• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/7 prill/2023

Shkup  - Të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se ka ulje të inflacionit në krahasim me muajt paraprak dhe ulje më të madhe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar kur në përgjithësi filluan të rriten çmimt në shtetin tonë edhe të produkteve ushqimore edhe të energjensave, vlerësoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Shkup - Seanca për rastin “Tenderët” kundër ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska shtyhet për më 20 prill. Mbrojtja e Kançeska Milevskës, avokati Sasho Dukovski, sot njoftoi Gjykatën se e akuzuara ka pasur intervenim urgjent mjekësor të një familjari të ngushtë. Në seancën e sotme duhej të fillohej me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë.

Shkup - “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” e shënuan solemnisht përvjetorin e 150-të, gjegjësisht përvjetorin që kur më 9 prill 1873 është lëshuar segmenti i pjesës nga Maqedonia i linjës transballkanike Vjenë – Selanik. Në kremtimin e jubileut u theksua rëndësia e transportit hekurudhor në lidhjen e njerëzve dhe bizneseve dhe përparësia e tij si transporti më ekologjik, ndërsa në fokus ka qenë qëllimi tjetër madhor- lidhja hekurudhore me lindjen dhe perëndimin.  

Shkup  - Shpenzimet minimale të një familjeje në mars arritën 50.070 denarë, tregojnë të dhënat e shportës sindikale të konsumatorit të përpunuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas llogaritjeve të sindikatës, 19.263 denarë janë nevojitur për ushqim, ndërsa 13.417 denarë për shlyerjen e shpenzimeve mujore të regjisë. Për transport janë nevojitur së paku 3.679 denarë, ndërsa për nevoja higjienike 3.186 denarë.

Shkup  - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar punësime të reja në sektorin e shëndetësisë, të cilat, sipas tij, do të pasojnë pasi institucionet e tjera shëndetësore nën ombrellën e Ministrisë do të prononcohen  se çfarë kuadri u nevojitet. Ministri në tubimin e sotëm me temën “Shëndet për të gjithë”, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë që u mbajt në Shkup,  tha se janë duke vazhduar bisedimet me të gjitha palët e interesuara.

Shkup - Bullgaria nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet kushtetuese dhe sjellja e ligjeve të tjera çdo shtet duhet t'i zgjidhë në pajtim me praktikën e brendshme. Nuk është i saktë interpretimi se ne kemi dashur të marrim pjesë në këtë proces, deklaroi kryeministri teknik i Bullgarisë, Galab Donev në intervistën për BTV-në.

Shkup  - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga realizoi takim me kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski në të cilin ishte informuar për nismën për konfiskimin e objekteve të ndërtuara me status të kundërligjshëm dhe ripërdorimin e tyre, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.  Siç potencojnë nga Ministria, Lloga e mbështetë iniciativën e Komunës Qendër për gjetjen e zgjidhjes ligjore për konfiskimin e objekteve të ndërtuara me status të kundërligjshëm dhe ripërdorimin e tyre. 

Shkup  Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit i Kuvendit, deputetët, përfaqësuesit e shërbimit dhe ekspertë të fushës, morën pjesë në takim pune ku u diskutua për procesin e avancimit të sistemit të etikës parlamentare, informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit. Takimi u organizua nga Programi i Mbështetjes Parlamentare (PMP), Qendra e Menaxhimit të Ndryshimeve (QMN) dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI) ku u prezantuan edhe konstatimet e hulumtimit të perceptimit të qytetarëve për sjelljen etike të deputetëve, të cilën e zbatoi QMN-ja.

Shkup  - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga vendi në periudhën janar - shkurt të këtij viti është 1 441 998 000 dollarë dhe shënon rritje prej 4.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuar, në të njëjtën periudhë arrin 1.898.200.000 dollarë që është 6.5 për qind më pak krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Siç njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS), deficiti tregtar në periudhën janar – shkurt të këtij viti arrin 456.203.000 dollarë.

Shkup  - Në këto tre vite që kemi qenë pjesë e aleancës më të fuqishme politike ushtarake, kemi treguar se Maqedonia e Veriut është e gatshme të japë kontributin e saj në sigurinë kolektive, në garantimin e stabilitetit të çdo anëtari të NATO-s dhe në garantimin e sigurisë së çdo qytetari të Aleancës, porositi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në hapjen e Forumit të parë të Mbrojtjes 2023. Sot, shtoi ajo, jemi anëtare e besueshëm e NATO-s me kontribut të barabartë në Aleancën, e cila tashmë numëron 31 vende.

