• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 28 korrik/ 2024

Shkup - Zbatim të të gjitha rekomandimeve të Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian në gjyqësor pret euroambasadori Dejvid Gir. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Giri thotë se në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të Kornizës së Negociatave. Për të është absurd që të ketë vetëm funksionarë partiakë, ndërsa të mos ketë kompetenca dhe meritokraci.  "E përshëndesim përkushtimin e Qeverisë që të përparojë në rrugën drejt BE-së, dhe tashmë kemi parë progres të mirë, jo vetëm në disa diskutime që i kemi pasur për agjendën e reformave, e cila mendoj se përparoi shumë pozitivisht, madje edhe në periudhën e shkurtë pasi u formua Qeveria", thekson euroambasadori.  Lidhur me amandamentet kushtetuese, ai thekson se tashmë kemi zgjidhje në tavolinë.

Shkup - Nën sloganin "Beteja vazhdon" këtë vit do të shënohet një nga festat më të mëdha kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2 Gushti - Dita e Republikës. Manifestimi qendror, si çdo vit, do të mbahet më 2 gusht në Krushevë, në vendin Gumenjë, në Meçkin Kamen. Në këtë ngjarje solemne fjalim do të ketë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do ta vizitojë manastirin Shën Prohor Pçinski dhe do të mbajë fjalim në manifestimin me këtë rast në Pelincë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të vendosë lule para përmendores së kryetarit të presidiumit të KAÇPM-së, Metodija Andonov Çento në sheshin "Maqedonia" dhe do të ketë fjalim të tij në manifestimin me këtë rast i cili do të mbahet nën ndërtesën e Kuvendit.

Shkup - Zëvendëskryetari i parë i qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me rastin e shënimit të 28 Korrikut, Ditës botërore të mbrojtjes së natyrës, me një sërë aktivitetesh në Malin e Gazi Babës e paralajmëroi nisjen zyrtare të fushatës: “Vepro tani, për natyrën!”. Ministri Mexhiti, së bashku me një grup entuziastësh dhe ithtarë për mjedis të shëndetshëm jetësor, me shembull treguan se si duhet të zhvillohen sjelljet pozitive në natyrë e cila do të thotë jetë, shëndet më i mirë, vend për relaksim dhe pushim, ndërsa njëkohësisht është edhe shtëpia e botës së pasura bimore dhe shtazore.

Shkup - Zjarrfikësit me disa automjete zjarrfikëse, ekipet e ndërmarrjeve publike "Pyjet e Maqedonisë", Armata, qytetarët në terren... Dëmi është i paçmueshëm. Kërkohet ndihmë nga fqinjët, shtetet mike, komunat e vëllazëruara. Zjarret që kanë shpërthyer në të gjithë vendin në dhjetë ditët e fundit kanë nxjerrë përsëri në dritë të gjitha lëshimet. Ku është sistemi ynë i mbrojtjes, pse nuk mund t'i përballonim vetë zjarret, sa kohë na u desh për të aktivizuar “Traktorët ajrorë”? Pse gabimet nga zjarret e vitit 2021 në Maleshevi nuk na kanë mësuar se si të mbrohemi? Sa nga premtimi se do të forcojmë stacionet territoriale të zjarrfikësve si me potencial njerëzor ashtu edhe me pajisje të përshtatshme mbrojtëse është realizuar? Për të gjitha këto pyetje, MIA ka kërkuar përgjigje nga disa institucione relevante.

Shkup - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 23 zjarre në vende të hapura, prej të cilëve tre ende janë aktivë, një është nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. 

Shkup -  Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.  Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjithsej 123 kundërvajtje, prej të cilave 37 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)...

