• e enjte, 26 dhjetor 2024
MIA Flesh

12:00/13 shtator/2024/

Shkup - Bullgaria gjithmonë ka qenë  e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pres që ky dialog të kontribuojë në afrimin tonë kulturor, por edhe të inkurajojë bashkëpunimin ekonomik. Presim që Maqedonia e Veriut t'i përmbushë të gjitha obligimet edhe ndaj nesh dhe ndaj Bashkimit Evropian, deklaroi sot presidenti i Bullgarisë Rumen Radevi para takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova, e cila është për vizitë zyrtare në Bullgari.

Shkup - Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve sot do të ketë takim me ambasadoren jorezidente të Republika e Kubës në shtet, me seli në Sofje, Marieta Garsija Hordan.

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dje ka realizuar takim me një grup ambasadorë jorezidentë, të akredituar për vendin tonë, me seli në Sofje. Në takim, siç njofton Ministria, morën pjesë ambasadorët e Marokut, Egjiptit, Kuvajtit, Mongolisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Indisë, Kubës dhe Pakistanit.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në ENER sistemin qeveritar dhe ueb faqen e MASH janë publikuar pesë propozim-ligjet nga fusha e arsimit dhe opinioni mund të marrë pjesë në krijimin e zgjidhjeve më clësore me të cilat do të avancohen shërbimet arsimore dhe do të sigurohen më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor.

Shkup - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, sot po qëndron për vizitë në Republikën e Bullgarisë, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i  Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski.

Shkup - Me një takim me ministren për Çështje Evropiane Maida Gorçeviq, sot ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut,  Orhan Murtezani e ka filluar vizitën e punës në Mal të Zi. në takim, bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane, janë shkëmbyer mendime mbi hapat e ardhshëm në avancimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. 

Shkup - Ministria e Transformimit Digjital është fokusuar në ndërtimin institucional të sistemit për siguri kibernetike, sepse si shtet tashmë një kohë të gjatë ishim cak i sulmeve kibernetike të cilat qytetarët i ndjenë pjesërisht, thotë ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

Shkup - Agjencia për Aviacion Civil (AAC) vepron pas ngjarjes së raportuar nga Dhënësi i shërbimeve të navigacionit M-NAV për një incident të shmangshëm të dy aeroplanëve në qiellin mbi Shkupin në datën 7 të këtij muaji.

Shkup - Nga fraksioni i Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët sot informuan se Gjykata e Apelit në Gostivar e ka kthyer lëndën në rigjykim për vulat e partisë.

Shkup - Krenar Lloga, nënkryetari i fraksionit të Ziadin Selës nga Aleanca për shqiptarët thotë se "edhe pas presionit të taravarit dhe patronit të tij, ai nuk e fitoi lëndën për vilat e ASH-së".

Shkup - Kadetët nga Akademia ushtarake "Gjenerali Mihaillo Apostollski" me simptoma të të përzierave dhe vjelljes, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën infektive në Shkup.

Shkup - "Ballë për ballë" fitoi çmim për fushatën më të mirë në çmimet e sivjetme që i ndan Rrjeti ndërkombëtar për vulë të rrugës, të cilat u ndanë aprdje në Liverpull. Kategoria për Fushatën më të mirë është për gazetat dhe revistat e rrugës të cilat e ngritën vetëdijen për problemet me të cilat përballen shitësit e tyre apo të cilat përfaqësonin ndryshim me të cilin do të përmirësohet puna e shitësve të tyre. Pjesë e garës ishin mbi 90 revista nga 35 vende nga e mbarë bota.

Prishtinë - Policia e Kosovës kumtoi se në bastisjet që u kryen dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, në veri të Kosovës, në një bankë dhe në filialin e Minsitrisë së Financave të Serbisë. janë konfiskuar rreth gjashtë milionë denarë serbë dhe dhjetëra mijë dollarë dhe euro, lajmëroi korerspondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pekin - Për ta detyruar Rusinë të negociojë sipas modelit të Kievit, NATO-ja planifikon të dërgojë ushtarë në Ukrainë, deklaroi sot zëvendësministri i Mbrojtjes të Federatës Ruse, Aleksandar Fomin.

Moskë  - Kryetari i Dumës ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, Vjeçesla Volodin, ka akuzuar NATO-n se është palë në konfliktin ushtarak në Ukrainë, duke sugjeruar se pakti tashmë është shumë i përfshirë në në marrjen e vendimeve ushtarake. 

Uashington - SHBA nuk do t'i lejojë Ukrainës të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi  ATAKMS (ATACMS), të cilat Ukraina i shfrytëzon në zonat kufitare me Rusinë, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, njoftoi "Tajms".

Uashington - Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate demokrate për zgjehdjet e ardhshme presidenciale, Kamalla Haris, ka epërsi shumice prej 47 ndaj 42 për qind para ish-presidentit të SHBA-së dhe kandidat republikan, Donalld Tramp, tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar nga Rojters dhe Ipsos.

Kabul - Sulmues të armatosur kanë vrarë 14 persona dhe kanë plagosur katër në provincën qendrore afgane, Dajkundi, e cila është e banuar kryesisht nga hazarë, raportojnë mediat lokale.

Madrid - Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Karvahal,  për "Marka"-n spanjolle u është përgjigjur thirrjeve të trajnerit të ekipit, Karlo Ançeloti që të vazhdohet marrëveshja e lojtarit tashmë legjendar të "Mbretërve".

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR