• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/9 shtator/2024/

Shkup - Nën sloganin "Së bashku luftojmë, së bashku do t'ia dalim" me shumë aktivitete në organizim të Qeverisë, festohet Dita e Pavarësisë - 8 Shtatori. Urime me rastin e Ditës së pavarësisë - 8 Shtatorit dërguan shumë ambasada të huaja, Deëegacioni i BE-së, i NATO-s dhe shumë shoqata e parti politike.

Uashington - Nga Departamenti i Shtetit mbrëmë dërguan një urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë. Ndërkaq, me rastin e festës, Diaspora e bashkuar maqedonase (UMD) organizoi ngritjen ceremoniale të flamurit maqedonas dhe amerikan në Nju Jork.

Shkup - Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale janë vendosur si pikë e rendit të ditës për seancën e caktuar për të mërkurën, 11 shtator. Presim mbështetje nga të gjitha partitë politike", deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Shkup – Maqedonia e Veriut do të bëhet me Qendër Kombëtare për Internet më të Sigurt – MkSafeNet, e cila konsiderohet standard evropian kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale. Formimi i saj, sipas ekspertëve, është një nevojë urgjente, për shkak të arsimimit të pakënaqshëm digjital dhe rasteve në internet që kanë pasur pasoja të rënda.

Shkup - Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) për momentin disponon vetëm me një aeroplan funksional "Er traktor" nga tre të cilët i posedon, informoi për MIA-n drejtori i DMSH-së, Xhevat Selami.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunokacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar, përderisa në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

Ankara - Turqia do ta prodhojë trenin e saj të parë të shpejtë, ndërsa testimet do të kryhen vitin e ardhshëm, konfirmoi ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uralogllu.

Bruksel - Perspektivat e shteteve kandidate për anëtarësim në BE, krahas përpjekjeve të veta në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me legjislaturën evropiane, në pesë vitet e ardhshme do të varen edhe nga ajo se si Komisioni evropian dhe vendet anëtare të Unionit do të vendosin t'i qasen procesit të zgjerimit, vlerëson portali i Brukselit "Euraktiv".

Bruksel - Kremlini sot nuk konfirmoi se Irani e ka furnizuar me projektila, siç pretendojnë burimet perëndimore, por theksoi se Rusia po zhvillon bashkëpunim me Teheranin, veçanërisht në “zonat më të ndjeshme”.

Teheran – Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka mohuar raportimet e mediave për dërgimin e raketave nga Irani në Rusi, njoftojnë mediat iraniane.

Damask – Izraeli mbrëmë ka sulmuar disa zona në Sirinë qendrore, duke vrarë të paktën pesë persona, 19 janë të plagosur dhe janë shkaktuar zjarre, njoftuan mediat shtetërore siriane.

Damask - Katërmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 43 janë lënduar në serinë e sulmeve izraelite gjatë natës ndaj provincës Hama, në Sirinë qendrore, kumtoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

Tel Aviv - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sot kumtuan se kanë kryer sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor, transmetoi DPA.

Los Angjelos - Mbi 35.000 objekte rrezikohen nga zjarri në lindje të Los Angjelosit, që shkaktoi evakuime dhe gjendje të jashtëzakonshme në Kaliforninë Jugore, kumtuan autoritetet lokale.

Pekin - Kina këtë muaj do të mbajë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, kumtoi sot Ministria kineze e Mbrojtjes.

Nju Delhi - Në Indi është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunit tek një burrë i cili udhëtonte në Indi nga një vend ku tashmë është regjistruar infeksioni.

Hanoi – Të paktën 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 299 janë lënduar në rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni Jagi në veri të Vietnamit gjatë fundjavës, kumtoi sot paradite qeveria në Hanoi, duke paralajmëruar për përmbytje të tjera.

Dili - Papa Françesku arriti në Timorin Lindor për ta nxitur rikuperimin e vendit nga e kaluara dhe për ta festuar zhvillimin e tij dy dekada pas pavarësimit nga Indonezia.

Nju-Jork - Mbi një milion tifozë klauan nëpër dyert e Qendrës nacionale të tenisit Billli Xhin King në Nju-Jork, gjatë tre javëve të kualifikimeve dhe fazës kryesore të Ju Es Open, që është rekord në historinë e gjatë të turneve gren-slem në Nju-Jork, kumtoi sot Asociacioni amerikan i tenisit (USTA).

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR