• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 26 maj/ 2024

Shkup - Ende nuk ka marrëveshje konkrete, atë që mund ta ndaj është se bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Lëvizja ZNAM bëhet pjesë e Qeverisë dhe cilat dikastere do t'i merrnin. Mbrëmë vonë nga Lëvizja ZNAM informuan se ishte mbajtur takim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE në nivel të nënkryetarëve të partive, në të cilin është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim. Më parë dje, nga VMRO-DPMNE informuan se bisedimet me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh.

Shkup - Gjeorgjia sot e shënon Ditën e Pavarësisë - 26 maji dhe me këtë rast, në organizim të Konsullatës së Gjeorgjisë me seli në Shkup dhe në Shtip të udhëhequra nga konsujt e nderit Marko Andonov dhe Darko Gacov, në ekranin e madh në sheshin qendror në Shkup ishin vendosur videoprezantime në të cilat janë shfaqur disa nga veçoritë natyrore dhe kulturore të Gjeorgjisë. Dita e Pavarësisë 26 maji është festë shtetërore në Gjeorgji e cila e shënon miratimin e Aktit të pavarësisë nga 26 maji i vitit 1918, me të cilin është themeluar Republika Demokratike e Gjeorgjisë pas revolucionit rus nga viti 1917. 

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se katër personat që kishin humbur, dy gra, një burrë dhe një fëmijë (mosha 29, 18, 35, 7 vjet), janë gjetur. Tereni në vendin ku kishin humbur, siç theksojnë nga QMK është jashtëzakonisht i pjerrët dhe i rrezikshëm për lëvizje, prandaj ata ishin nxjerrë me varkë. Pas informacionit të marrë përmes 112 në QMK, QMK rajonale Veles menjëhjerë ka komunikuar për koordinimin e gjetjes me SPB Veles, DMSH Veles dhe Komunën Veles, pas çka nga Velesi erdhi nga komuna edhe një Ekip i shpëtimtarëve me ujë nga një shoqatë vullnetare me varkë speciale për shpëtim.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë dërgoi njoftim në Prokurori për sallat e mbyllura kirurgjikale në Qendrën Klinike "Nëna Terezë", e cila është pranuar dhe dërguar te prokurori publik. Do të ndërmeren veprime që të kontrollohet nëse në ngjarje ka elemente të veprës penale, informojnë për MIA-n nga PTHP Shkup. Nga PTHP theksojnë se Prokuroria vepron dhe ndjek vetëm nëse ka vepër penale. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin eletro-shpërndarës, pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 11:00, do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës "Kërsto Rakovski", derisa nga ora 09:00 deri në orën 15:00, konsumatorët e rrugës numër 103 në lagjen Vollkovë, në Komunën e Gjorçe Petrovit. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të marrë nga EVN, pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 13:00, do të jenë edhe konsumatorët e rrigës "Klenovec" nr. 69 dhe objektet në rrethinën e marketit Tineks, në Komunën e Karposhit.

Dibër - Rajoni i Dibrës dhe Strugës mbrëmë tri orë e gjysmë mbeti pa furnizim me energji elektrike. Shkaku është rrufeja e cila e goditi trafostacionin kryesor në Hidrocentralin "Shpile" në Dibër. "Trafostacioni kryesor në HEC 'Shpile' është goditur nga një shkarkesë rrufe-elektrike gjatë një stuhie të fortë.   Ekipet kanë dalë menjëherë në teren dhe me përpjekje maksimale është rregulluar defekti madhor. Rajoni Dibër-Strugë ka mbetur pa energji elektrike nga ora 19:50 deri në orën 23:20", kanë konfirmuar për MIA-n nga QMK.

Athinë - Marrëveshjen e Prespës do ta respektojmë dhe do të kujdesemi për respektim të saj me besnikëri, jo vetëm se shteti ka vazhdimësi, por edhe sepse është e qartë se është marrëveshje e ratifikuar dhe nuk ekziston mundësia që ta ndryshojmë njëanshëm, prandaj atë që duhet ta bëjmë është që të jemi të sigurt se pala tjetër e zbaton në mënyrë dinjitoze, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në intervistën për televizionin grek "Skaj", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Gerapetritis theksoi se Greqia e ndjek respektimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe theksoi se në vetë tekst nuk është paraparë as që të ndryshohet, e as të anulohet njëanshëm, duke i sqaruar karaketaristikat kryesore të Marrëveshjes.

