• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA FLESH

18:00 / 25 shkurt / 2025

Shkup - Qeveria ka bërë të ditur se ka kontrolluar dhe hedhur poshtë si të pasakta pretendimet e LSDM-së dhe BDI-së lidhur me punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. "Qeveria ka kontrolluar dhe për këtë arsye i hedh poshtë spekulimet dhe pretendimet si të pasakta nga LSDM-ja dhe BDI-ja në lidhje me punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Mbikëqyrja inspektuese e kryer nga Inspektorati administrativ i referohet aspekteve të funksionimit arkivor dhe nuk ka konstatuar ndonjë sjellje të paligjshme. Kjo praktikë e punës administrative është themeluar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeverinë e kaluar. Nëse sipas logjikës së Kuzevskës ajo është shkelje e ligjit, atëherë do të thotë se ligji është shkelur nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së", qëndron në kumtesën Pres shërbimit qeveritar.

Shkup - Udhëheqësia e Koalicionit VLEN - Arben Taravari, Bilall Kasami, Zekirija Ibrahimi dhe deputetja Merita Kolçi Koxhaxhiku sot kanë realizuar takim me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian, Tomas Vajc. Siç njoftojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, përfaqësuesit e VLEN-it si prioritet të tyre kryesor theksuan anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për realizimin e këtij qëllimi u shpreh ndërgjegjësimi për kontestin me Bullgarinë dhe se ndryshimet kushtetuese janë një detyrim që duhet të përmbushet. 

Shkup – Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski, informojnë nga Qeveria për MIA-n. Pas përfundimit të procedurave qeveritare i njëjti do të dërgohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë prej ku sipas afateve ligjore Këshilli duhet të dërgojë mendim në afat prej 15 ditëve. Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 mori vendim që të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik, Kocevski i cili ishte zgjedhur në këtë pozitë para një viti, ndërsa mandati i tij zgjat gjashtë vjet.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me ambasadorin pakistanez me seli në Sofje, kompetenca e të cilit e mbulon edhe Maqedoninë, Modsar Çaudari. Nga MPB-ja kumtuan se takimi është shfrytëzuar për vazhdimin e bisedimeve për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë që kanë filluar gjatë një takimi të mëparshëm me ministrin pakistanez të Punëve të Brendshme, Sajed Mohsin Raza Nakvi.

Shkup - Mbështetje unanime dhanë deputetët në leximin e parë të propozim ligjit për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për komunikimet elektronike me të cilin i qaset drejtë rregullimit të lojërave të fatit onlajn dhe sanksionimit të keqpërdorimeve. Në seancën e 34-të të Kuvendit në të cilën kjo pikë u gjet në rend dite, shpjegime për ndryshimet e propozuara ligjore ka dhënë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ku vlerësoi se qëllimi kryesor është të pengohen lojërat e fatit dhe për të mbrojtur qytetarët nga keqpërdorimet dhe mashtrimet financiare.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ishte pjesë e përfundimit  zyrtar të projektit për përforcimin e kapaciteteve administrative në nivel qëndror dhe lokal, për zbatimin efektiv të legjislacionit evropian në fushën e ndotjes industriale. Mexhiti, në aktivitetin përmbyllës, ku ishin të pranishëm edhe partnerët, ambasadori i BE-së Mihalis Rokas dhe ambasadorja e Republikës së Greqisë Sofia Filipidu, falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen që marrim në aktivitetet përgatitore për anëtarësim në BE.

Shkup - Ministri për  ҫështje evropiane, Orhan Murtezani u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq. Në takim u shkëmbyen mendime për iniciativat rrjedhëse për integrimin rajonal dhe rolin e Këshillit në mbështetjen e progresit të vazhdueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt ambicieve të tyre evropiane, kumtoi Ministria për çështje evropiane. Theksi i veçantë në bisedime u vendos në Planin e  veprimit për Tregun e përbashkët rajonal, i cili është pjesë e shtyllës së dytë të Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Murtezani dhe Kapetanoviq theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim të integrimit në tregun e vetëm evropian, i cili paraqet  një nga qëllimet kryesore të Planit të rritjes.

Shkup – Dy bashkudhëtarë të mitur kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Llazar Liçenoski” në Shkup. I mituri i cili drejtonte me automjetin dhe një bashkudhëtar kanë marrë lëndime të rënda trupore. Siç informojnë nga MPB, në SPB Shkup mbrëmë në orën 3:30 ishte denoncuar se në rrugën “Llazar Liçenoski” në Shkup, një veturë e udhëtarëve “shevrolet spark” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës. 

Shkup – Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në lugina. Reshje lokale të shiut do të ketë nga e enjtja, ndërsa për shkak të masës më të ftohtë ajrore nga veriu të dielën në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës, njoftoi DPHM. Nesër pritet mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. 

