• e shtunë, 23 nëntor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18;00/ 1 shtator/ 2023

Shkup - Zgjedhja jonë, raporti që po ndërtojmë, si dhe përkushtimi për punë parandaluese me popullatën e mitur, para së gjithash me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ishin dhe janë në krye si prioritetet tona, përfshirë në fushën e parandalimit të varësisë nga droga. Është një problem që kërkon vigjilencë dhe aktivitet të vazhdueshëm institucional serioz të të gjithë atyre aktorëve që janë të përfshirë në zhvillim në arsim, në edukim, në kujdesin për më të rinjtë tanë, për të ardhmen tonë.

Shkup - Jo vetëm se do të kryejmë kontroll, por secili që do ta shkel ligjin, do të përgjigjet penalisht, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të realizohen kontrolle më të mëdha të nëpunësve policorë, të cilët e përdorin armën në raste private, siç ishte rasti me shefin e sektorit policor Ropotovë.

Ohër- Asnjë përfaqësues zyrtar i BE-së nuk ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në BE derisa Unioni të riorganizohet nga brenda, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, i cili gjatë vizitës së tij në Ohër iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për temat aktuale. 

Shkup - Nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Hetime pranë SPB Shkup sot në orën 12:25 në rr. “Gvadallahara” në Shkup, e kanë privuar nga liria B.U. (40) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore Penale Shkup  për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muajve për vepër penale të kryer “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 tëKodit Penal.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka mbajtur takim koordinues me grupin parlamentar, pas së cilës në status në rrjetin social Fejsbuk ka theksuar kërkesën që të mos vonohet seanca për ndryshime kushtetuese, duke përsëritur qëndrimin se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe kërkesën për respektimin e vullnetit të popullit.

Shkup- Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga sot ka vizituar departamentin rajonal të Ministrisë së Drejtësisë në Manastir, ku është konstatuar se punëtorët punojnë në kushte substandarde.

Ankara -  Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, ka pasur një takim në Ankara me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mehmet Fatih Kaçir, ku është biseduar për progresin e Maqedonisë së Veriut në reformat në fushën e digjitalizimit.

Moskë – Rusia do ta bllokojë deklaratën përfundimtare nga Samiti i G-20, nëse qëndrimi i saj për Ukrainën dhe krizat tjera injorohet, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Bruksel - Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike që mori me vendimin e Këshillit Evropian për t'i dhënë vendit një perspektivë evropiane, theksoi sot kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, gjatë një takimi me presidenten gjeorgjiane Salome, Zurabishvili në Bruksel.

Berlin - Bukëpjekësit në Ballkan po pjekin bukë gjithnjë e më të vogla në kohë krize, ndërsa më pak për të njëjtat para është përshkrimi më i mirë i trendit të fshehjes së rritjes së çmimeve duke ulur sasinë e produkteve dhe paketimin, por jo edhe çmimin, shkruan gazeta gjermane “Shtutgart cajtung”.

Najrobi - Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi sot se gjatë javës janë gjetur 43 trupa të pajetë në vijën e parë të frontit në Somali, gjegjësisht në “Somalilend”, i cili prej tre dekadash kërkon të shkëputet dhe të bëhet shtet i pavarur.

Uashington- Kreu i grupit ekstrem të djathtë “Djemt krenarë" (Proud Boys) është dënuar me 17 vjet burg, një nga dënimet më të mëdha për sulmin në Kapitol.

San Francisko - Platforma X (Tuiter) do të mbledhë të dhëna biometrike nga përdoruesit e saj.

Bangkok - Mbreti tajlandez Maha Vaxhiralongkorn sot ia zvogëloi dënimin prej tetë viteve burg ish kryeministrit Taksin Shinavatra në një vit.

Monte Karlo - Me short pasdite në Monte Karlo është përcaktuar përbërja e grupeve në Ligën e Evropës.

Monte Karlo  - UEFA pasdite me short në Monte Karlo e ka përcaktuar përbërjen e tetë grupeve në Ligën e Konferencave.

QËNDRONI TË LIDHUR