Athinë - Maqedonia e Veriut, si edhe Shqipëria, mund vetëm të fitojë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë. Në të kundërtën, rruga evropiane e të dyja vendeve kalon përmes Athinës. Dhe aty do të hasë në probleme, thekson kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për gazetën "Real njuz", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në intervistën e hollësishme dhe të gjerë për gazetën, Micotakis flet për zgjedhjet evropiane, për politikën e brendshme dhe të jashtme, si dhe për marrëdhëniet për vendin tonë dhe porosit se memorandumet nuk do t'i sjellin në votim, por edhe se presin nga Qeveria e re "ta respektojë ligjshmërinë ndërkombëtare, si dhe nënshkrimin e saj".

Berlin - Presidenti francez Emanuel Makron sot e fillon vizitën treditore në Gjermani, që është vizita e parë e një presidenti francez në Berlin gjatë 24 viteve të fundit.  Makroni do të takohet me presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmajer, me të cilin do të vizitojë disa rajone të Gjermanisë dhe do t'i theksojë marrëdhëniet e mira dhe të vetme mes të dyja vendeve, është bërë e ditur në ueb-faqen e presidentit gjerman.

Vilnius - Në Lituani sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa presidenti aktual Gitanas Nauzeda, i cili fitoi më së shumti vota në rrethin e parë, pritet të fitojë edhe një mandat. Nauzeda (60), ish ekonomist në grupacionin bankar suedez SEB, i cili është kandidat i pavarur, fitoi 44 për qind të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 12 maj. Kundërkandidat i tij është kryeministrja e Lituanisë Ingrida Shimonita (49) nga partia e qendrës së djathtë në Bashkimi i atdheut, e cila fitoi 20 për qind të votave në rrethin e parë.

Harkov - Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 43 janë plagosur në sulmin e djeshëm rus në një hipermarket për materiale ndërtimore në qytetin ukrainas Harkov, bëri të ditur Prokuroria në Ukrainë.   Dy bomba ruse  dje pasdite e qëlluan hipermarketin për materiale ndërtimore "Epicentar", deklaroi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov në televizionin kombëtar. Goditjet kanë shkaktuar zjarr, me tym të dendur qindra metra në ajër. 

Hagë - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Kan, sot i hodhi poshtë akuzat se i barazon veprimet e Izraelit dhe Hamasit lidhur me kërkesën për lëshimin e urdhrave për arrestimin e liderëve të Izraelit dhe organizatës islamiste terroriste,  duke e nënkuptuar si marrëzi. "Nuk them se Izraeli me demokracinë e tij dhe gjykatën supreme është i ngjashëm me Hamasin, kuptohet se jo. Nuk mund të jetë më e qartë se Izraeli ka plotësisht të drejtë ta mbrojë popullatën e tij dhe tÇi lirojë pengjet. Por, askush nuk ka leje të kryejë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mjetet nuk definojnë", tha Kani në intervistën e tij të parë pasi shpalli se do të kërkojë urdhra për arrestimin e kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, si dhe për tre liderë të Hamasit.   

Tokio - Kryeministri japonez Fumio Kishida sot në Seul do të takohet me kryeministrin kinez Li Kiang, informon NHK, duke iu referuar Qeverisë japoneze.  Në takim, Kishida planifikon mes temave të tjera ta ngritë edhe çështjen për ndalesën e Kinës për import të frutave detare japoneze, si dhe zgjidhjen paqësore të çështjeve lidhur me Tajvanin, shkruan edicioni japonez. Kryeministri japonez dëshiron ta konfirmojë qëllimin e të dyja vendeve të promovojnë "marrëdhënie reciproke të dobishme të bazuara në interesa të përbashkëta strategjike".

Nju Delhi - Shtatë foshnja humbën jetën në një zjarr të madh në një spital në pjesën lindore të Nju Delhit, ndërsa pesë janë shpëtuar dhe dërguar në një spital tjetër, njoftuan sot autoritetet lokale. Pronari i spitalit të foshnjave në të cilin shpërtheu zjarri të shtunën është arratisur, njoftoi policia. Siç transmetoi Tajms of India, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa hetimi për shkaqet  e fatkeqësisë është në vijim.

