• e mërkurë, 21 janar 2026
MIA Flesh

18:00/5 janar/2026/

Manastir - Sot dërgojmë një mesazh të fortë dhe të qartë se po ecim përpara, nga një sistem që është lënë pas dore me dekada, drejt një menaxhimi modern, të qëndrueshëm dhe evropian të mbeturinave, tha kryeministri Hristijan Mickoski nga Manastiri, ku u promovuan pajisjet për menaxhimin e mbeturinave për komunat e rajonit të Pellagonisë dhe Jugperëndimit.

Shkup - Çdo institucion shëndetësor, përfshirë klinikat dhe spitalet, mes të cilëva edhe Spitalin Klinik të Tetovës, ka mungesë të kapacitetit njerëzor, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Shkup - Kulmi i gripit stinor do të jetë në dy deri tre javë në vijim. Çdo vit në këtë periudhë kemi rritje të numrit të pacientëve me grip të cilët kërkojnë shërbime shëndetësore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Shkup - Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar patundshmëritë u shtrenjtuan për 25 për qind në nivel vjetor, ndërsa për 3,2 për qind në nivel mujor, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Banka popullore.

Shkup - Në periudhën e kaluar, nga ana e Qytetit të Shkupit janë ndërmarrë kontrolle të përforcuara inspektuese në kapacitetet industriale, janë vendosur mbikëqyrje të rregullta dhe të jashtëzakonshme, është punuar në zgjidhjen e trafikut, ndërtimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe korridoreve të gjelbra, si dhe trajtim adekuat i deponive. Veëtm në periudhën prej 6 nëntorit deri më 1 janar, janë shqiptuar 90 urdhër-pagesa kundërvajtëse dhe gjoba, 33 vendime për detyrim, 35 mbikëqyrje të jashtëzakonshme dhe 290 vërejtje. Janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 1.000 deri 53.000 eurove.

Gostivar - Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga AKI, Valbon Limani, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore me takime të drejtpërdrejta me qytetarët e Gostivarit.

Kran-Montana - Po rritet presioni publik për përgjigje nga hetimi pas zjarrit në qendrën zvicerane të skijimit Kran-Montana, ku jetën e humbën 40 persona, pasi që autoritetet kumtuan se të gjitha viktimat janë identifikuar. Pjesa më e madhe e viktimave janë adoleshentë.

Bern - Zvicra i ngrin të gjitha fondet e depozituara në vend që lidhen me presidentin venezuelan, Nikolas Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi u arrestua nga  ana e SHBA-së, njoftoi sot Asambleja federale zvicerane (Parlamenti).

Uashington - Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nikollas Maduro, i cili është i akuzuar për tregti me drogë dhe armë, arriti në Gjykatën federale në Menheten, Nju-Jork.

QËNDRONI TË LIDHUR