• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18;00/ 10 prill/ 2023/

Shkup - Prej sot ka nisur punën asistenti i parë digjital në sektorin publik – ADA, i bazuar në inteligjencën artificiale, përmes të cilit kompanitë do të mund të marrin informacion të plotë për kushtet për të investuar në vend dhe ndihmën shtetërore që ofrohet duke e bërë Maqedoninë e Veriut pjesë të trendeve botërore digjitale.

Shkup - Pakoja me ndryshimet e nëntë ligjegjeve, që është në procedurë kuvendore është pjesë e krijimit të kornizës ligjore për kryerje të shpejtë, cilësore dhe ligjore të punëve për projektim dhe ndërtim të Korridorit 8 dhe 10d, si projelkte strategjike në vend, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shkup - Krimi financiar nuk vjetrohet dhe të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë në ekzekutimin e tij do të ndiqen penalisht, tha sot zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi.

Shkup - Edhe krahas asaj që sot u votua nevoja e miratimit të tetë ligjeve në lidhje me korridorin 8 dhe 10 D, komisionet në të cilat ato duhet të shqyrtohen, duke pasur parasysh se miratohen me procedurë të shkurtër, nuk janë caktuar, ndërsa nuk dihet as kur do të caktohen. 

Shkup- Deputetët sot me 63 vota "pro" dhe ansjë kundër ose abstenim në kuadër të të seancës së 50-të, e kanë miratuar Propozim ligjin për procedurë civile në lexim të parë.

Shkup- Ministri i Financave, Fatmir Besimi nga sot deri më 15 prill 2023 do të jetë për vizitë pune në SHBA, ku do të takohet me përfaqësuesit e lartë në selinë e OKB-së, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shkup - Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka realizuar takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në të cilin ka prezantuar nismën për rregullimin, sekuestrimin dhe ripërdorimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Novosellë - Pa pjesëmarrje të qytetarëve, së pari në bashkësitë e tyre, e pastaj edhe në proceset më të gjera shoqërore, nuk mund të flasim për demokraci dhe shtet të zhvilluar qytetar, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në sesionin e tretë të Forumit në komunitetet në Komunën e Novosellës.

Shkup - Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen e vizitoi Universitetin e Tetovës.

Manastir - Erdhëm në Manastir që ta shohim prej afër rastin me vdekjen e foshnjes, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Shkup- Nga EMV shitje sot informuan se me 04.07.2023 është bërë blerja e energjisë elektrike për periudhën e dorëzimit prej 09.04. deri më 16.04.2023 (00:00-24:00). ) dhe është lidhur kontratë individuale me HSE Mak Enerxhi SHPKNJ Shkup me fuqi të kontraktuar prej 70 MW, sasi 13.440 MWh me çmim 106.40 EUR/MWh.

Shkup - Mënyrë të drejtë të rregullimit të pagave kudo në sektorin publik do të kemi atëherë kur nga vendimi do të jenë të kënaqur sindikatat, Organizata e Punëdhënësve dhe Qeveria, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Shkup - Është i nevojshëm debat i gjerë publik për nëntë propozim-ligjet e ligjeve në lidhje me Korridoret 8 dhe 10 D, me qëllim që të ulen rreziqet nga keqpërdorimet e mundshme, nga korrupsioni, si dhe nga zgjidhjet ligjore, zbatimi i të cilave do të krijojë probleme shtesë dhe për këtë ato nuk duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, vlerëson Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. 

Shkup - Përfshirja e të gjitha palëve të prekura në ndërmjetësimin e situatave të konfliktit është kyçe. Ky ishte njëri nga mesazhet që Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e theksoi gjatë takimit me presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.

Kjo do të mundësojë gjithëpërfshirje të procesit, gjë që do të çojë në rezultate të dëshiruara, tha Osman

Shkup - Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot, në Gjeorgji u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të vendit, Ilia Darçiashvili.

Prishtinë - Në minierën “Trepça Jug”, rreth 50 minatorë janë bllokuar 900 metra nën tokë që nga mbrëmë.

Sarajevë - Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës formon disa raste kundër presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Paris - Numri i viktimave në ortekun në Alpet franceze sot është rritur në gjashtë, ndërsa mes viktimave ka edhe dy udhëheqës alpinistë, kumtuan autoritetet lokale.

Uashington- Presidenti amerikan Xho Bajden (80) sot deklaroi se planifikon të kandidojë për president në vitin 2024, por se "ende nuk është i gatshëm ta shpallë këtë".

Uashington - Gjashtë persona kanë humbur jetën sot, mes të cilëve edhe një polic, në një incident të armatosur në qendër të qytetit amerikan Luisvil, në shtetin federal Kentaki, njofton CNN.

Nju Jork - Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) njoftoi sot se i nevojiten urgjentisht 800 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, pasi vendi po përballet me urinë më të madhe në 25 vitet e kaluara.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken prej nesër e deri më 18 prill do t'i vizitojë Britaninë e Madhe, Irlandën, Vietnamin dhe Japoninë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Londër- Shoqata e gjyqtarëve profesionistë të futbollit në Premier Ligë e suspendoi sot ndihmës gjyqtarin Konstantin Hacidakis, i cili gjatë ndeshjes së djeshme mes Liverpulit dhe Arsenalit me bërryl e goditi lojtarin e ekipit nikoqir, Endrju Robertson.

QËNDRONI TË LIDHUR