Koçan – Në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së 35-të të Kuvendit me procedurë të shkurtër ishin miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kryerjen e punëve kontabiliste, të cilat i propozuan deputetë të shumicës qeveritare, ndërsa me të cilat u mundësohet kontabilistëve që deri në fund të vitit të ardhshëm t’i përmbushin detyrimet ligjore për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Rreth 3.300 kontabilistëve, të cilët nuk kanë vizituar numër të mjaftueshëm të orëve për trajnim dhe ishin dënuar në mënyrë disiplinore me fshirje të përkohshme nga regjistri, u mundësohet që t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe raportet financiare të subjekteve juridike për vitin 2024, ndërsa afati për plotësimin e kushteve për zhvillim profesional u vazhdohet deri më 31 dhjetor të vitit 2026. 

Zagreb - Një tërmet me magnitudë katër ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në zonën e Petrinjës, kumtoi Shërbimi Sizmologjik kroat. Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale. Në kumtesën theksohet se sizmografët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë në orën 12:52 me epiqendër afër Taborishtes, tre kilometra në juglindje të Petrinjës. Tërmeti ka qenë me magnitudë prej 4,0 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa intensiteti në epiqendër ka qenë 5 - 6 gradë sipas EMS.

Bratislavë - Një shpërthim ka ndodhur sot në mëngjes në Institutin për testime ushtarako-teknike Zahorie në rajonin e Bratislavës, konfirmoi zëdhënësja e Qendrës për operacione mjekësore urgjente, Danka Çapakova, transmetuan mediat sllovake. "Në bazë të sinjalit të telefonit për ndihmë urgjente, pak pas orës 8:15 të mëngjesit të sotëm, dërguam autoambulanca dhe një helikopter në Institutin për testime ushtarako-teknike Zahorie, ku sipas informacioneve fillestare kishte ndodhur një shpërthim.

Londër - Franca është e gatshme të përdorë armët e saj bërthamore si përgjigje në mbrojtjen e Evropës, përderisa SHBA-ja njofton se mund të tërhiqen nga kontinenti evropian, publikoi gazeta britanike Telegraf. Sipas gazetës, aeroplanët luftarakë francezë, të armatosur me armë bërthamore mund të vendosen në Gjermani pasi SHBA-ja kërcënon të tërheqë forcat e saj nga Evropa. Kancelari i ardhshëm gjerman, Fridrih Merc pas zgjedhjeve i bëri thirrje Francës dhe Britanisë së Madhe që të sigurojnë mbrojtje bërthamore për ta bërë Evropën të pavarur nga "Amerika e Trampit".

Jerusalem - Më shumë se 160 punonjës shëndetësor nga Gaza, duke përfshirë më shumë se 20 mjekë, sipas të gjitha gjasave janë ende në paraburgim, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tyre. Sipas organizatës "Healthcare Workers Watch2 (HWW), të paktën 162 punonjës mjekësor, mes të cilëve dhe mjekë më të shquar mbeten në paraburgim, përderisa ende 24 të tjerë janë të zhdukur pasi janë rrëmbyer nga spitalet gjatë konfliktit, shkruan Gardian.

Stamboll - Menaxhmenti i Fenerbahçes e mbron trajnerin e tyre, i cili gjendet nën kritikat e rivalit të madh Gallatasaraj. Portugezi akuzohet për racizëm pasi sjelljen e lojtarëve kundërshtarë e krahasoi me "sjelljen e majmunëve". Fenerbahçe përmes kumtesës në rrjetet sociale tha se fjalët e trajnerit Zhoze Murinjo janë nxjerrë nga konteksti dhe me qëllim janë shtrembëruar. Klubi pohon se asnjë njeri i mençur nuk mund t'i kuptojë këto fjalë si shprehje racizmi, pasi ato, siç thotë, e përshkruajnë reagimin e tepruar të shtabit të ekipit kundërshtar në vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes.

Teheran - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot arriti në Iran në takim me përfaqësuesit qeveritarë iranianë. Tani për tani nuk është e njohur tema e takimit, por vizita e Lavrovit në Teheran është në moment kur Perëndimi dhe Ukraina e akuzojnë Iranin se i dërgon Rusisë qindra dronë për sulme ndaj qyteteve ukrainase.

Teheran - Disa persona janë arrestuar në Iran pas protestave për shkak të vrasjes së një studente, njofton DPA. "Janë ndërmarrë masat e nevojshme kundër atyre që u përpoqën të prishin rendin publik dhe të kërcënojnë sigurinë e shoqërisë", tha zëdhënësi i gjyqësorit, Asgar Xhahangir, sipas një raporti të publikuar sot nga mediat iraniane. Xhahangir tha se një numër i vogël personash ishin të përfshirë.

Moskë - Rusia pretendon se ka arritur një marrëveshje me Ukrainën dhe Kryqin e Kuq për të evakuuar banorët e rajonit Kursk në Rusinë perëndimore, pjesë të të cilit janë të pushtuara nga Ukraina. Njerëzit që aktualisht ndodhen në rajonin Sumi të Ukrainës, pasi kanë ikur nga luftimet në Kursk, mund të transferohen përmes Bjellorusisë fqinje dhe më pas në Rusi. Kryqi i Kuq konfirmoi se po ofronte vetëm mbështetje për civilët e evakuuar në rajonin Sumi, por nuk konfirmoi se ekzistonte ndonjë marrëveshje.

QËNDRONI TË LIDHUR