Tetovë - Për dallim nga muajt e dimrit, këtë periudhë Kodra e Diellit ka shumë pak turistë dhe vizitorë, edhe pse atje për dhjetë gradë është më freskët se sa në qytete. Hotelierët dhe njerëzit të cilët kanë kapacitete akomoduese thonë se ka shumë gjëra që mund të bëhen në Kodër të Diellit gjatë verës. Sipas tyre, ka interesim dhe vijnë mysafirë, por thonë se ka mundësi që të mund të vijnë edhe më shumë vizitorë. Hotelieri Hashim Hasani thotë se ajo që është më freskët tërheq turistë për fundjava, duke vlerësuar se njerëzit më shumë zgjedhin të shkojnë në det. Nga ana tjetër Kodra e Diellit është atraktive për mërgimtarët dhe të huajt. 

Shkup - Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vetëm nesër në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten, veçanërisht në zonat malore ku do të ketë kushte për shi afatshkurtër.  Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër dhe të martën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 60 km/h).

Tiranë - Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani njoftoi se Tajlanda i hoqi vizat për qytetarët shqiptarë, me çka ata mund të udhëtojnë pa viza në 99 vende.  "Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare", shkroi ai në një publikim në Fejsbuk.

Moskë - Nëse SHBA-ja dislokon raketat e saja me rreze të lartë veprimi në Gjermani, Rusia do ta konsiderojë veten të përjashtuar nga moratoriumi për dislokimin e raketave të saj me rreze të mesme dhe të shkurtër, tha sot presidenti rus Vladimir Putin. Duke iu referuar deklaratave të administratës amerikane për planet për dislokimin e raketave me rreze të gjatë në Gjermani nga viti 2026, Putin tha se objektet e rëndësishme shtetërore dhe ushtarake ruse do të jenë brenda rrezes së këtyre raketave dhe se koha e fluturimit të tyre drejt objektivave në territorin e Rusisë do të ishte rreth dhjetë minuta.

Paris - Një person ka humbur jetën, ndërsa 34 janë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë ka bërë përpjekje që ta kalojë La Manshin nga Franca deri në Britani dhe kishte hasur në vështirësi, njoftuan sot autoritetet franceze.  Emigrantët e shpëtuar janë dërguar në shërbimet për situata të jashtëzakonshme, njoftoi administrata e këtij dikasteri.  Më shumë se 12.000 azilkërkues mbërritën në Britaninë e Madhe këtë vit, ndërsa shumë e kaluan La Manshin me varka të stërmbushura me rrezik që të përmbyten. 

Tel Aviv - Aeroplanë izraelite gjatë natës kryen sulm mbi Hezbollahun, në territorin e Libanit, si përgjigje për sulmin paraprak me raketa.  Sipas informacioneve të fundit, dymbëdhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën në sulmin me raketa mbi një fushë futbolli në Rrafshnaltën e Golanit, në veri të Izraelit.  "Gjatë natës, forcat ajrore izraelite sulmuan një numër objektivash terroriste të Hezbollahut thellë brenda zonës jugore të Libanit, duke përfshirë depo armësh dhe infrastrukturë terroriste. Objektivat u sulmuan në zonat e Çabriha, Borxh El Çmali dhe Bekua, Kfarkela, Rab El Talatin, Kiam dhe Tair Harpa", njoftoi ushtria izraelite.

Pekin - Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa edhe gjashtë janë lënduar gjatë rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga vërshime të rrëmbyeshme në provincën qendrore kineze Hunan, informon televizioni shtetëror CCTV. Një ndërtesë banesore njëkatëshe në fshatin Juelin u përfshi nga rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, bëhet e ditur në raport.   Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Sinhua, besohet se një person është varrosur nën baltë.  Përpjekjet e shpëtimit po vijojnë, transmetoi DPA.

Karakas - Në Venezuelë sot mbahen zgjedhje presidenciale në të cilat votuesit do të vendosin nëse shefi aktual i shtetit Nikollas Maduro do të fitojë mandatin e tretë radhazi. Maduro në zgjedhje e sfidon ish diplomatin Edmundo Gonzales Urutria, i cili e përfaqëson opozitën, dhe edhe tetë kandidatë të tjerë.  Të drejtë vote në Venezuelë kanë më shumë se 21 milionë qytetarë, megjithatë, për shkak të eksodit të më shumë se 7,7 milionë njerëzve për shkak të krizës ekonomike afatgjate, numri i votuesve potencialë është rreth 17 milionë. 