Shkup - Qeveria në seancë të martën do t'i rishikojë çmimet e 11 llojeve të pemëve dhe perimeve për të cilat paraprakisht mori vendim që të ngrihen deri në fund të muajit, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.  Duke iu referuar çmimeve të reja të cilat raportohen nga importuesit në Drejtorinë Doganore, siç tha, të martën e ardhshme Qeveria do t'i rishikojë çmimet e ngrira, ndërsa ato do të fillojnë të vlejnë pasi të publikohen në “Gazetën Zyrtare”.

Shkup  Vjollca Ademi, anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare eë Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), sot mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështje Ekonomike, Tregtare dhe Financiare, e cila u mbajt onlajn, si anëtare e Komisionit. Komisioni, siç informoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, diskutoi për Propozim-raportin "Roli i parlamenteve në përmirësimin e sigurisë energjetike në vendet anëtare të BSEK-ut". Ky Propozim-raport ishte prezantuar nga Vjollca Ademi, në cilësinë e referueses për këtë pikë të rendit të ditës.

Shkup -  Përfaqësuesit e Sindikatës së të punësuarve në Ministrinë e Kulturës, Administratës për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit kanë realizuar sot takim me ministrin e Financave Fatmir Besimi, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre për rritje të pagave, por nuk kanë gjetur zgjidhje të përbashkët. Kryetari i Organizatës së sindikatës në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski për MIA-n konfirmoi se takimin e kanë realizuar menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme, në të cilën kanë dhënë kërkesat e tyre e që është nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave sipas parimit të Ministrisë së Financave.

Tetovë  - Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, sot e shënoi 7 Prillin – Ditën Botërore të Shëndetit. Me moton “Shëndet për të gjithë”, studentët e këtij fakulteti përmes organizimit të disa aktiviteteve para Qendrës së Kulturës në Tetovë, bënë thirrje që qytetarët t’i japin përparësi shëndetit, pavarësisht nga statusi i tyre social dhe ekonomik. Shënimi i kësaj date, siç thuhet në kumtesën e UT-së, është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 1948.

Shkup  - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për Festat në RM, e hëna (10 Prill), dita e dytë e Pashkëve, është ditë jopune për qytetarë të besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale  qytetarëve të besimit katolik ua uron festën. 

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka autonomi për komunat serbe dhe se nga pozita e presidentes së shtetit nuk do të lejojë që të shkelet Kushtetuta.Osmani për mediat e Prishtinës deklaroi se Kosova tashmë ka garanci se Kushtetuta nuk do të shkelet, transmeton Beta.

 Zagreb  - Mandati i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg  skadon më 30 shtator të këtij viti, ndërsa pritet emri i pasuesit të tij të bëhet i ditur deri në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik. Gazetat suedeze Aftonbladet dhe Dagbladet shkruajnë se vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore prej kohësh ndjehen të neglizhuara në shpërndarjen e pozitave kyçe në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Paris  - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken ka paralajmëruar kundërofensivë të mundshme të Ukrainës në javët e ardhshme. Në një intervistë për gazetën franceze “Vest-frans“ këtë javë, Blinken dha mendimin se për shumë nga miqtë dhe partnerët e Ukrainës në botë, përfshirë edhe SHBA-në, ka dy qëllime në Ukrainë.

Uashington  - Republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit federal amerikan Tenesi kanë përjashtuar dy përfaqësues demokratë për të cilët siç thonë, "thyen rregullat duke marrë pjesë në protestat e javës së kaluar me kërkesën për kontroll më të rreptë të armëve”. Republikanët, të cilët mbajnë shumicën në këtë organ, votuan për përjashtimin e deputetëve Xhastin Xhons dhe Xhastin Pirson, dy deputetë të rinj afriko-amerikanë.

Uashington - Amerikanët janë të ndarë rreth përndjekjes penale të ish-presidentit amerikan, Donald Tramp, por duket se kjo i ka rritur shanset e tij për ta fituar nominimin e republikanëve në vitin 2024, treguan rezultatet e anketës së Ipsos.  Anketa u zbatua dje dhe pardje sipas kohës lokale, pasi të martën u publikua aktakuza prej 34 pikash nga Prokuroria e Nju-Jorkut kundër Trampit për falsifikimin e dokumenteve afariste dhe marrjen në pyetje të Trampit në gjykatën në Menheten.

QËNDRONI TË LIDHUR