• e shtunë, 23 nëntor 2024
MIA Flesh

18:00/6 shtator/2024/

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës, Kristof Le Rigoller, duke i uruar mirëseardhje dhe një mandat të suksesshëm në vend.

Shkup - I vetëdijshëm për rëndësinë e një shteti të pavarur, duhet të them se nuk ka moment më të rëndësishëm në historinë e një vendi sesa pavarësia e tij. Prandaj, sa herë që vjen 8 htatori, kthehet edhe emocioni i kënaqësisë dhe krenarisë që ditëlindjen e këtij shteti e shënojmë në paqe, në bashkëjetesë mes popujve të ndryshëm që jetojnë në këtë shtet, në marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe në shtigje të sigurta të perspektivës më të mirë zhvillimore e euroatlantike. Këtë e theksoi sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në pritjen që ka organizuar në Shtëpinë ligjvënëse me rastin e 8 shtatorit – Ditës së pavarësisë.

Shkup - Vendosja e mësimit me një ndërrim në shkolla, atje ku është e mundur është pjesë e platformës në arsim, ndërsa qëllimi është nxënësit të qëndrojnë më gjatë në shkollë, që të fitojnë sa më shumë dituri në mënyra të ndryshme, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në Shkup, e cila u përgjigj në pyetjen e një gazetari për vendosjen e mësimit me një ndërrim në shkollat fillore dhe të mesme në vend.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Limani thotë se punësimi i kuadrit profesional në kopshtin "8 Marsi" në Strugë është pamundësuar për shkak të mosemërimit të drejtorit nga ana e kryetarit të komunës, Ramiz Merko, sepse me vetë atë që nuk ka autorizuar persona në institucionin publik përkatësisht drejtor, nuk ka mundësi për punësim të kuadrit sipas asnjë baze.

Shkup - Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot realizoi takim pune me ministrin polak, Artur Scapivski, njëherit edhe inspektor kryesor për transport i Republikës së Polonisë dhe Pjotr Visocki, përfaqësues nga Ambasada polake në vend.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska është duke marrë pjesë në Forumin energjetik të Evropës Juglindore (SEEF 2024) që po mbahet sot në Selanik, Republika e Greqisë. Në edicionin e tetë, me radhë, të kësaj ngjarjeje të rëndësishme nga fusha e energjetikës, Bozhinovska ishte paneliste me temën: “Bashkëpunimi energjetik në rajonin e EJL-së dhe Mesdheut Lindor: Një pikë kthese për sigurinë energjetike të BE-së", njoftojnë nga Ministria.

Shkup - Grupi NELT dhe UNICEF nënshkruan sot Marrëveshje Bashkëpunimi për Avancimin e Arsimit Profesional, me të cilën nxënësit e shkollave të mesme profesionale do të kenë mundësinë e marrjes së mësimeve praktik për aftësime në fushën e mjedisit. Në këtë aktivitet folën ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, përfaqësuesja e UNICEF-it për Maqedoninë e Veriut Lesli Miller, si dhe drejtori ekzekutiv i NELT-it Sashko Blazhevski.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup, gjykatësit për fëmijë në Gjykatën themelore penale Shkup i parashtroi kërkesë për inicim të procedurës përgatitore ndaj fëmijës në konflikt me ligjin i cili ka ndërmarrë veprime të cilat me ligj janë paraparë si vepra penale - Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Prilep - Ditën e gjashtë, zjarri në Mariovë nuk tregon shenja të shuarjes, ndërsa linja e zjarrit prej mbi 30 kilometra, nuk ka ulje. Mbi 200 profesionistë janë nisur drejt stuhisë së zjarrit të mos hyjë në vendet dhe objektet e populluara. Nga shtabi i krizave të Prilepit bindin se momentet e djeshme të krizës rreth fshatit Krushevicë dhe te manastiri "Shën Nikollë" në Prilep janë tejkaluar, por ka mbrojtje edhe rreth "Shën Dimitrisë", në Sellcë dhe Dren-Smolani.

Shkup - Nga mesnata ulet çmimi i Eurosuper BS-95 për dy denarë, ndërsa çmimet e Eurosuper BS-98, dizelit, Ekstra vajit të lehtë për amvisëri dhe mazutit mbesin të njejta.

Shkup - Ndërmarrja për qarkullim publik - Shkup njofton se me rastin e festës kombëtare "8 Shtatori" - Ditës së pavarësisë, të shtunën dhe të hënën, autobusat do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Shkup - Nga Komuna Qendër thonë se nuk kanë asnjë mekanizëm juridik apo mundësi ligjore për të penguar ndërtimin e garazhit në kate që ndodhet afër Kuvendit, duke qenë se, siç sqarojnë për MIA-n, kontraktori "Ango" ka leje ndërtimi të vlefshme. Ata presin një zgjidhje të problemit që nuk do të dëmtojë institucionet, komunën dhe qytetarët.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, njoftoi Zyra e presidencës së Republikës së Kosovës.

Budapest - Qeveria hungareze sot e përsëriti qëllimin e saj të transportojë emigrantë ilegal në Bruksel me qëllim që ta detyrojë Bashkimin Evropian të ndalet me dënimin për shkak të politikave kufizuese për azil.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR