• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/28 prill/2024

Shkup  - Kryeministri i ardhshëm së pari duhet të bisedojë me ne, për shtetin është më së miri që në qeverinë e re të ketë edhe përfaqësues të shqiptarëve, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të bindemi së bashku me partnerin e ardhshëm, për të hyrë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, shprehet në intervistë për MIA-n Afrim Gashi, kryetar i partisë politike Alternativa dhe bartës i listës së kandidatëve të koalicionit “Vlen” në Njësinë e dytë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Shkup  - Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme prej nesër, 29 prill, deri më 6 maj 2024, do të jenë në pushim pranveror i cili ka filluar këtë viti shkollor. Për herë të parë ka ndryshim edhe në kalendarin e mësimit, kështu që viti shkollor 2023/2024 për filloristët do të përfundojë më 17 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme, si edhe gjatë viteve të kaluara - më 10 qershor.  Shkollat nuk do të punojnë më 8 maj (e mërkurë) kur do të mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjet parlamentare 2024.

Shkup  - Shoqata e Maqedonisë për Siguri në Punë sot, me rastin e Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë, me mbështetjen e Komunës Aerodrom, kompanive Knauf Radika SHA nga Dibra, Komfi Angel nga Prilepi dhe partnerin social Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, në parkun në rrugën "Pandil Shishkov" në komunën e Aerodromit, do të mbjellin 15 drunj, për nder të po aq punëtorëve që kanë vdekur në vendin e punës gjatë viti 2023 në vend.

Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1.616 thirrje në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112 në QMK, prej të cilëve thirrje "reale" janë 64,48 për qind, ndërsa 35,52 për qind janë për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Nga thirrjet reale në polici janë dërguar 72,11 për qind, në Ndihmën mjekësore urgjente 24,3, ndërsa te zjarrfikësit 2,32 për qind, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme  vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.  Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 142 sanksione, prej tyre 52 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 15 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit...

Prishtinë  - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia uroi Ditën e Pavarësisë homologut të saj nga Siera Leone, Xhulius Maada Bio, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Përmes një shkrimi në platformën "X", Osmani ia uroi Bios 63-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Siera Leones nga kolonializmi britanik, përderisa mediat në Prishtinë përkujtojnë se në vitin 2020 Serbia thoshte se ky vend i Afrikës Perëndimore e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Prishtinë  - Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të sqarojë se si është e mundur që Kosova, e cila ishte sulmuar nga Serbia, të dënohet me sanksione nga Bashkimi Evropian dhe ishte qortuar nga SHBA-ja, derisa Serbia e cila është agresori, mbetet e pandëshkuar, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Në intervistë për portalin "Ekonomia onllajn", Tahiri thotë se i mbetet Qeverisë të japë sqarim zyrtar para popullit pse Kosova ende është nën sanksione. 

Pekin  - Pesë persona humbën jetën dje në tornado në metropolin jugor kinez Guangzhu, informon DPA. Agjencia e lajmeve Sinhua sot informon se 33 persona janë lënduar në motin e ligë. Sipas të dhënave zyrtare, tornadoja ka shkaktuar dëm në 141 kapacitete prodhuese, por asnjë ndërtesë banesore nuk është rrënuar. Sipas Sinhua, puna e shpëtimtarëve tani kryesisht ka përfunduar. Gjatë tornados, stacioni meteorologjik në rajonin Baijun shënoi shpejtësi të erës prej mbi 20 metra në sekondë.

Uashington  - Mbështetja për presidentin amerikan Xho Bajden në mesatare ishte 38,7 për qind gjatë tremujorit të tij 13-të të funksionit, sipas hulumtimit të fundit të mendimit publik të Galup. Në tremujorin e parë të vitit 2024, Bajdeni (81) mori mbështetje prej 38,7 për qind të të anketuarve, tre për qind më pak se mbështetja të cilën e kishte presidenti Xhorxh Bush më i vjetri në periudhën e njëjtë të mandatit të tij, transmeton "Nju-jork post". 

 Uashington  - Forcat Mbrojtëse Ukrainase do të mund t'i stabilizojnë linjat e frontit në muajt e ardhshëm në kushte të ofensivës aktuale ruse, publikoi Instituti për Studimin e Luftës.  "Ka shumë gjasa që Ukraina do t'i stabilizojë linjat e frontit në muajt e ardhshëm dhe ndoshta do të mund të fillojë operacione kundërofensive të përkufizuara nga fundi i vitit 2024 apo në fillim të vitit 2025", thuhet në raport. 

Ramallah - Presidenti i Vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abas sot paralajmëroi se armata izraelite gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë ofensivë tokësore mbi qytetin Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.  Rafa për momentin është shtëpia e rreth 1,45 milionë njerëzve, prej të cilëve shumica më parë ishin zhvendosur nga pjesët e tjera të enklavës, përderisa shqetësimi për situatën humanitare në Gazë rritet. Abasi theksoi se SHBA-ja është vendi i vetëm i cili mund të parandalojë sulm izraelit mbi Rafah. 

Uashington  - Kandidatja për presidente e SHBA-sl nga radhët e Partisë së Gjelbër Xhil Stajni është arrestuar në protestat pro-palestineze në  Universitetin e Uashingtonit në Sent Luis. Zëdhënësi i fushatës së saj tha se nuk janë në dijeni me akuzat.  Stajni ka qenë në protestat për t'i mbështetur studentët të cilët vendosën kamp dhe të cilët porositën se nuk do të shpërndahen derisa Universiteti Uashington nuk ndahet nga Boing. Mes kërkesave të tyre janë edhe bojkotimi i institucioneve akademike izraelite. 

Tel Aviv - Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan se nga drejtimi i Libanit drejt veriut të Izraelit ishin hedhur 26 raketa, por se nuk ka të lënduar dhe nuk është shkaktuar dëm material. Përgjegjësinë për sulmin e mori Hezbollahu. Ata thonë se kjo është përgjigje e sulmeve të fundit izraelite ajrore ndaj qyteteve në jug të Libanit, transmeton Tajms of Izrael. 

 Xhakartë  - Vullkani Ibu në Indonezinë lindore ka shpërthyer sot, duke hedhur re hiri deri në 3,5 kilometra mbi krater, kumtuan autoritetet. Erupsioni, i cili filloi në orën 12:37 sipas kohës lokale, ka zgjatur më shumë se tre minuta, thuhett në kumtesën e sotme të një nëpunësi i pikë së kontrollit në afërsi të vullkanit në pjesën veriore të Molukës. 

 Pekin  - Pronari i "Teslla", "Space" dhe i rrjetit social "X" Ilon Mask, i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë, mbërriti sot në Kinë, njoftuan përfaqësues nga Pekini për televizionin qendror kinez. "Drejtori ekzekutiv i Teslla, Ilon Mask, mbërriti në Pekin sot pasdite me ftesë të Këshillit kinez për promovim të tregtisë ndërkombëtare", njoftoi televizioni qendror kinez. Vizita nuk ishte paralajmëruar. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR