• e diel, 06 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

9:00/ 28 mars/ 2024

Shkup - Dita informative e programit të NATO-s "Shkencë për paqe dhe siguri", do të mbahet sot në Klubin e deputetëve ku do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ekspertë nga ky program i Aleancës të udhëhequr nga shefi i Departamentit për menaxhim dhe koordinim, Klaudio Palestini, përfaqësues të komunitetit akademik në Maqedoninë e Veriut dhe sektori joqeveritar. Ditën Informative do ta hapin Petrovska dhe Palestini, pas së cilës në tre sesione pune ekspertët e NATO-s do ta prezantojnë programin "Shkencë për paqe dhe siguri", si dhe mënyrat si të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet komunitetit akademik në Maqedoninë e Veriut dhe ky program i NATO-s, kumtoi MM.

Shkup - Kuvendi sot do ta fillojë mbledhjen e re të fundit në këtë përbërje parlamentare. Në rendin e propozuar të ditës për mbledhjen e 149-të janë trembëdhjetë pika. Pas kësaj seance janë caktuar edhe vazhdime të seancës së 131-të, 135-të, 138-të, 145-të dhe 103-të.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet prezantimi i hulumtimit "Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive: 20 vjet mundësi dhe sfida të (pa)shfrytëzuara". Fjalime hyrëse në ngjarje do të kenë Arbana Pasholli, kryetare e Komisionit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Kuvend dhe Aleksandar Krzhalovski, drejtor i QMBN. Hulumtimin do ta prezantojnë prof.dr. Ana Çupeska, prof. dr. Rizvan Sulejmani dhe prof.dr. Rubin Zemon. 

Shkup - Shoqata për zhvillim të strategjive, hulumtimit, edukimit dhe promovimit të vlerave ndërkombëtare ESTIMA dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot organizojnë tryezë të rrumbullakët të quajtur "Sa këndvështrime - aq besime": kundërshtimi i propagandës së huaj dhe dezinformatat". Tryeza e rumbullakët në Klubin e deputetëve mbahet në kuadër të projektit "Kundërshtimi i propagandës së huaj dhe dezinformatave përmes përforcimit të kapacitetit të mediave dhe gazetarëve", i cili financiarisht është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi, siç theksojnë organizatorët, është mbështetje e mediumeve dhe gazetarëve në ballafaqimin me dezinformatat e huaja, mbrojtjen e hapësirës mediatike të Maqedonisë nga propaganda e huaj autoritare, si dhe raportimi për përmbajtjet e kontrolluara dhe të sigurta të cilat mund t'u ndihmojnë qytetarëve të ndërtojnë një mendim të besueshëm.

Shkup - Në organizim të Institutit për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar (ISOS) sot në Shkup do të mbahet konferenca rajonale: "Kontabiliteti në rajon - trendët, sfidat, standardet dhe perspektivat". Kjo është konferencë e parë e këtij formati që mbahet në vendin tonë. Në konferencën e cila do të mbahet nën moton "Besojmë në numrat" (In numbers we trust) pritet të marrin pjesë rreth 300 kontabilistë nga vendi, përfaqësues të organizatave profesionale të kontabilistëve dhe punonjës financiarë nga rajoni, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe kompanive të vendit si dhe ekspertë vendas, rajonal dhe ndërkombëtar të kësaj fushe.

Shkup  - Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, lokalisht të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende erë e fuqishme  (60 km/h) nga drejtimi jugperëndimor, njoftoi DPHM. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 23 gradë. Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, në disa pjesë të luginave me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi jugperëndimor. 

Moskë - Moska nuk kërkon konfrontim me vasalët amerikanë në Evropën Lindore, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin. Disa funksionarë perëndimorë bënë përpjekje që të mbledhin mbështetje për ndihmë më të madhe për Ukrainën duke thënë se Moska nuk do të ndalet nëse Kievi mposhtet në fushëbetejë. Putini foli për këto akuza gjatë kohës së vizitës në bazën ajrore Torzhok në rajonin Tver.  "Kjo është marrëzi", tha presidenti rus, duke folur për pabarazinë në shpenzimet për mbrojtje të Rusisë dhe buxhetet e ushtrisë së NATO-s.

Uashington - Senatori demokrat shumëvjeçar në Kongresin amerikan nga shteti federal Konektikat dhe ish kandidat për nënpresident të SHBA-së, Xho Liberman vdiq mbrëmë në moshën 82 vjeçare. Familja e politikanit njoftoi se Liberman vdiq për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga rrëzimi. Ai ishte kandidati i parë hebre në fletëvotim nga partitë e mëdha amerikane, në vitin 2000 me kandidatin presidencial Al Gor.

Uashington - Ushtria amerikane njoftoi se ka shkatërruar katër dronë me rreze të gjatë veprimi, të lëshuara nga kryengritësit jemen Huthët.  Komanda qendrore e SHBA-së (CENTKOM) mbrëmë në X njoftoi se dronët "targetuan një anije ushtarake amerikane" në Detin e Kuq. 

Rokford  - Katër persona janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në sulmin në Rokford, Ilinois, ndërsa një burrë i dyshuar 22 vjeçar është arrestuar.  Policia, gjithashtu kumtoi se disa nga viktimat janë therur me thikë, por nuk janë përdorur armë zjarri në sulm, raportojnë mediat lokale. Janë vrarë një vajzë 15 vjeçare, një grua 63 vjeçare, një burrë 49 vjeçar dhe një i ri 22 vjeçar.  Shefja e policisë në Rokford, Karla Red, deklaroi se e kanë humbur jetën gjithsej katër persona, ndërsa njëri është i lënduar rëndë.

Mançester - Mançester Siti mund të mbetet pa mbrojtësin Kajl Voker për ndeshjen e së dielës në Premier ligë kundër Arsenalit. Sipas "Sky Sports", Voker do t'i nënshtrohet një vlerësimi rreth lëndimit. Fillimisht u mendua se problemi nuk është aq serioz, por duket se nuk është kështu. Në Siti nuk është gjithashtu e sigurt nëse Xhon Stouns dhe Manuel Akanxhi do të jenë në gjendje për të luajtur. Mançester Siti do ta presë Arsenalin më 31 mars në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premier ligës. Arsenali është lider i tabelës me 64 pikë, po aq ka edhe Liverpuli si i dyti, ndërsa Mançester Siti është i treti.

QËNDRONI TË LIDHUR