• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 21 korrik/ 2024

Shkup- Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, prej nesër do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH, siç është njoftuar, do të takohet me përfaqësuesit qeveritar, klientë, përfaqësues nga sektori i biznesit dhe përfaqësues nga sektori civil.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur, informojnë nga LAMM. Shënohet intensitet më i madh i komunikacionit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme në hapësirë ​​të hapur kishte gjithsej 30 vatra zjarri. Nga këto, nëntë zjarre janë ende aktive, gjashtë janë vënë nën kontroll (zjarre që nuk mund të përhapen por ende po digjen), dhe 15 zjarre janë shuar plotësisht, edhe pse për fat të keq, tha sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK)  Stojançe Angelov, ditëve të kaluara kemi pasur raste kur janë ndezur sërish zjarre të shuar.

Shkup - Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup apelon te shkupjanët në mënyrë racionale dhe me kujdes ta përdorin ujin në ditët me temperatura të larta ekstreme. Të dhënat e NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup tregojnë konsum të rritur të ujit, prodhimtaria ditore e së cilës arrin edhe mbi 340 000 metra kub ujë, që është për 30 për qind rritje në krahasim me periudhën e dimrit.

Shkup - Zjarri që shpërtheu dje larg pas poligonit të qitjes së armatës Penush në Shtip, si degë e zjarrit të madh të Sertës, lëviz ngadalë në drejtim të Bregallnicës, informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). "Do të bëjmë përpjekje ta ndalim në rrugën e bllokuar e cila shtrohet rreth poligonit Krivollak nga ana e Shtipit. Digjen kryesisht bari, shkurre dhe bredha të ulët", qëndron në postimin e QMK-së. 

Shkup - Në kontrollet në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 103 masa, informuan sot nga MPB. Trembëdhjetë masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, tetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së qarkullimit, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…

 Shkup -  Rënie e temperaturave ditore javën e ardhshme,  me rënie më të theksuar nga e mërkura, parashikon Drejtoria për Punë Meteorologjike. Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Gostivar - Me defile të pjesëmarrësve nëpër fshatin Çegran të Gostivarit,  mbrëmë u shënua  fillimi i edicionit të katërt i festivalit folklorik ndërkombëtar "Rudina Fest".  Këtë vit në katër lokacione në Pollog do të prezantohen një pjesë e traditave folklorike të: Shqipërisë, Bullgarisë, Italisë, Kosovës, Kolumbisë, Maqedonisë, Turqisë, Panamasë. Organizatorët dhe nikoqirët e festivalit, SHKA "Jahi Hasani" nga Çegrani për sivjet parashikuan që  festivalin ta shohin më shumë qytetarë. 

 Gjevgjeli - Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pa probleme dhe me dinamikë të  zakonshme për këtë periudhë të vitit,  po zhvillohet lëvizja e udhëtarëve e njëjta ka të bëjë edhe për VK Evzoi nga pala greke, bënë të ditur nga MPB-ja,  pasi mëngjesin e sotëm  shkurt ka rënë sistemi në dyja pikat kufitare - Evzoni dhe Dojran dhe u publikuan informacione se janë krijuar kilometra të gjata për hyrje dhe dalje nga Greqia.

Ankara - Banorët e Stambollit kanë kaluar një natë të vështirë për shkak të lagështisë rekord të lartë. Në shumë zona të qytetit ishte mbi 95 për qind, raporton televizioni turk NTV. Temperatura mesatare e matur mbrëmë në metropolin turk ka qenë 28.3 gradë. Lagështia e lartë rekord është matur në zonën Atashehir në pjesën aziatike të qytetit – 99 për qind, njofton NTV.

Tiranë - Tre persona kanë humbur jetën mbrëmë në një përleshje mes klaneve lokale në jug të Shqipërisë, raportojnë mediat shqiptare. Objektivi i të shtënave në qytetin Memaliaj të qarkut të Gjirokastrës kanë qenë anëtarët e familjes Kalemi, të cilët ndodheshin në lokalin e një të afërmi.

Beograd - Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Njësisë së Helikopterëve dhe Departamentit të Situatave Emergjente përfunduan misionin ndërkombëtar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve në pyje dhe sot janë kthyer në Serbi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Athinë - Tërmet me fuqi prej 5,2 ballë është regjistruar në mëngjes në afërsi të bregut të ishullit grek Kretë, kumtoi Qendra Sizmike Mesdhetare Evropiane. Sipas të dhënave të tij, epiqendra e tërmetit ishte 170 kilometra në jugperëndim të qytetit Iraklion, ku jetojnë rreth 137.000 njerëz. 

Ankara - Banorët e Stambollit kanë kaluar një natë të vështirë për shkak të lagështisë rekord të lartë. Në shumë zona të qytetit ishte mbi 95 për qind, raporton televizioni turk NTV. Temperatura mesatare e matur mbrëmë në metropolin turk ka qenë 28.3 gradë. Lagështia e lartë rekord është matur në zonën Atashehir në pjesën aziatike të qytetit – 99 për qind, njofton NTV.

Athinë - Një pjesëtar i policisë kufitare greke është qëlluar  kur sulmues të paidentifikuar hapën zjarr ndaj patrullës së policisë kufitare pranë kufirit të Greqisë me Turqinë, njoftoi policia greke. Polici kufitar është shtruar në spital, ndërsa përveç tij nuk ka të lënduar të tjerë.

Bruksel - Zgjedhja e Donald Trampit për senatorin republikan 39-vjeçar nga Ohajo, Xhej. Di. (Xhejms Dejvid) Vens si kandidati i tij për zëvendëspresident të SHBA-së dhe mundësia që ky çift të "fitojë" Shtëpinë e Bardhë në Uashington në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkakton shqetësim të mëtejshëm në BE për të ardhmen e angazhimit të SHBA-së për sigurinë evropiane.

 Bruksel - BE-ja dhe SHBA-ja po përballen me sfida të përbashkëta, deklaroi Ursula v]fon der Lajeni, e cila para disa ditëve u rizgjodh kryetare e Komisionit Evropian, pasi mbrëmë bisedoi në telefon me presidentin amerikan Xhi Bajdenin, njoftoi DPA.

Tel Aviv - Të paktën tre persona humbën jetën, ndërsa 87 janë lënduar në një sulm të forcave të aviacionit ndaj portit Hodeida në Jemen, të kontrolluar nga huthët. Sulmi ishte kryer pasi kryengritësit jemenas Huthë lansuan një dron në Tel Aviv të premten, me ç'rast humbi jetën një izraelit, ndërsa u lënduan të paktën 10 persona.

Uashington - Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë në Bangladesh për shkak të "trazirave civile" të vazhdueshme. Misioni diplomatik tha se të gjithë nëpunësit civilë amerikanë në Bangladesh që nuk kanë detyra urgjente mund të largohen nga vendi.

Sanë - Këshilli politik i lartë i lëvizjes kryengritëse huthët të Jemenit, njoftoi se "në mënyrë efikase do të përgjigjet" në sulmet ajrore izraelite ndaj portit Hodeida në Jemen. Zëdhënësi i huthëve, Mohamed Abdulsalam, në platformën Iks shënoi se Jemeni është nënshtruar në "agresion të dukshëm izraelit" i cili kishte për qëllim depon për karburante dhe elektranën.

 Dakë - Autoritetet në Bangladesh sot e kanë vazhduar orën policore mbarë vendit, sepse pritet që Gjykata Supreme e vendit pritet të marrë vendim për kuotat për angazhimin e nëpunësve shtetërorë të cilët shkaktuan protesta disaditore në të cilat humbën jetën të paktën 114 persona, njoftuan agjencitë botërore.

Daka - Gjykata e Lartë e Bangladeshit sot tërhoqi pjesërisht sistemin e diskutueshëm për përzgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës në Qeveri, duke shënuar një fitore të pjesshme për pjesëmarrësit në protestat e dhunshme të studentëve në mbarë vendin, në të cilat humbën jetën dhjetëra njerëz.

 Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili është të flasë në Kongresin amerikan, duhet të takohet me presidentin amerikan Xho Bajdenin në Uashington, bëri të ditur sot   kabineti i kryeministrit izraelit. "Takimi i kryeministrit Benjamin Netanjahu me presidentin amerikan Xho Bajdenin do të zhvillohet të martën", theksohet në njoftiin e shkurtër nha kabineti i  Netanjahut..

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

QËNDRONI TË LIDHUR