Tel Aviv - Rreth 200 kamionë me ndihmë humanitare, në mesin e të cilëve dy me lëndë djegëse, sot do të hyjnë në Rripin e Gazës, paralajmëroi shefi i Kryqit të Kuq egjiptian në Sinajin Verior, Kaled Ziad.  Kamionët po hyjnë në Gazë përmes vendkalimit kufitar izraelit Kerem Shallom, pasi ishin rikahëzuar nga Rafa, sipas marrëveshjes mes presidentit egjiptian Abdel Fatah el - Sisi dhe presidentit amerikan Xho Bajden. Ndihma vjen në Egjipt pasi Izraeli filloi operacion ushtarak për marrjen e anës palestineze në vendkalimin kufitar Rafa me Egjiptin më 7 maj, njoftuan mediat izraelite.

Port Morsbi - Më shumë se 670 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në Papa Guinea e Re, sipas vlerësimeve të reja të Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim (IOM). Shefi i misionit të agjencisë për emigrim në KB në shtetin ishull në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, Serhan Aktoprak, deklaroi sot se bilanci i shqyrtuar i të vdekurve janë bazë e llogaritjeve të autoriteteve në fshatin Xhambali dhe provincën Enga, ku më shumë se 150 shtëpi ishin bllokuar nga rrëshqitja e dheut të premten.

Jerusalem  - Një funksionar i lartë izraelit deklaroi se kabineti ushtarak pritet të mblidhet sot për të biseduar për marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sepse përpjekjet diplomatike për armëpushim në Gazë janë përtërirë. "Kabineti ushtarak pritet të mblidhet në Jerusalem sonte në orën 21 sipas orës lokale (18 pasdite sipas Griniçit) për të biseduar për marrëveshjen për lirimin e pengjeve", tha një funksionar  anonim për mediat perëndimore. 

Kajro - Kryengritësit Huthë në Jemen liruan më shumë se 100 robër lufte, bëri të ditur sot Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Të burgosurit janë liruar herët në mëngjes në Sana, e cila tani është nën kontroll të Huthëve.   "Shpresojmë se kjo e hap rrugën për lirim të mëtejshëm dhe siguron  qetësim për familjet të cilët me padurim e presin bashkimin e sërishëm me të afërmit e tyre", tha Dafne Maret, shefe e delegacionit të Kryqit të Kuq në Jemen.

Tel Aviv - Krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Al - Kasam, njoftuan se sot kryen sulm të madh me raketa mbi Tel Aviv, ndërsa ushtria izraelite ka aktivizuar sirena në qytet duke paralajmëruar për sulm të mundshëm. Në kumtesën në kanalin e tij Telegram, brigadat Al - Kasam bënë të ditur se raketat ishin lansuar si përgjigje e, siç i quajti, "masakravet cioniste ndaj civilëve". Televizioni Al Aksa i Hamasit informon se raketat ishin hedhur nga Rripi i Gazës.

Dakë - Në Bangladesh pothuajse 800.000 njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikuara para mbërritjes së ciklonit të fortë që u formua mbi Gjirin e Bengalit, kumtoi Ministria e Gjendjeve të Jashtëzakonshme e vendit. Banorët e pjesës bregdetare të Bangladeshit janë evakuuar në në 4.000 strehimore, ndërsa për shkak të motit të ligë që po vjen janë mbyllur të gjitha shkollat në rajon.

Paris - Sulmuesi francez Kilian Mbape deklaroi se me kokën lart ndahet me Pari Sen Zhermani, pasi klubi parizien e mposhti mbrëmë Olimpik Lionin me 2:1 në finalen e Kupës së Francës. Mbape këtë muaj bëri të ditur se do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit në radhët e të cilit ishte shtatë vjet, ku u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 256 gola.   Ndeshja e tij e fundit për klubin ishte në finalen e së shtunës në Lil, ki PSZH fitoi pas golave të Usmanit dhe Fabian Ruisit në pjesën e parë të lojës. "Ishte vështirë dhe kënqësi në të njëjtën kohë, sepse kjo është finale dhe në fund fituam. Jam i përmbushur me gëzim", deklaroi Mbape para gazetarëve.

QËNDRONI TË LIDHUR