Sakramento - Mijëra zjarrfikës edhe sot po luftojnë me zjarrin pyjor i cili shpejtë po përhapet në Kaliforninë veriore.  Zjarri është rritur më shumë se dyfish për 24 orë dhe deri më tani janë djegur më shumë se 141.640 hektarë në veri të kryeqytetit të Kalifornisë, Sakramento, njoftoi shërbimi lokal për mbrojtje nga zjarret.  Në rajon priten temperatura më të ulëta, që mund të ndihmojë në përpjekjet për ngadalësim të përhapjes së zjarrit. Deri në mëngjes zjarri ishte lokalizuar vetëm në dhjetë për qind të zonës së goditur.  Zjarri shkatërroi 134 objekte, njoftuan autoritetet lokale. 

Kinshasa - Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa shumë njerëz janë lënduar në rrëmujë në një koncert në Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, njoftuan sot autoritetet.  Rrëmuja kishte ndodhur në stadiumin me kapacitet prej 80.000 shikuesve në koncertin e këngëtarit të famshëm Majkëll Kallambai, njoftoi guvernatori i Kinshasa, Daniel Bumba.  Vlerësohet se në koncert morën pjesë rreth 30.000 njerëz.  Televizioni shtetëror RTVC informon se në kaosin që ishte shkaktuar humbën jetën shtatë persona, ndërsa një pjesë e të lënduarve janë pranuar në repartin për kujdes intensiv. 

Teheran - Irani sot e paralajmëron Izraelin që të mos hyjë në, siç bëri të ditur, çfarëdo lloj "aventure të re" në Liban. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kanani.  Autoritetet libaneze e akuzuan grupin militant libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani, për sulmin me raketa mbi stadiumin e futbollit në fshatin Majdall Shams në Rrafshnaltën e Golanit, në të cilin dje u vranë 12 persona, duke premtuar reagim të ashpër. 

Uashington – Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken deklaroi se ka "indikacione” se raketa që goditi Rrafshnaltën e Golanit është lëshuar nga Hezbollahu, transmeton Bi-Bi-Si. Blinken gjithashtu tha se SHBA-ja qëndron prapa të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj dhe shtoi se armëpushimi në Gazë do të ishte një mundësi për të sjellë qetësi të qëndrueshme në kufirin midis Izraelit dhe Libanit. Ai informoi se SHBA-ja është në bisedime me Izraelin dhe nuk duan të shohin përshkallëzim të konfliktit.

Tokio – Ministrat e Mbrojtjes së Japonisë, SHBA-së dhe Koresë së Jugut nënshkruan memorandum për marrëdhëniet trepalëshe të mbrojtjes si përgjigje të kërcënimeve raketore bërthamore të Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera të sigurisë rajonale. "Me nënshkrimin e këtij memorandumi, bashkëpunimi ynë trepalësh është bërë më i fuqishëm dhe nuk do të dobësohet edhe kundrejt kushteve të rrethanave të ndryshuara ndërkombëtare", tha ministri japonez i Mbrojtjes Minoru Kihara pas takimit me homologun e tij amerikan Llojd Ostin dhe ministrin e Koresë së Jugut Shin Won Sik në Tokio.

Madrid - Lojtari i Real Madridit, Kilian Mbape është bërë pronar i një makine elektrike të cilin ia ka ofruar klubi madrilen, transmeton "Marka". Makina ka një sërë funksionesh komforti: panel me prekje, masazh, ventilim, ngrohje etj. Sipas burimit, futbollisti mund të vozis makinën vetëm si pasagjer, pasi nuk ka patentë shofer. Klubi nga Madridi e bëri të ditur transferimin e Mbapes më 3 qershor. Futbollisti ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029.

QËNDRONI TË LIDHUR