u vranë katër udhëheqës të grupit Shteti Islamik, përfshirë edhe shefin e operacioneve në atë vend. "Ky operacion kishte në shënjestër udhëheqësit e Shtetit Islamik, ndërpreu dhe zvogëloi mundësitë e tij të organizojë dhe zbatojë operacione", kumtoi komanda e ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe kryeministri britanik Kir Starmer në takimin e mbrëmshëm në Uashington nuk morën një vendim për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi për të shënjestruar Rusinë, raporton Bi-Bi-Si. Më herët, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin që të mos lejojë Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë. Putini tha se një veprim i tillë do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë të NATO-s në luftën në Ukrainë dhe se do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

Gazë - Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës së kaluar, bënë të ditur sot autoritetet lokale palestineze. Në sulmet është që goditur një shtëpi në të cilën ndodheshin 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Është qëlluar edhe një tendë në Kan Junis në të cilën ndidheshin palestinezë të zhvendosur. 

QËNDRONI TË LIDHUR