• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 3 gusht/ 2024 

Shkup- Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët dyshohet se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogave narkotike, psikotrope. substancave dhe prekursorëve" nga neni 215 paragrafi 1, dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Shkup- Një motoçiklist 35 vjeçar nga Vasileva e Strumicës ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Radovish-Shtip.

Shkup - Zjarri në fshatin Kosel të Ohrit është riaktivizuar sërish, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov. 

Shkup - Është gjetur vajza 14-vjeçare, e cila është zhdukur mbrëmë në lagjen Ilinden pas zënkës paraprake në shtëpinë familjare.

Shkup - Ambasadori evropian Dejvid Gir, sot mori pjesë në konferencën e rregullt të mëngjesit të ekipeve të aviacionit kombëtar dhe të huaj dhe direkt në pistën e pjesës ushtarake të aeroportit u njoh me aktivitetet e shuarjes së zjarrit, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Shkup - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave në këtë moment nëntë janë aktivë, pesë nën kontroll, ndërsa 26 janë shuar, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojanço Angellov.

Negotinë - Një automjet zyrtar i MPB-së ka goditur një grua 42-vjeçare nga Negotina, konfirmoi sot për MIA-n, zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Biljana Gjakovska.

Prishtinë - Presidenca e Republikës së Kosovës të premten ka lëshuar një kumtesë për opinionin në të cilën shpreh indinjatën e saj për “deklaratat e papranueshme të MPB-së së Maqedonisë së Veriut” si dhe nga “propaganda që po zhvillohet kundër Republikës së Kosovës” pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Berlin - Ministria gjermane e Punëve të Jashtme mbrëmë kumtoi se në burgjet e Rusisë ende ka një “numër dyshifror të personave” me nënshtetësi gjermane, ndërsa “një numër njëshifror i gjermanëve” mbahen në Bjellorusi, transmetoi DPA. Deklarata vjen në kontekstin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve politikë që nga Lufta e Ftohtë, që u zhvillua të enjten midis Moskës dhe Perëndimit.

Moskë - Një senator nga partia në pushtet në Rusi është arrestuar nën dyshimin se ka porositur një vrasje, transmetoi DPA.

Berlin – Policia gjermane ka njoftuar sot se 22 persona janë lënduar në një shpërthim në zonën e pistës së famshme garuese Nirburgring.

Mogadishu - Islamistët sulmuan një hotel dhe plazhin e famshëm Lido në kryeqytetin Somalez, Mogadishu, duke vrarë të paktën katërmbëdhjetë persona dhe duke plagosur mbi tridhjetë, transmetoi DPA, duke cituar një zëdhënës të policisë.

Tel Aviv - Një delegacion izraelit sonte ose nesër udhëton për në kryeqytetin egjiptian Kajro për të marrë pjesë në negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve të mbajtura atje nga grupi radikal palestinez "Hamas", theksohet në deklaratën e mbrëmshme nga kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Mogadishu- Të paktën 32 viktima kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës nga grupi ekstremist "Al-Shabab", i ndjekur nga të shtëna në plazhin e njohur Lido në kryeqytetin somalez Mogadishu.

Londër - Policia në mbarë Britaninë e Madhe po përgatitet për trazira sot dhe nesër dhe xhamitë do të rrisin sigurinë e tyre në mes të tensioneve në rritje pas vrasjes së tre fëmijëve në veriperëndim të Anglisë të hënën, kumtuan persona zyrtarë.

Tel Aviv - Policia izraelite ndaloi përkohësisht imamin e xhamisë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit për shkak të lutjeve për liderin e vrarë të grupit palestinez "Hamas", Ismail Hanieh, i cili u varros dje në afërsi të kryeqytetit të Katarit, Doha, transmetoi DPA.

Uashington - SHBA-ja do të vendosë edhe një tjetër skuadrilje "luftëtare", si dhe anije luftarake dhe instalime të mbrojtjes raketore me bazë tokësore në Lindjen e Afërt, theksoht në kumtesën e mbrëmshme të Pentagon.

Manila - Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në ishullin e dytë më të madh të Filipineve, Mindanao, njoftoi Qendra Gjermane për Gjeoshkenca (GFZ).

Uashington - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin mbrëmë e anuloi marrëveshjen e arritur në fillim të kësaj jave me "trurin" e sulmeve të 11 shtatorit 2001, Halid Sheik Mohamed dhe dy bashkëpunëtorë të tij. Ata janë të burgosur në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo, Kubë.

Uashington - Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Haris, fitoi mjaft vota të delegatëve për t'u nominuar nga Partia Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në nëntor, kumtoi kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Xhejmi Harison.

Uashington- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, kandidat për president i Partisë Republikane, është pajtuar me televizionin “Foks Njuz” për një debat televiziv parazgjedhor në studio me nënpresidenten aktuale të vendit, Kamala Haris, rivale e tij për postin nga Partia Demokratike.

Nju Jork - Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia globale është në rritje të vazhdueshme. Produkti i brendshëm bruto global (PBB) pritet të rritet për 3,2 për qind këtë vit dhe 3,3 për qind vitin e ardhshëm.

Londër- Stacioni policor në qytetin anglez Sanderlend është djegur gjatë trazirave që shpërthyen mbrëmë. Policia i ka përshkruar këto trazira si "dhunë kriminele". Trazirat kanë shpërthyer si përgjigje të sulmit të paradokohshëm, kur një djalosh 17 vjeçar me thikë vrau tre vajza gjatë orës së kërcimeve në qytetin bregdetar, Sauthport.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia javën e kaluar ka përdorur më shumë se 600 bomba ajrore në sulmet ndaj Ukrainës. 

Uashington - Ekipi i nënpresidentes amerikane Kamala Haris është takuar me gjashtë kandidatë potencialë për nënpresidentë, deklaruan dy burime të afërta me fushatën, publikoi sot En-Bi-Si Njuz.

Teheran - Zyra përfaqësuese e Iranit në Kombet e Bashkuara sot theksoi se aleati i saj Hezbollahu duhet ta sulmojë Izraelin "në thellësi" dhe të mos kufizohet vetëm në objektiva ushtarake, si përgjigje e vrasjes së shefit ushtarak të asaj lëvizje ekstremiste libaneze në afërsi të Bejrutit.

Dortmund - Në hije të Lojërave olimpike mbeti afati kalimtar në tregun e futbollit, por kjo nuk do të thotë se klubet mbarë Evropën nuk punojnë.

QËNDRONI TË LIDHUR