18:00 / 16 dhjetor / 2025
Shkup - Enti Shtetëror i Revizionit më shumë se dy dekada e gjysmë ka ndërtuar një institucion të qëndrueshëm dhe prezanton një shembull për profesionalizëm dhe integritet. Përvjetori i 26-të është një kohë pjekurie të provuar, deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, në shënimin e 26-të vjetorit të ESHR-së. Enti Shtetëror i Revizionit, potencoi Milloshoski, paraqet një shembull për të se si të ndërtohet një institucion profesional, i cili në të njëjtën kohë është llogaridhënës dhe di si t'i kryejë detyrimet e tij. "Kushdo që është në pozicion për të disponuar me mjetet publike duhet në ESHR, nëse ka qëllime të mira, ta shohë si mik dhe partner, sepse nëse i lexojnë dhe i zbatojnë mirë rekomandimet e ESHR-së, atëherë as funksionari dhe as institucioni nuk do të kenë probleme dhe rreziqe të mëdha. Në të kundërtën, do të kenë vetëm mbështetje shtesë se si të menaxhojnë më mirë me mjetet publike", deklaroi Milloshovski.
Shkup – Duhet të fillohet me zbatimin e projektit “Qyteti i sigurt”, do t’i zgjidhim të gjitha problemet, të cilat do të dalin në të ardhmen. Duhet të fillojmë kemi 145 viktima, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në foltoren e Kuvendit në përgjigjen e pyetjes së deputetit Ilir Hasani nga Fronti Evropian, i cili njëherësh si mjek-traumatolog dha mbështetje për zbatimin e këtij projekti, me disa vërejtje, të cilat i kanë dërguar qytetarët. Toshkovski theksoi se pajtohet me deputetin Hasani se vonë fillohet me këtë projekt, që të mbrohen jetët dhe shëndeti i të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. “Pajtohem me kritikat se po e fillojmë këtë projekt me vonesë. Pajtohem plotësisht, sepse duke parë krahasimisht, pothuajse çdo shtet anëtar i BE-së e ka zbatuar atë thellësisht, rreth dhjetë vjet më parë, rreth 15 vjet më parë, dhe madje edhe më shumë, dhe ne jemi me vonesë. Por nuk jemi me vonesë një ose dy muaj, jemi me vonesë të paktën dhjetë vjet në zbatimin e këtij sistemi”, tha Toshkovski.
Shkup - Udhëzimet për veprimin e raporteve të bombave janë përpunuar në detaje dhe u janë dorëzuar të gjitha shkollave, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka informacion se si po veprojnë në shkollat. "Ekziston komunikim i pamjaftueshëm midis institucioneve, gjegjësisht midis institucioneve më të larta të shtetit dhe atyre që ndodhen poshtë tyre. Siç kanë detyrim ministrat, ashtu kanë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave. Ka rekomandime se si mësimdhënësi duhet t’i nxjerrë nxënësit jashtë, në çfarë distance nga shkolla dhe pasi t’i kontrollojë, t’i kthejë në mësim. Në lidhje me transportin është përgjegjësi e kryetarëve të komunave", tha Janevska. Ministrja e Arsimit këtë e tha si plotësim të përgjigjes së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në pyetjen parlamentare të Rina Ajdarit nga Aleanca e Shqiptarëve për raportimet e rreme për bomba në shkollën e mesme të Tetovës dhe largimin e fëmijëve nga shkolla.
Shkup - Deputetët e LSDM-së opozitare sot e braktisën seancën parlamentare, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve, pasi koordinatori i grupit parlamentar Oliver Spasovski kritikoi qeverinë, përkatësisht disa ministra për mospraninë në seancë, por edhe në lidhje me Rezolutën dhe politikat kundër migrimit të paligjshëm iniciuar nga koalicioni qeverisës. "Së pari në lidhje me pyetjet e deputetëve ku shohim se ata që duhet të pyeten praktikisht nuk janë të pranishëm. Grupi parlamentar i LSDM-së kërkoi nga kryeministri, për arsye të justifikuara ai nuk është këtu, por sipas Rregullores së punës ai kishte të drejtë të emërojë një zëvendës. Dje, gjatë koordinimit konstatuam se duhet të paraqesim një listë të re. Vendosëm dy ministra në listën e re, ministrin e Ekonomisë dhe ministrin e Mjedisit Jetësor. Ata nuk janë këtu. Pra, nuk ka kuptim të ketë pyetje deputetësh nga opozita, kur ata që duhet t'i pyesni nuk janë këtu, por janë të detyruar të jenë këtu dhe të përgjigjen para Kuvendit popullor", tha Spasovski.
Shkup - Hipokrizia e LSD-së ka dalë në dritë në Kuvend, deklaroi Bojan Stojanoski, deputet nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni "Maqedonia e Juaj", në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale. Pasi goja e tyre u mbushë me gjoja migrantë, të cilët nuk i prisnin në kufi, që sapo kishin arritur dhe që ende nuk kishin gënjyer, sot kur tema inekzistente që hapën duhej të diskutohej në Kuvend, ata u larguan nga Kuvendi. Jo vetëm që i shpëtuan temës, si koteleja nga qeni, por Rezolutën e famshme të cilën e propozuan publikisht dhe u nxirrte shkumë nga goja duke thënë se ishte më e mira, as nuk e kanë paraqitur në Kuvend.
Shkup - Bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë do të përforcohet përmes aktiviteteve të Odës Ekonomike Suedi-Maqedoni e Veriut, e cila do të jetë urë dinamike që lidh kompanitë, institucionet dhe idetë nga të dy vendet, u theksua sot në inaugurimin zyrtar të odës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në Shkup. Promovimi në vend vjen pas hapjes zyrtare të kësaj ode në tetor në Stokholm.Marija Nikollovska, kryetare e Odës paralajmëroi se aktivitete kyçe të odës do të jenë mbështetja e kompanive, lehtësimi i bashkëpunimit të bizneseve, organizimi i forumeve dhe ngjarjeve dhe promovim i praktikave inovative ekologjike të biznesit.
Shkup - Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi turneun tradicional të futbollit të vogël. Finalja e këtij turneu solli emocione të veçanta, ku u përballën Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara. Pas një ndeshjeje dinamike, skuadra e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara triumfoi me rezultat 3–2, duke u shpallur kampione e këtij turneu. Vendin e dytë e zuri Fakulteti i Kulturës Fizike, ndërsa vendi i tretë i takoi Fakultetit Ekonomik. Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë kupat dhe mirënjohjet: Kryetari i Kuvendit Studentor Leart Ibraimi i ndau mirënjohjet për referët e turneut, Furkan Idrizi dhe Serkan Zejneli; kupën për vendin e tretë e dorëzoi Kryetari i Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati; kupën për vendin e dytë e ndau Prorektorja për Financa, Prof. Dr. Aida Yzeiri - Baftijari; kupën për skuadrën kampione e dorëzoi Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ndërsa kupën e madhe e ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Manastir - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani në kuadër të vizitës së sotme në Manastir u takua me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, ndërsa inspektoi ambientet e reja të kopshtit "Pçeliçka" (Bletëza), pjesë e IPFKF "Majski Cvet" - Manastir dhe Qendrën e re të kujdesit ditor për plakje aktive dhe u takua me punonjësit e Qendrës për punë sociale, Manastir. Në takimin me kryetarin e komunës Konjanovski u diskutua për projektet e realizuara, ato që janë në vazhdim dhe projektet e ardhshme në përputhje me nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Përmes adaptimit të hapësirës dhe pajisjeve të plota brenda Shtëpisë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir u siguruan ambiente të reja për kujdesin e fëmijëve parashkollorë, një objekt që sot funksionon si kopshti "Pçeliçka" në kuadër të IPFKF "Majski cvet". Bashkëbiseduesit edhe një herë konfirmuan se bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe shprehën gatishmërinë e tyre për ta thelluar atë.
Tiranë - Në ditën e parë të një vizite dy ditore në Greqi, kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali përsëriti gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e saj grek Jorgos Gerapetritis, se çdo referencë ligjore nga lufta e dytë botërore, duhet të shfuqizohet. “Edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët. Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve”, deklaroi Spiropali, njofton Top Çanel.
Tiranë - Në qytetin bregdetar të Vlorës u mbajt Asamblea e dytë e Përgjithshme e shoqatës së shefave të policisë nga Evropa Juglindore, SEPKA, në të cilën mori pjesë dhe drejtori i Byrosë për siguris publike (BSP), Aleksandar Janev me bashkëpunëtorët e tij. Janev në fjalimin e tij, potencoi se të bashkuara dhe me bashkëpunim intensiv të përbashkët, nënpunësit policorë do të jenë në gjendje të përballen me krimin e organizuar dhe transnacional, duke dërguar një mesazh të qartë se kriminelët nuk do të kenë paqe në asnjë vend.
Budapest - Elita politike evropiane duket kategorikisht e painteresuar për paqen në Ukrainë dhe duhet të bëhet çdo gjë e mundur që të mos dëmtohet një zgjidhje diplomatike, deklaroi shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në podkastin "Ora e së vërtetës". Ai theksoi se politikanët liberalë evropianë janë kapluar nga fanatizmi ushtarak. Sijarto pretendon se në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, shtetet e Evropës Perëndimore, Veriore dhe Baltike, diskutuan për përgatitje për marrëdhënie armiqësore me Rusinë, edhe nëse arrihet paqja. Ai theksoi se është i shqetësuar nga përpjekjet e shteteve evropiane për të ndërhyrë në përpjekjet diplomatike midis SHBA-së dhe Rusisë.
Hagë – Liderët e vendeve evropiane sot nënshkruan marrëveshje për formimin e Komisionit ndërkombëtar për zgjidhjen e kërkesave ukrainase për dëmshpërblime lufte. Në nënshkrimin morën pjesë presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski dhe përfaqësues të rreth 30 shteteve, prej të cilave numri më i madh nga Evropa dhe nga BE-ja, ndërsa morën pjesë edhe delegacione nga Meksika, Japonia dhe Kanadaja. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se Rusia nuk mund të shmangë të mos i paguajë riparime Ukrainës. “Komisioni, i cili do ta konfirmojë dëmshpërblimin e luftës të cilin Rusia do t’ia paguajë Ukrainës u dërgon porosi agresorëve të ardhshëm”, theksoi Kallasi.
Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se propozimet për të cilat po negociohet me përfaqësuesit amerikanë për përfundimin e luftës mund të finalizohen brenda disa ditësh, ndërsa më pas t’i paraqiten Kremlinit, para një takimi të mundshëm në SHBA fundjavën e ardhshme. Ai, lidhur me draft-planin e paqes për të cilin u diskutua dje në Berlin, theksoi se "nuk është i përsosur", por se është "shumë i realizueshëm“. Zelenski paralajmëroi se disa çështje kyçe mbeten të pazgjidhura, veçanërisht se çfarë do të ndodhë me territorin ukrainas të pushtuar nga forcat ruse. Ai më herët deklaroi se Kievi nuk do ta njohë autoritetin mbi asnjë pjesë të Donbasit.
Paris – Me vendim të gjykatës franceze, kampioni i Evropës PSZH duhet t'i paguajë ish lojtarit të tyre Kilian Mbape 60 milionë euro. Kjo shumë është në bazë të pagave të mbetura dhe bonuse. Mbape kërkonte 263 milionë euro, ndërsa PSZH u përgjigj me padi. Lojtari kërkonte 55 milionë euro paga të mbetura nga klubi, si dhe dëmshpërblim shtesë për shkelje të kontratës dhe trajtim të keq nga klubi. Klubi (PSZH) u përgjigj me padi për një transferim të parealizuar në vitin 2023 te klubi i Arabisë Saudite për 240 milionë euro, për një transferim që supozohej të vlente 300 milionë euro.